Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo gjithashtu tha se marrëveshja me Serbinë tani është ligjërisht e obligueshme për palët.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja me Serbinë krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Në një bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës në Austri, Osmani tha se kanë marrë zotim të fortë të aleatëve ndërkombëtar për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Ne besojmë se kjo marrëveshje krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse e shihini atë dhe e krahasoni me cilëndo marrëveshje që është arritur në procesin e dialogut, ku ka pasur të shumta të tilla, kjo marrëveshje është midis dy palëve kontraktuese, dy shteteve të barabarta. Në neni 1 thuhet se respektohet integriteti territorial, parimi i sovranitetit dhe parimet të tjera të cilat marrin trup në nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Po ashtu neni 4 i marrëveshjes përcakton e zeza mbi të bardhë, ligjërisht të detyrueshme që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, tha ajo.
Ajo gjithashtu tha se marrëveshja me Serbinë tani është ligjërisht e obligueshme për palët.
“Tani kemi një momentum të ri për njohjen ndërkombëtare nëse flasim për shtete individuale dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Tani në fakt, më pak kemi të bëjmë me marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë si një zotim që kemi marrë nga partnerët tanë që do të ketë një shtytje të madhe të fortë që të bëhet Kosova anëtare e merituar e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se për shumë vite gjatë dialogut, procesi kishte dalur nga binarët, kuptimin se edhe në partnerët tanë ndërkombëtarë dëgjonim zëra se nuk do të ketë njohje apo anëtarësim për një kohë të caktuar derisa dialogu të përfundojë. Gjithmonë kemi besuar se kjo është qasje e gabuar. Sa më shumë njohje dhe anëtarësime për Kosovën aq më shumë do të përforcojmë shtetësinë tonë dhe aq më mirë do të kupton Serbia se kjo është rrugë e pakthyeshme. Kosova është sovrane, e pavarur dhe do të mbetet e tillë përgjithmonë”, shtoi ajo.
Megjithatë, ajo ngriti shqetësimin se Serbia mund të mos e zbatojë marrëveshjen.
“Ka mundësi që Serbia të bëjë zotimin dhe pastaj të mos e realizojë kurrë. Të tjerë pastaj thonë se kjo mund të prish rrugëtimin e tyre evropian, por duket se kohë pas kohe nuk ju intereson rrugëtimi drejt BE-së, më shumë kanë interesim që të kenë miqësi me Putinin”, theksoi Osmani.
Ajo përmendi nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe OKB për të rritur sigurinë në rajonin ballkanik dhe përmbylljen e kapitullit të mospajtimeve në rajon. Derisa nënvizoi anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës.
Matteo Salvini ITALI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës Matteo Salvini akuzoi të enjten Francën se po kthe...
Toka Në misteret e krijimit të planetit Tokë, së fundmi është shtuar një hipotezë sipas së cilës thuhet s...
UÇK KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) n&eu...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është shprehur se Marrëvesh...
Maria Zakharova SERBI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaron ...
Foto ilustruese Ekspertë mbi politika të sigurisë dhe mospërhapjen e armëve bërthamore janë kontaktuar nga hakerë q...
Lufta në Ukrainë UKRAINË- Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet burgim, n&eum...
Kostyantyn Zhevago UKRAINË- Një gjykatë franceze ka vendosur që miliarderi ukrainas Kostyantyn Zhevago të mos ekstradohet mb...
Vizatimet e fëmijëve KOSOVË- Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë t...
Mikhail Guryanov UKRAINË- Një anëtar i Forcave të Armatosura Ruse u dënua me një vit me kusht në gusht pë...