LIVE UPDATES
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmi izraelit ndaj banorëve të grumbulluar për ndihma

Zyrtarë të Izraelit e pranojnë se ushtarët hapën zjarr ndaj banorëve të grumbulluar për të marrë ushqime, por thonë se vepruan në vetëmbrotje pasi turma e mbledhur iu afrua trupave, duke i vënë në rrezik. Zyrtarët po ashtu shtojnë se dhjetra persona u vranë dhe u plagosën pasi duke u shtyrë me njeri tjetrin, u rrëzuan dhe shtypën nga kamionët.

29 Shkurt 2024, 19:26 Nga h.k
Mbi 100 të vrarë nga sulmi izraelit ndaj banorëve të
Foto ilustruese

GAZA-Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi tha se si pasojë e sulmeve izraelite sot u vranë mbi 100 persona dhe u plagosën mbi 270 të tjerë. Sulmi ndodhi në qytetin e Gazës, ku palestinezët ishin mbledhur për të marrë ndihma humanitare.

Zyrtarë të Izraelit e pranojnë se ushtarët hapën zjarr ndaj banorëve të grumbulluar për të marrë ushqime, por thonë se vepruan në vetëmbrotje pasi turma e mbledhur iu afrua trupave, duke i vënë në rrezik. Zyrtarët po ashtu shtojnë se dhjetra persona u vranë dhe u plagosën pasi duke u shtyrë me njeri tjetrin, u rrëzuan dhe shtypën nga kamionët.

Ndërkohë dëshmitarët pohojnë se trupat izraelite hapën zjarr ndaj një turme të madhe që kishte shkuar pranë një autokolone ndihmash për të marrë ushqime.

Ministria e Shëndetësisë tha më herët se numri i palestinezëve të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite ka arritur në mbi 30 mijë dhe mbi 70 mijë janë plagosur.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volket Turk tha në Gjenevë se të gjitha palët në konfliktin Izrael-Hamas kanë kryer krime lufte.

“Është koha për paqe, hetim dhe llogaridhënie”, tha ai.

Zoti Turk shprehu shqetësim edhe mbi planet izraelite për ofensivë në Rafah, një zonë në jug të Gazës, ku besohet se jetojnë rreth 1.5 milionë palestinezë, që janë zhvendosur nga zonat e tjera të konfliktit.

Zyrtarë izraelitë kanë përmendur planet për evakuim të civilëve në Rafah, por nuk kanë dhënë detaje se ku do të mund të zhvendosen palestinezët. Egjipti, në kufi me Rafahun, ka deklaruar se nuk do t’i hapë kufijtë.

Izraeli nisi operacionin për eleminimin e Hamasit, pas sulmit të 7 tetorit nga grupi militant, që sipas autoriteteve izraelite shkaktoi vdekjen e 1200 personave.

SHBA, Britania dhe BE e kanë shpallur Hamasin organizatë terroriste.

Kombet e Bashkuara thanë të mërkurën se ata që po përpiqen të shpërndajnë apo të marrin ndihmë humanitare në Rripin e Gazës po përballen me sfida që vënë në rrezik jetën e tyre./VOA

100 te vdekur ne gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!