LIVE UPDATES
Bota

Martin Cooper, shpikësi i telefonit celular mbi përparimet e industrisë

Më 3 prill të vitit 1973, nga një rrugë në qytetin Manhatan, inxhinieri Martin Cooper i firmës Motorola përdori telefonin e modelit Dyna-TAC për të bërë telefonatën e famshme me rivalin e tij në “Bell Labs” në pronësi të kompanisë AT&T. Telefoni peshonte 1.1 kilogram dhe ishte rreth 23 centimetra i gjatë.

4 Mars 2023, 22:15 Nga k.m.
Martin Cooper, shpikësi i telefonit celular mbi përparimet e
Martin Cooper

Martin Cooper, i lindur në Çikago në vitin 1928, është një inxhinier amerikan që udhëhoqi ekipin që ndërtoi telefonin e parë celular në vitet 1972-73 dhe bëri telefonatën e parë. Ai njihet gjerësisht si “babai” i telefonit celular. Ai thotë se përparimet e ardhshme në fushën e teknologjisë celulare mund të transformojnë jetët e njerëzve, ndërsa shpreh shqetësimet për rreziqet që paraqesin telefonat inteligjentë për moshat e reja dhe tek privatësia e individit.

Më 3 prill të vitit 1973, nga një rrugë në qytetin Manhatan, inxhinieri Martin Cooper i firmës Motorola përdori telefonin e modelit Dyna-TAC për të bërë telefonatën e famshme me rivalin e tij në “Bell Labs” në pronësi të kompanisë AT&T. Telefoni peshonte 1.1 kilogram dhe ishte rreth 23 centimetra i gjatë.

Inxhinieri do të shpenzonte një pjesë të mirë të dekadës së ardhshme për të sjellë në treg një variant komercial të telefonit celular. Telefonata nxiti përparimet në fushën e telefonave celularë. Por 50 vjet më pas, zoti Cooper thonë se atëherë nuk mund të kuptohej nëse telefonata ishte një moment historik.

“Në fillim, 50 vjet më parë, kur konceptova celularin dhe në të vërtetë ndërtuam një të tillë dhe bëmë një telefonatë, e dija që një ditë të gjithë njerëzit do të kishin një celular”, thotë 94-vjeçari Cooper.

Duke e cilësuar veten si ëndërrimtar dhe optimist, zoti Cooper thotë se shpreson që zhvillimi i teknologjisë së telefonisë celulare do të sjellë përparime që do të revolucionarizojnë fusha si arsimi dhe kujdesi shëndetësor.

“Sipas gjykimit tim, sapo kemi filluar. Industria celulare po mëson se si të bëjë gjëra të tilla si transformimi i arsimit dhe kujdesit shëndetësor, ndryshimi i konceptit të bashkëpunimit. Pra, ky është vetëm fillimi”.

Cooper thotë se telefonat do të evoluojnë në atë mënyrë sa të jenë pjesë e trupit të njeriut, ndoshta si sensorë që vrojtojnë shëndetin gjatë gjithë kohës dhe bateritë mund zëvendësohen nga energjia që prodhon trupi i njeriut. Ai e pranon edhe anën e errët, apo efektet negative që përhapen me telefonat inteligjentë dhe median sociale, si varësia nga interneti dhe përmbajtjet e dëmshme për fëmijët. Erozioni i jetës private nga telefonat inteligjentë po ashtu përbën shqetësim për inxhinierin.

“Opinioni im më negativ është se tani nuk kemi më jetë private sepse gjithçka rreth nesh është e regjistruar diku dhe këto të dhëna mund të merren nga dikush që ka synime të tilla. Qeveritë duhet të vendosin se ku do të jetë kufiri”.

Ai thotë se duhet kufizuar përdorimi i telefonave inteligjentë nga fëmijët. Zoti Cooper thotë se e përdor telefonin për të kontrolluar emailet, bërë hulumtime në internet dhe rezervime në restorante.

“Ka shumë gjëra që nuk i kam mësuar. Ende nuk e di se çfarë është TikTok-u. Ka shumë aplikacione që nuk i kam mësuar,”- thotë shkencëtari 94 vjeçar. Telefonat mobilë u prezantuan në vitin 1946 nga kompania AT&T./VOA

martin cooper

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj