Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
KOSOVË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013, e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj më 2015, të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje, nga 33 marrëveshjet e Brukselit, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjen e arritur për asociacionin. SHBA-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë, dhe i kanë kërkuar kësaj të fundit që të prezantojë propozimet e veta në këtë temë.
"Le të zhvillohen sa më shumë takime e diskutime, mirëpo për normalizim të marrëdhënieve, që na shpie më afër drejt Bashkimit Evropian, për paqe afatgjate e stabilitet të qëndrueshëm, për siguri për të gjithë, pa diskriminuar asnjë njeri, na duhet njohja reciproke në qendër. Jo asociacioni në qendër. As asociacioni parakusht, por njohja reciproke në qendër”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Kurti ka folur edhe për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.
“Diplomacia fluturuese u është bashkëngjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë, dhe 10 nene gjithsej”.
Diplomacia fluturuese (shuttle) nënkupton takimet e shpeshta të diplomatëve të huaj, në përpjekje për të përafruar qëndrimet e palëve. Kurti ka përsëritur se propozimin evropian, që në publik njihet edhe si plani franko-gjerman, e konsideron bazë të mirë për diskutime dhe si “kornizë që na mundëson të ecim përpara”.
Lidhur me dialogun, Kurti është takuar në mbrëmjen e 25 janarit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth dialogut. Vetë Lajçak ka thënë se në darkën e punës, në të cilën ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, palët janë pajtuar që duhet zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialog. Kurti ka thënë të enjten se me Lajçakun kanë diskutuar gjatë për propozimin e BE-së.
“Çështje e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel, është përbrenda këtij propozimi të BE-së. Nuk mund ta nxjerrësh qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja. Pra, nuk mund të përzgjedhësh një nen të caktuar, me një interpretim të njëanshëm, dhe ta sjellësh para propozimit. Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel dhe ta diskutojë propozimin”.
Lidhur me dialogun, Kurti është takuar në mbrëmjen e 25 janarit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth dialogut. Vetë Lajçak ka thënë se në darkën e punës, në të cilën ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, palët janë pajtuar që duhet zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialog. Kurti ka thënë të enjten se me Lajçakun kanë diskutuar gjatë për propozimin e BE-së.
“Çështje e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel, është përbrenda këtij propozimi të BE-së. Nuk mund ta nxjerrësh qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja. Pra, nuk mund të përzgjedhësh një nen të caktuar, me një interpretim të njëanshëm, dhe ta sjellësh para propozimit. Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel dhe ta diskutojë propozimin”./ REL
QKUK KOSOVË- Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vite, nuk janë bërë kontrolle sistematike të...
Aleksander Ndrejaj DURRËS- Avokati mbrojtës i Fredi Krasniqit, Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dh...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk është "i interesuar" të takohet me Vladi...
Nikolai Milkov SHKUP- Bullgaria do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e p&...
Jetmir Goçaj dhe Ivana Krivokapiç SERBI- 24-vjeçari shqiptar nga Mali i Zi Jetmir Goçaj është shpallur në kë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen...
Pranvera Zejnullahu-Raçi KOSOVË- Drejtorja e Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-së, Pranvera Zejnullahu-Ra&ccedi...
Autobusi TURQI- Një autobus ka përfunduar brenda një liqeni pasi shoferi ka humbur kontrollin e tij, duke lënë katër persona ...
Leila De Lima FILIPINE- Në Filipine, një senatore nuk i lejohet të përdorë pajisje elektronike, të shikojë djalin e saj ...
Aleksander Vucic SERBI- Këpucët 1800 euro, xhaketat 700000 dinarë (5,963 euro), tuta mbi 170 euro… Edhe pse ndoshta keni menduar se k...