LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshje historike për mbrojtjen e biodiversitetit

Specie të panumërta kafshësh dhe bimësh kërcënohen nga zhdukja. Bashkësia ndërkombëtare miratoi tani një marrëveshje për të parandaluar zhdukjen e biodiversitetit.

20 Dhjetor 2022, 13:24 Nga A.B
Marrëveshje historike për mbrojtjen e biodiversitetit
Peshk

Pas rreth dy javë negociatash pjesëmarrësit e Samitit Botëror për Natyrën në Montreal, Kanada, ranë dakord për një deklaratë përfundimtare. Pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes është angazhimi për të shpallur deri në vitin 2030 si zona të mbrojtura 30% të sipërfaqeve tokësore dhe ujore që konsiderohen të rëndësishme për biodiversitetin. Aktualisht në mbarë botën janë të mbrojtura vetëm 17% e sipërfaqeve tokësore dhe 10% e sipërfaqeve detare.

Zonat e mbrojtura kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen e biodiversitetit
Shkencëtarët besojnë se një sasi e tillë zonash të mbrojtura mund të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme për mbrojtjen e biodiversitetit, tha Brian O'Donnell, drejtor i organizatës për ruajtjen e natyrës Campaign for Nature. "Kjo na jep mundësi për të shpëtuar biodiversitetin nga kolapsi”.

Paketë financiare për mbrojtjen më të madhe të specieve

Në deklaratë kërkohet gjithashtu që deri në vitin 2030 për biodiversitetin të vihen në dispozicion 200 miliardë dollarë. Si pjesë e paketës së financimit marrëveshja kornizë parashikon deri në vitin 2025 rritjen e fondeve që shkojnë për vendet e varfra në të paktën 20 miliardë dollarë në vit - pra rreth dyfishi i fondeve aktuale. Kjo shifër do të rritet në 30 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030.

Të drejtat e grupeve dhe bashkësive indigjene

Në deklaratë njihen të drejtat dhe roli i grupeve indigjene dhe i bashkësive lokale për mbrojtjen e biodiversitetit. Në dokumentet e mëparshme për biodiversitetin shpesh të drejtat e popujve indigjenë janë injoruar dhe ata rrallë kanë qenë pjesë e diskutimeve të mëdha, me përjashtim të përmendjes së njohurive të tyre tradicionale.

Deklarata e tanishme i forcon të drejtat e popujve indigjenë dhe u siguron atyre që të kenë një rol në vendimmarrje.

Reagime të përziera

Andrew Deutz, drejtor për politikat globale, institucionet dhe financimin e ruajtjes së natyrës pranë The Nature Conservancy, tha se marrëveshja dërgon disa sinjale të forta për sa u përket financave dhe biodiversitetit, por nuk shkon përtej objektivave të vendosura 10 vjet më parë, kur bëhet fjalë për trajtimin e shkaqeve rrënjësore të humbjes së biodiversitetit në sektorë prodhues si bujqësia, peshkimi dhe infrastruktura. Prandaj ekziston rreziku që marrëveshja e re të mos jetë plotësisht transformuese, tha Deutz.

Samiti i 15-të Botëror për Natyrën - COP15 - fillimisht ishte parashikuar të mbahej në Kinë në vitin 2020, por u shty për shkak të situatës së vazhdueshme pandemike. Pjesa e parë e negociatave u zhvillua tetorin e kaluar, kryesisht online, në Kun-Ming të Kinës./DW

biodiversiteti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj