LIVE UPDATES
Bota

Mario Draghi bën thirrje për rritjen e investimeve të BE-së me 800 miliardë euro

Mario Draghi ka kërkuar një “strategji të re industriale për Europën”, duke i bërë thirrje Bashkimit Europian të rrisë investimet me 800 miliardë euro në vit, për të financuar reforma rrënjësore dhe të shpejta, për të shmangur që BE të mbetet prapa SHBA-së dhe Kinës.

9 Shtator 2024, 13:54 Nga I.A

Mario Draghi bën thirrje për rritjen e investimeve të BE-së

ITALI- Ish-kryeministri italian kërkon “strategji të re industriale” për të ndaluar Europën që të mbetet pas SHBA-së dhe Kinës

Mario Draghi ka kërkuar një “strategji të re industriale për Europën”, duke i bërë thirrje Bashkimit Europian të rrisë investimet me 800 miliardë euro në vit, për të financuar reforma rrënjësore dhe të shpejta, për të shmangur që BE të mbetet prapa SHBA-së dhe Kinës.

Përveç mbështetjes së një rishikimi të përgjithshëm të mënyrës sesi BE-ja rrit fondet e investimeve, duke përfshirë “financimin e ri të përbashkët dhe asetet e përbashkëta”, raporti i shumëpritur i ish-kryeministrit italian, i porositur nga BE-ja, i bën thirrje Brukselit, që të çojë përpara një riorientim të rëndësishëm të politikës ekonomike.

Rekomandimet kryesore përfshijnë lehtësimin e rregullave të konkurrencës, për të mundësuar konsolidimin e tregut në sektorë të tillë si telekomunikacioni; integrimi i tregjeve të kapitalit duke centralizuar mbikëqyrjen e tregut; përdorim më i madh i prokurimit të përbashkët në sektorin e mbrojtjes; dhe një agjendë të re tregtare për të rritur pavarësinë ekonomike të BE-së.

“Kurrë në të kaluarën, niveli i vendeve tona nuk është dukur kaq i vogël dhe i pamjaftueshëm në raport me madhësinë e sfidave”, shkroi Draghi në raportin për presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. “Arsyet për një përgjigje të unifikuar nuk kanë qenë kurrë kaq bindëse – dhe në unitetin tonë ne do të gjejmë forcën për të reformuar.”

Draghi tha “Ne kemi arritur në pikën ku, pa veprim, do të duhet të komprometojmë mirëqenien, mjedisin ose lirinë tonë.”

Raporti vjen ndërsa komisioni përgatitet për një mandat të ri pesë-vjeçar, të shënuar nga stanjacioni ekonomik, një luftë në shkallë të gjerë në kufirin e tij dhe ngritjen e partive të ekstremit të djathtë në të gjithë bllokun.

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, i njohur për kursimin e euros gjatë krizës së monedhës më shumë se një dekadë më parë, paralajmëroi se pa një rritje të investimeve të reja – të mbështetura nga financimi privat dhe publik – dhe përmirësimit të produktivitetit, Europa do të metej pas SHBA-së dhe Kinës.

Draghi tha se adresimi i vonesës së konkurrencës së BE-së, do të kërkonte 750-800 miliardë euro investime vjetore shtesë, ekuivalente me 4.4-4.7 % të PBB-së së BE-së. Kjo do të sillte investimet në produktin e brendshëm bruto në një nivel të paparë, që nga vitet 1970.

Ai përsëriti thirrjet për një aset të përbashkët të sigurt dhe financim të përbashkët të BE-së, për të mbështetur “të mirat publike europiane”, si infrastruktura e përbashkët energjetike dhe prokurimet e përbashkëta të mbrojtjes, ndërsa pranoi se vullneti politik nuk është ende i pranishëm, si dhe taksa të reja në nivel të BE-së për të financuar shpenzime më efektive përmes buxhetit të përbashkët.

Por, çdo nxitje për të kontribuar më shumë para nga taksapaguesit, ose për të rritur borxhin e ri të përbashkët të BE-së, do të nxiste rezistencë nga qeveritë më të kursyera, në vende si Holanda dhe Gjermania, të cilat kundërshtojnë më shumë financime nga BE.

Ndërsa “fondet e përbashkëta do të nevojiten për disa projekte të përbashkëta europiane” si mbrojtja dhe infrastruktura ndërkufitare e energjisë, ajo tha se ato mund të paguhen me kontribute shtesë kombëtare ose taksa në nivel BE-je, që rrjedhin në buxhetin e përbashkët të bllokut, u shpreh Von Der Leyen.

Nëse Europa nuk arrin të rrisë produktivitetin dhe nivelet e rritjes, ajo rrezikon të shohë rënien e standardeve të jetesës, tha Draghi. “Ne do të duhet të zvogëlojmë disa, ose të gjitha, ambiciet tona,” shtoi ai. “Kjo është një sfidë ekzistenciale.”

Sa i përket politikës së konkurrencës, Draghi mbron një ndryshim rrënjësor, të qasjes në vlerësimet e bashkimit të kompanive, në mënyrë që rregullat të mos “bëhen pengesë për qëllimet e Europës”.

Në sektorin shumë të fragmentuar të mbrojtjes, Draghi theksoi se “në mungesë të shpenzimeve të përbashkëta europiane”, fokusi duhet të jetë në koordinimin e prokurimeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta të mbrojtjes, si dhe në konsolidimin më të madh të tregut “kur rritja e shkallës do të jepte efikasitet”.

Draghi argumentoi gjithashtu për një rishikim të tregut të energjisë, në mënyrë që çmimi i energjisë së rinovueshme, të mos diktohet më nga kostoja e karburanteve fosile më të shtrenjta.

Brukseli propozoi disa reforma në tregun e energjisë elektrike të bllokut, në vazhdën e krizës së tij energjetike të vitit 2022, por ndryshimet në treg kanë qenë të ngadalta. / Monitor.al

mario draghi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj