LIVE UPDATES
Bota

"Mbeti i vdekur një person!" Asistenti politik në Ambasadën hungareze, pjesëmarrës në tubimin e supermacistëve në SHBA

Në shtatë vjetët e fundit, Taylor Ragg, është përfshirë në krahët konservatorë dhe të ekstremit të djathtë në skenën politike në SHBA dhe gjerësisht ka mbështetur sundimin autoritar të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si model për Shtetet e Bashkuara.

1 Nëntor 2024, 10:05 Nga M.B
"Mbeti i vdekur një person!" Asistenti politik në
Supremacistët e bardhë gjatë një marshi me flakadanë në Sharlotsvill të SHBA-së më 11 gusht 2017. Në këtë marsh ishte i pranishëm edhe asistenti politik në Ambasadën hungareze në SHA, Taylor Ragg.

SHBA- Një qytetar amerikan, që shërben si asistent politik në Ambasadën hungareze në Uashington, më 2017 kishte marrë pjesë në një tubim të supermacistëve të bardhë në Sharlotsvill të Virxhinias, kur mbeti i vdekur një person që po protestonte kundër këtij tubimi, sipas një hulumtimi të kryer nga Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.

Në shtatë vjetët e fundit, Taylor Ragg, është përfshirë në krahët konservatorë dhe të ekstremit të djathtë në skenën politike në SHBA dhe gjerësisht ka mbështetur sundimin autoritar të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si model për Shtetet e Bashkuara.

Ragg, 29 vjeç, shërben si asistent politik në Ambasadën e Hungarisë në Uashington që të paktën nga shkurti i vitit 2021, sipas fotografive të nxjerra nga ueb-faqja e Ambasadës dhe disa burime të afërta me Ambasadën. Videoja, që është analizuar nga Radio Evropa e Lirë tregon Raggun duke mbajtur një flakadan gjatë marshit të zhvilluar gjatë natës nga supermacistët e bardhë në Sharlotsvill më 11 gusht 2017, si pjesë e një proteste kundër vendimit të autoriteteve të qytetit për të larguar një statujë të gjeneralit Robert E. Lee, udhëheqës ushtarak i Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.

Pjesëmarrësit në këtë marsh brohoritën slogane nacionaliste, edhe pse pamjet filmike të analizuara nga gazetarët nuk e shfaqin Raggun, i cili mbante në duar flakadan, duke brohoritur me marshuesit e tjerë, të cilët brohoritën “Nuk do të na zëvendësoni”.

Një ditë më pas, pati përleshje mes pjesëmarrësve në protestën e quajtur “Bashkoni të Djathtën” dhe kundërprotestuesve, teksa një grua u vra kur një burrë goditi turmën e kundërprotestuesve me makinë. Shoferi u dënua për krime të urrejtjes dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Tri burime të afërta me Ambasadën hungareze në Uashington konfirmuan për Shërbimin hungarez të REL-it se personi që shihet në video gjatë marshimit me flakadanë, në vigjilje të ngjarjeve vdekjeprurëse, është Taylor Ragg.

As Raggu e as Ambasada nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara nga REL- lidhur me punësimin e tij. Një muaj pas ngjarjeve vdekjeprurëse në Sharlotsvill, Ragg u bë lajm në SHBA, pasi një grua që studionte në të njëjtin universitet me të e akuzoi atë se kishte nxitur ngacmime kundër saj përmes një postimi në Facebook, ku u bënte thirrje të tjerëve të “raportojnë këtë person të paligjshëm në shkollën time që mburret për shkeljet e ligjit”.

Gruaja, Paola Garcia, ishte dërguar në SHBA nga prindërit e saj kur ishte fëmijë dhe qëndron në SHBA përmes programit të iniciuar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, që lejon imigrantët pa dokumente të qëndrojnë në shtet përkohësisht, nëse ata kishin arritur në SHBA kur kishin qenë fëmijë.

Presidenti i Universitetit të Transilvanisë në Leksington të Kentakit, më pas doli me një deklaratë duke thënë se postimi i Raggut ishte “i dënueshëm”. Më vonë universiteti tha se ai më nuk ishte student aty. Ragg u fotografua vitin e kaluar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, një konferencë vjetore që mbledh aktivistët dhe politikanët konservatorë. Ai u fotografua së bashku me Mark Ivanyo, kreun e grupit Republikanët për Rilindje Kombëtare. Ky grup avokues konservator e përshkruan veten si “nacional-populist”. Ivanyo e ka lavdëruar Orbanin, i cili e ka mbështetur për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ish-presidentin republikan Donald Trump, duke thënë se ai është “njeri i popullit dhe për popullin”.

Që kur erdhi në pushtet më 2010, Orban ka kufizuar të drejtat civile dhe ka shtrënguar kontrollin ndaj mediave, teksa ka vazhduar të mbajë raporte me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Raportet me Putinin e kanë përplasur Orbanin me udhëheqësit e tjerë evropianë./ REL

shba

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit