LIVE UPDATES
Bota

MASAKËR në Rio de Janeiro/ 136 të vdekur nga operacioni i përgjakshëm policor, trupat e të vrarëve i rreshtojnë në rrugë (PAMJE TË RËNDA)

Më shumë se 40 trupa të pajetë u panë në rrugët e favelës Penha në Rio de Zhaneiro të mërkurën herët në mëngjes, vetëm një ditë pas operacionit më vdekjeprurës në historinë e qytetit, që kishte në shënjestër një bandë të madhe kriminale. Autoritetet e Rio de Zhaneiros thanë të martën se të paktën 132 persona, përfshirë katër policë, u vranë gjatë bastisjeve në të cilat morën pjesë 2.500 oficerë policie.

29 Tetor 2025, 20:24 Nga E. D
MASAKËR në Rio de Janeiro/ 136 të vdekur nga operacioni i
pamje nga vendngjarja

BRAZIL- Një operacion i përgjakshëm policor në Rio de Janeiro të Brazilit ka përfunduar me të paktën 136 viktima. Siç shihen edhe në pamje, dhjetëra trupa janë të shtrirë në rrugët braziliane pasi policia vrau mbi 132 persona gjatë një operacioni kundër bandave, vetëm pak ditë para se Princi William të vizitojë këtë vend.

Më shumë se 40 trupa të pajetë u panë në rrugët e favelës Penha në Rio de Zhaneiro të mërkurën herët në mëngjes, vetëm një ditë pas operacionit më vdekjeprurës në historinë e qytetit, që kishte në shënjestër një bandë të madhe kriminale. Autoritetet e Rio de Zhaneiros thanë të martën se të paktën 132 persona, përfshirë katër policë, u vranë gjatë bastisjeve në të cilat morën pjesë 2.500 oficerë policie.

Në këtë operacion, sipas autoriteteve, u sekuestruan 93 pushkë dhe gjysmë toni drogë. Ndërkohë, pritet që numri i viktimave të përditësohet më vonë gjatë së mërkurës. Oficerë të armatosur rëndë, të mbështetur nga 32 automjete rezistente ndaj plumbave, dy helikopterë, 12 automjete shkatërrimi dhe dronë, zbarkuan në dy lagje në pjesën veriore të Rios të martën pasdite.

Të shtënat me armë u dëgjuan për kilometra të tëra pranë aeroportit ndërkombëtar RIOgaleão, dhe tymi ngrihej në ajër nga zjarret që shpërthyen disa orë pas fillimit të operacionit. Banorët e lagjeve të varfra vrapuan të gjenin strehë, ndërsa dyqanet mbyllën dyert për shkak të pretendimeve të policisë se bandat po kundërpërgjigjeshin me dronët e tyre.

Qeveria qendrore tha se kjo goditje u ndërmor për të ndaluar rrjetin e narkotikëve të një bande të quajtur Comando Vermelho që do të thotë “Komanda e Kuqe” nga zgjerimi i operacioneve të saj. Por po qarkullojnë spekulime se bastisja mund të jetë kryer si paralajmërim për anëtarët e bandave para dy ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare që do të mbahen javën e ardhshme në qytet mbledhja globale C40 e kryetarëve të bashkive që trajtojnë ndryshimet klimatike, dhe ndarja e Çmimit “Earthshot” të Princit William.

Guvernatori i shtetit, Claudio Castro, e përshkroi operacionin e ngjashëm me një luftë, si më të madhin në historinë e shtetit. Castro raportoi për 60 të vrarë që dyshohet se ishin anëtarë bandash, ndërsa një burim brenda administratës së tij tha se të paktën katër oficerë policie u vranë gjatë bastisjeve. Duke shpërndarë një video ku shihet një dron i kontrolluar nga bandat që lëshon një predhë nga qielli, Castro tha: “Kështu trajtohet policia e Rios nga kriminelët: me bomba të hedhura nga dronët. Këto janë përmasat e sfidës me të cilën përballemi. Ky nuk është krim i zakonshëm, por narko-terrorizëm”.

Në lagjen Vila Cruzeiro të Penhës, policët u panë duke ruajtur rreth 20 të rinj të ulur në trotuar, me kokat ulur, zbathur dhe pa bluza, të grumbulluar së bashku. Pamje dramatike nga bastisjet tregojnë të dyshuar që udhëhiqen nga policia, e cila arrestoi rreth 81 persona. Një banor anonim tha: “Është hera e parë që shohim dronë (nga kriminelët) që hedhin bomba në komunitet. Të gjithë janë të tmerruar sepse ka shumë të shtëna”.

Policia përdori automjetet shkatërruese për të thyer një rresht barrikadash të ngritura nga trafikantët e drogës për të penguar hyrjen e policisë në rrugicat e ngushta të favelave. Deputeti Henrique Vieira, një pastor ungjillor, e dënoi ashpër operacionin policor, duke shkruar në platformën X: “Qeveria e shtetit e trajton favelën si territor armik, me një leje për të qëlluar e për të vrarë”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut gjithashtu dënoi dhunën e së martës, duke thënë se ishte e tmerruar nga pamjet.

“Ky operacion vdekjeprurës e vazhdon trendin e pasojave jashtëzakonisht të rënda që kanë operacionet policore në komunitetet e margjinalizuara të Brazilit. Ne i kujtojmë autoriteteve detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, dhe i bëjmë thirrje për hetime të shpejta dhe efektive”, thanë zyrtarët e OKB-së në një deklaratë.

Ndërhyrjet e policisë në favelat e Rios janë të zakonshme, për shkak të lidhjeve të tyre me tregtinë e drogës, bandat dhe dhunën, por kjo është bastisja më vdekjeprurëse që është regjistruar ndonjëherë. Deri më tani, numri më i lartë i viktimave ishte në një operacion në vitin 2021, ku u vranë 28 persona. Vitin e kaluar, rreth 700 persona humbën jetën gjatë operacioneve policore në Rio. Ekspertët dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar ashpër përpjekjet e sigurisë në Brazil, duke i cilësuar ato të paefektshme kundër organizatave kriminale.

"Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Asamblesë Legjislative të Shtetit të Rio de Zhaneiros do të kërkojë shpjegime për rrethanat e këtij veprimi, që për herë të dytë i ka kthyer favelat e Rios në një teatër lufte dhe barbarie,” tha deputetja Dani Monteiro, që kryeson komisionin. Operacioni i së martës gjithashtu shkaktoi kaos në shumë nga rrugët e qytetit, të cilat u paralizuan plotësisht.

“Na kanë lënë pa autobusë, pa asgjë, në këtë kaos, pa ditur çfarë të bëjmë,” tha Regina Pinheiro, një pensioniste 70-vjeçare, e cila po përpiqej të kthehej në shtëpi./Dosja.al

rio de janeiro


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj