Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kosova dhe Serbia do të duhet të angazhohen shpejt për të nisur zbatimin e marrëveshjes për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç u pajtuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
KOSOVË- Marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë u mirëprit nga ndërkombëtarët, të cilët kërkuan zbatim të shpejtë. Gazeta Express shkruan se një komitet që do ta mbikëqyrë dhe monitorojë zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje do të themelohet brenda 30 ditësh dhe për këtë në Bruksel thonë se tashmë janë duke punuar intensivisht. Komiteti do të udhëhiqet nga BE-ja dhe në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga të dyja vendet.
Kosova dhe Serbia do të duhet të angazhohen shpejt për të nisur zbatimin e marrëveshjes për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç u pajtuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Të dy u pajtuan gjithashtu për krijimin e një komiteti të përbashkët që do ta monitoronte zbatimin e të gjitha dipozitave të marrëveshjes. Ky komitet do të krijohet brenda 30 ditësh dhe do të udhëhiqet nga Bashkimi Europian.
“Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues”, thuhet në një prej pikave të Aneksit të Zbatimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në Kuvend se të gjitha detyrimet nga kjo marrëveshje tashmë janë në fuqi, duke përmendur Komitetin e Përbashkët Monitorues.
“Ekziston edhe një mekanizëm detyrues në formën e pasojave negative për shtetin i cili nuk zbaton. Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin një nxitje në procesin e tyre përkatës të pranimit në Bashkimin Europian dhe mbështetje financiare nga Bashkimi Europian. Mosrespektimi i detyrimeve do të sjellë të kundërtën”, tha Kurti.
Duke pohuar se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka shkallë të duhur të besimit, Kurti tha se të dyja palët duhet të shkojnë së bashku hap pas hapi drejt zbatimit.
“Nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes siç nuk mund të kemi as nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes”, tha ai.
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak tha të martën se po punojnë për ta themeluar Komitetin e Përbashkët Monitorues. Kjo synohet të ndodhë brenda 30 ditësh.
“Tani jemi duke punuar në mënyrë intensive për t’i përcaktuar objektivat e këtij Komiteti të Përbashkët Monitorues. Ai do të jetë autoriteti”, tha Lajçak në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe Euronews-in në gjuhën serbe.
Për zbatimin, Lajçak tha se i takon lehtësuesit të dialogut që tu raportojë shteteve anëtare.
“Por, siç e thashë, Komiteti i Përbashkët Monitorues është një platformë, ku do t’i diskutojmë gjërat. Ai do të themelohet ashtu siç është rënë dakord, brenda 30 ditësh nga miratimi i këtij Aneksi”, theksoi diplomati sllovak.
I pyetur se kush do të jetë pjesë e këtij komiteti, pjesë e së cilit do të jenë edhe përfaqësuesit e palëve në dialog, Lajçak tha se është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.
“Ne po punojmë për t’iu përgjigjur saktësisht këtyre pyetjeve. Sugjerimet tona do të kalojnë në proces të konsultimeve dhe kështu me radhë. Por, është e qartë se Kosova, Serbia dhe BE-ja do të jenë atje. BE-ja do ta kryesojë – për këtë është rënë dakord gjithashtu. BE-ja do të jetë ajo që do t’i informojë shtetet anëtare”, tha Lajçak.
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se nuk priste që gjetjet e hetimeve për përgjegjësin e shp&...
Albin Kurti dhe Derek Chollet KOSOVË- Kryeministrti i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e...
Abelard Tahiri KOSOVË- Partia Demokrate e Kosovës nuk do të vazhdojë debatin në Kuvend pa praninë e kryeministrtit Al...
Dhunohet e reja në Gjermani GJERMANI- Një tjetër rast i rëndë i dhunës dhe bullizmit ndaj një adoleshenteje ësht&e...
Foto Ilustruese KINË- Drejtuesit industrisë së energjisë diellore të Evropës festuan në mbledhjen vjetore të...
Josep Borrell BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell,...
Makina KOSOVË- Partia Socialdemokrate ka organizuar sot një aksion në kundërshtim të zhvillimeve të fundit në kuadë...
Foto ilustruese ITALI- Një shpërthim ka ndodhur në ambinetet e një shkolle 'Ipsia Viola Marchesini në Rovigo të Italisë....
Rahul Gandhi INDI- Lideri i opozitës indiane Rahul Gandhi është dënuar me dy vjet burg për një çështje penale p&e...
Kujtim Shala KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kosovë ka degraduar në ofendime dhe sharje. Ka qenë deputeti dhe akademiku Kujtim S...