LIVE UPDATES
Bota

Marina amerikane: Irani është i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk është përgjigjur menjëherë për koment lidhur me deklaratat e zëvendësadmiralit Cooper.

22 Janar 2024, 14:40 Nga N.F

 

Marina amerikane: Irani është i përfshirë drejtpërdrejt
Foto ilustruese

 

SHBA- Irani “është jashtëzakonisht i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë” në sulmet ndaj anijeve që rebelët e Huthëve kanë kryer gjatë luftës që Izraeli po zhvillon kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kështu tha për Associated Press, komandanti i Marinës amerikane për Lindjen e Mesme, zëvendësadmirali Brad Cooper. Por, Cooper e pranoi se sulmet e lidhura me Iranin janë zgjeruar nga kërcënimet e mëparshme vetëm në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e tij të Hormuzit në ujërat në gjithë Lindjen e Mesme.

“Qartësisht, veprimet e Huthëve, ndoshta sa u përket sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare, janë më të rëndësishmet që kemi parë në dy breza”, tha ai gjatë një interviste për AP-në. “Fakti është se ata po sulmojnë komunitetin ndërkombëtar, prandaj edhe keni parë përgjigjen ndërkombëtare”.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk është përgjigjur menjëherë për koment lidhur me deklaratat e zëvendësadmiralit Cooper. Po ashtu, nuk ka pasur reagim as nga udhëheqja e lëvizjes rebele Huthi. Që nga nëntori i vitit të kaluar, Huthët, që mbështeten nga Irani, kanë sulmuar të paktën 34 anije në ujërat që çojnë në Kanalin e Suezit, një rrugë vitale ku kalojnë dërgesa të energjisë nga Azia në Lindjen e Mesme në rrugën drejt Evropës.

Huthët, një grup rebel shiit, që kanë nën kontroll kryeqytetin jemenas Sana që nga viti 2014 dhe janë në luftë me koalicionin e udhëhequr nga sauditët që mbështesin qeverinë jemenase në mërgim që nga vitit 2015, i kanë lidhur sulmet e tyre me luftën Izrael-Hamas. Megjithatë, gjithnjë e më shumë anijet e shënjestruara kanë pak lidhje me Izraelin, apo nuk kanë lidhje fare. Deri më tani, Irani nuk është përfshirë drejtpërdrejtë në luftimin ndaj Izraelit apo SHBA-së që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor. Por, Cooper tha se Irani në mënyrë të drejtpërdrejtë po nxit sulmet e Huthëve ndaj anijeve.

“Ajo që do të them është se Irani qartësisht po financon, ata po sigurojnë burime, po furnizojnë dhe po ofrojnë trajnime. Ata padyshim janë të përfshirë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Ky nuk është sekret”, tha Cooper.

Në ditët e fundit, SHBA-ja ka kryer gjashtë runde sulmesh ajrore ndaj caqeve ushtarake të Huthëve, duke sulmuar baza ajrore që janë nën kontrollin e rebelëve dhe vendet prej nga dyshohet se kryen sulme me raketa. Edhe pse intensiteti i sulmeve të Huthëve ndaj anijeve duket se ka rënë, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë intensifikuar patrullimet detare në rajon.

Marrë nga REL

shba iran hamas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj