LIVE UPDATES
Bota

Masat e marra për mbiturizmin nga Italia, Spanja dhe Greqia, pabarazitë që solli në Meksikë

Në këto shtete, masat e forta kundër mbiturizmit kanë nisur të zbatohen kryesisht gjatë periudhës 2023–2025, duke vendosur taksa të reja, kufizime vizitorësh dhe ndalime për qiradhënie të përkohshme.

2 Gusht 2025, 07:25 Nga M.B
Masat e marra për mbiturizmin nga Italia, Spanja dhe Greqia,
Foto ilustruese

EUROPA- Ndërsa Europa përballet me një fluks rekord turistësh, shtete si Italia, Spanja dhe Greqia po zbatojnë masa të forta për të frenuar pasojat e mbiturizmit, që po dëmton ekosistemet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe cilësinë e jetës për banorët vendas. Në këto shtete, masat e forta kundër mbiturizmit kanë nisur të zbatohen kryesisht gjatë periudhës 2023–2025, duke vendosur taksa të reja, kufizime vizitorësh dhe ndalime për qiradhënie të përkohshme.

Italia ka ndërmarrë një sërë masash rigoroze, me Venecian në qendër të vëmendjes. Qyteti historik ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 5 deri në 10 eurosh për vizitorët që vijnë për një ditë, veçanërisht në fundjavat e ngarkuara dhe gjatë festave publike. Taksa e hyrjes prej 5 eurosh në Venecia për turistët ditorë hyri në fuqi në prill 2024, dhe u rrit në shkurt 2025 për rezervimet e vonshme.

Qytete si Firence kanë ndaluar përdorimin e platformave si Airbnb në qendrat historike, për të parandaluar zhvendosjen e banorëve vendas dhe mungesën e strehimit të përballueshëm. Kufizimi i qiradhënies me afat të shkurtër në qendrën historike u miratua në 2023 dhe zbatohet plotësisht nga 2024.

Në rivierën e njohur të Amalfit janë vendosur kufizime për lëvizjen e makinave gjatë verës, ndërsa në ishullin e Sardinisë, plazhet më të frekuentuara kërkojnë rezervim paraprak. Kufizimi i qarkullimit të makinave me numra çift/tek zbatohet gjatë verës që nga 2022, por u përforcua në 2024 dhe 2025.

Ndërsa rezervimet për plazhet e Sardenjës, si Cala Goloritze dhe Spiaggia della Pelosa janë bërë të detyrueshme që prej 2023, me tarifa dhe kufizime më të forta në verën 2024. Spanja gjithashtu ka ndërmarrë hapa të fortë, veçanërisht në Barcelonë dhe ishujt Balearikë, ku qeveria ka vendosur kufizime për anijet e mëdha turistike dhe taksa të reja për vizitorët.

Masat për ndalimin e promovimeve turistike dhe sanksionet kundër sjelljeve të padisiplinuara u njoftuan dhe hynë në fuqi në maj 2024. Airbnb është urdhëruar të fshijë dhjetëra mijë listime që konsiderohen të paligjshme, ndërkohë që qyteti i Barcelonës ka kufizuar qarkullimin e autobusëve turistikë dhe ka ndaluar aktivitetet e organizuara si pub crawl. Në Barcelonë, taksa për hotelet u rrit në prill 2024, ndërsa ndalimi i disa itinerareve turistike dhe kufizimet për anijet turistike në fillim të vitit 2025.

Fshirja e listimeve të paligjshme në Airbnb në shumë qytete spanjolle nisi në fund të vitit 2023 dhe vazhdoi në 2024–2025, me kontrolle të rrepta. Ishujt Mallorca dhe Ibiza kanë nisur një fushatë për të ndalur promovimin e destinacioneve të tejmbushura në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa për të kufizuar sjelljet antisociale dhe konsumin publik të alkoolit.

Në Greqi, ishuj si Santorini dhe Mykonos kanë vendosur tarifa për pasagjerët e anijeve të mëdha turistike, ndërsa është vendosur një kufi ditor për numrin e vizitorëve që mund të zbresin në portet kryesore. Po ashtu, ka hyrë një taksë e re për qëndrimet turistike që varion nga 1.5 euro në dimër deri në 8 euro në sezonin e lartë, një masë për të ndihmuar infrastrukturën që përballet me fluksin në rritje. Tarifa për anijet turistike në Santorini dhe Mykonos u zbatua në verën e 2024 dhe u përforcua në 2025 me kufizime ditore për pasagjerët.

Në Athinë, qeveria ka pezulluar përkohësisht lejet për qiradhënie të përkohshme në zonat më të populluara, në përpjekje për të kontrolluar ndikimin në tregun e strehimit. Ndalesa për Airbnb në Athinë u propozua në tetor 2024, masa hyri në zbatim në fillim të vitit 2025.

Parajsa për turistët, varfëri për vendasit – pabarazitë që po thellon turizmi në Meksikë

Ndërsa resortet luksoze të Meksikës si ato në Quintana Roo presin miliona turistë çdo vit, realiteti për komunitetet lokale është krejt tjetër. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 40% e popullsisë në këtë shtet jeton në varfëri, pavarësisht se ndodhen pranë zonave më të zhvilluara turistike të vendit, shkruan AP News. Zhvillimi i vrullshëm i turizmit ka sjellë rritje të çmimeve të strehimit, zhvendosje të banorëve vendas dhe përkeqësim të pabarazive ekonomike, gjë që ka nxitur edhe protesta në Mexico City nga grupe që kërkojnë një model më të drejtë turizmi.

AP shkruan se së fundmi, një protestë e ashpër në Mexico City kundër gentrifikimit dhe turizmit masiv u ushqye nga dështimet e qeverisë dhe nga promovimi aktiv për të tërhequr “nomadët digjitalë”, sipas ekspertëve, të cilët theksojnë se tensionet kanë qenë në rritje prej vitesh. Kritikat erdhën pasi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se protestat kishin pasur tone ksenofobike, duke rihapur kështu debatin mbi shtimin e pranisë së amerikanëve në qytet.

Shumë qytetarë meksikanë thonë se janë detyruar të largohen nga lagjet e tyre, pjesërisht për shkak të një vendimi të vetë Sheinbaum-it në vitin 2022, kur ajo ishte kryebashkiake e Mexico City. Në atë kohë, ajo nënshkroi një marrëveshje me Airbnb dhe UNESCO për të rritur turizmin dhe për të tërhequr punonjës në distancë nga vende të tjera, pavarësisht shqetësimeve në rritje për ndikimin që strehimet afatshkurtra mund të kenë në çmimet e banesave dhe jetesën e komuniteteve lokale.

Pakënaqësitë janë shtuar ndër vite për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së vazhdueshme të qirave në pjesë të mëdha të qytetit. Prurja e të huajve, veçanërisht amerikanëve, nisi rreth vitit 2020, kur shumë prej tyre u vendosën në Mexico City për të punuar në distancë, për të shmangur kufizimet nga pandemia dhe për të përfituar nga kushtet më të lira të jetesës.

Në vitet në vijim, lagje elitare si Roma dhe Condesa – zona qendrore të gjelbëruara, të mbushura me kafene e tregje – janë populluar gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj dhe punonjës në distancë të njohur si nomadë digjitalë. Njëkohësisht, është rritur ndjeshëm numri i banesave me qira afatshkurtër përmes platformave si Airbnb, të cilat i shërbejnë kryesisht turistëve./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj