LIVE UPDATES
Bota

Masakra e Srebrenicës, varrosen 7 viktima në 30-vjetorin e gjenocidit

Përveç tyre, do të varrosen edhe Rifet Gabeliç, Hasib Omeroviç, Sejdalija Alliç dhe Amir Mujçiç. Viktima më e moshuar, dhe e vetmja grua që do të varroset këtë vit, është Fata Bektiq, e cila ishte 67 vjeç në korrik të vitit 1995.

11 Korrik 2025, 08:05 Nga M.B
Masakra e Srebrenicës, varrosen 7 viktima në 30-vjetorin e gjenocidit
Foto ilustruese

BOSNJE-HERCEGOVINA- Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të reja janë Senajid Avdiç dhe Hariz Mujiç, të cilët ishin 19 vjeç kur u vranë në korrik të vitit 1995. Përveç tyre, do të varrosen edhe Rifet Gabeliç, Hasib Omeroviç, Sejdalija Alliç dhe Amir Mujçiç. Viktima më e moshuar, dhe e vetmja grua që do të varroset këtë vit, është Fata Bektiq, e cila ishte 67 vjeç në korrik të vitit 1995.

Më herët është paralajmëruar se në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit pritet të marrin pjesë mbi 150 mijë persona. Shumë delegacione kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në Potoçari. Në Bosnje e Hercegovinë tashmë ka arritur një delegacion i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Brandon Hanrahan, si dhe dukesha e Edinburgut, Sophie Helen Rhys-Jones, ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Danimarkës, dhe nënsekretarja e Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Ndërtim Paqeje.

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë-Potoçar janë varrosur deri më tani 6.765 persona, ndërsa rreth 250 viktima të tjera janë varrosur në vende të tjera, sipas dëshirës së familjarëve. Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska – entitet serb - vranë rreth 8.000 burra dhe djem në Srebrenicë dhe rrethinë në korrik të vitit 1995, çfarë është cilësuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendore.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007, konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë – që ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja – ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid. E njëjta gjykatë e shpalli Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit dhe për shkeljen e obligimit për ndëshkimin e kryerësve të tij.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në maj të vitit të kaluar, miratoi një rezolutë me të cilën 11 korriku shpallet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Para gjykatave të ndryshme, deri më tani janë dënuar mbi 50 persona për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë, me mbi 700 vite burgim.

Ndër të dënuarit me burgim të përjetshëm janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiç. Gjatë luftës në vitet e 90-ta në Bosnje e Hercegovinë janë vrarë mbi 100.000 njerëz, janë zhdukur mbi 32.000, dhe ende po kërkohen eshtrat e 7.600 personave – mes tyre ende rreth 1.000 viktima të pagjetura pas gjenocidit në Srebrenicë./ REL

bosnje hercegovina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj