LIVE UPDATES
Bota

Mbi 67.000 rusë kërkojnë zyrtarisht që trupi i Navalnyt t’i kthehet familjes

Zemërimi ndaj autoritetet ruse është duke u rritur, për shkak të mospranimit të tyre për ta liruar trupin e kritikut të zëshëm të Kremlinit, i cili vdiq në një burg rus të premten, sipas autoriteteve ruse.

20 Shkurt 2024, 11:16 Nga M.B

Mbi 67.000 rusë kërkojnë zyrtarisht që trupi i Navalnyt

RUSIA- Më shumë se 67.000 qytetarë rusë i kanë dërguar letra Komisionit Hetues të Rusisë, duke i kërkuar që trupi i Alexei Navalnyt t’i kthehet familjes, raportoi të martën mediumi Meduza. Zemërimi ndaj autoritetet ruse është duke u rritur, për shkak të mospranimit të tyre për ta liruar trupin e kritikut të zëshëm të Kremlinit, i cili vdiq në një burg rus të premten, sipas autoriteteve ruse. Grupi për të drejtat e njeriut, OVD-Info, e ndërmori këtë nismë në një kohë kur Bashkimi Evropian bëri thirrje për një hetim të brendshëm të pavarur për vdekjen e Navalnyt në një burg të largët në Arktik.

E veja e kritikut të Kremlinit, Yulia Navalnaya, e ka fajësuar publikisht presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për vdekjen e burrit të saj, si dhe është zotuar se do ta vazhdojë luftën e tij kundër Kremlinit dhe se do t’i ndëshkojë përgjegjësit e vdekjes së tij. Nisma e OVD-Infos po e përdor shërbimin Dyatel (Qukapiku), i cili ua mundëson qytetarëve të dërgojnë kërkesa zyrtare online. Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, shkroi në rrjetin social X të hënën se zyrtarët rusë i kanë thënë familjes se do t’iu duhet dy javë për ta analizuar trupin e tij.

“Hetuesit i thanë avokatëve dhe nënës së Alexeit se ata nuk do t’ua japim trupin atyre. Trupi do t’i nënshtrohet njëfarë ‘analize kimike' për 14 ditë”, shkroi ajo.

“Ata genjëjnë, i blejnë kohë vetes dhe as që e fshehin këtë bile”, shtoi ajo.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel kanë bërë thirrje për sanksione shtesë kundër Moskës, për ta mbajtur përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt.

“Rusia duhet patjetër të lejojë hetim të brendshëm të pavarur dhe transparent ndaj rrethanave të vdekjes së tij të papritur”, thanë ministrat në një komunikatë.

“BE-ja nuk i kursen përpjekjet për t’i mbajtur përgjegjës autoritetet dhe lidershipin politik të Rusisë, në bashkërendim të ngushtë me partnerët tanë, si dhe të vendosë sanksione shtesë për shkak të veprimeve të tyre”, thanë ata.

Navalnaya, e cila është bërë kritike e Kremlinit në vitet e fundit, u zotua se “do ta vazhdojmë luftën tonë për vendin tonë”, teksa udhëtoi drejt Brukselit për të kërkuar mbështetje nga blloku me 27 vende anëtare.

“Tri ditë më parë, Vladimir Putin, e vrau burrin tim, Alexei Navalny”, tha Yulia Navalnaya në një video të shkurtër në X.

Kremlini – i cili për shumë vite e ka shmangur përmendjen e Navalnyt përmes emrit – e theu heshtjen zyrtare më 19 shkurt duke thënë se një hetim është duke u kryer dhe se do të bëhet sipas ligjit rus. Gazeta me bazë në Letoni, Novaya Gazeta Europe tha më 18 shkurt se policia e siguroi një morg në qytetin e Arktikut, Salekhard, pas thashethemeve për vendndodhjen e trupit të 47-vjeçarit dhe nëse ai tregonte shenja abuzimi. Navalny është më i fundit në një listë të madhe të kundërshtarëve të Putinit që përfundon i vdekur nën rrethana të dyshimta jashtë vendit apo në atdhe, ku Kremlini i ka shtypur pamëshirshëm kundërshtarët dhe lirinë e shprehjes prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022. Policia ruse i ka rrethuar zonat memoriale, ku njerëzit vendosnin lule dhe qirinj për nder të Navalnyt, prej 16 shkurtit, kur u njoftua vdekja e tij. Janë arrestuar po ashtu mbi 430 njerëz në dhjetëra qytete ruse./ REL

alexei navalny

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj