LIVE UPDATES
Bota

Mbi 90% shkalla e vaksinimit, Kosova pa raste të fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron, po ashtu, se “vaksinimi është mënyra e vetme për t’i mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme”.

24 Janar 2024, 16:42 Nga N.F
Mbi 90% shkalla e vaksinimit, Kosova pa raste të fruthit
Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë, aktualisht, nuk ka asnjë rast të fruthit, edhe pse numri i rasteve në vende të tjera të Evropës ka qenë në rritje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thonë se “nuk pritet të ketë ndonjë shpërthim të sëmundjes”, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”.

“Kosova duhet të vazhdojë ta zbatojë suksesshëm Programin e Zgjeruar të Imunizimit, duke i vaksinuar fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit sikurse deri më tani”, thanë nga IKSHPK-ja për Radion Evropa e Lirë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konfirmojnë se nuk kanë asnjë rast të evidentuar me fruth. Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se raste të tilla në këtë institucion nuk ka pasur që tre vjet. Megjithatë, ai kujton se, vitin e kaluar, është regjistruar një rast i importuar, i cili është izoluar menjëherë.

“Masa më e mirë për parandalimin e fruthit është vaksinimi”, thotë Vishaj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron, po ashtu, se “vaksinimi është mënyra e vetme për t’i mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme”. Vaksina kundër fruthit, e njohur si MMR, jepet në dy doza - e para rreth moshës njëvjeçare dhe e dyta kur fëmija është rreth tre vjeç e katër muajsh. Nga IKSHPK-ja thonë se shkalla e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë është mbi 90%.

“Gjatë pandemisë COVID-19 [2020/2021] ka pasur rënie të shkallës së vaksinimit sikurse në shtetet e tjera, por ajo është duke u rikuperuar”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së, pa u dhënë detaje të tjera.

Në Prishtinë, sipas të dhënave nga Qendra Kryesore e Vaksinimit, shkalla e vaksinimit në vitin 2022 ka qenë 76%, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 87%. Doktoresha Florina Grezda, e cila punon në këtë qendër, thotë se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët e tyre, është i kënaqshëm.

“Ka raste sporadike që hezitojnë, mirëpo me një edukim të mirë shëndetësor, duke shpjeguar efektin e vaksinës, ne kemi arritur t’i bindim... Unë mendoj se jemi mirë sa i takon vaksinimit kundër virusit të fruthit”, thotë Grezda.

Në opinion kanë qarkulluar teori se vaksina MMR mund ta shkaktojë sëmundjen e autizmit, por institute të ndryshme ndërkombëtare, bazuar në studimet e veta, konfirmojnë se këto teori nuk qëndrojnë. Elektra Abazi, nënë e një fëmije të moshës dy vjet e gjysmë, thotë se teoritë e tilla kanë ndikuar që ajo ta shtyjë vaksinimin e fëmijës.

“E kam pasur një dyshim të vogël... Djali para një viti ka nisur të flasë shumë mirë dhe ka kundërvepruar shumë mirë, por unë si nënë e kam pasur atë merakun... Kështu që do ta bëjmë [vaksinën]”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Nga të dhënat që arriti t’i sigurojë Radio Evropa e Lirë për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka 11 raste me fruth, Bosnje e Hercegovina tri, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë asnjë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e fruthit në Evropë, vitin e kaluar, kanë shënuar rritje alarmante për gati 45-fish. Sipas OBSH-së, rreth 42.200 njerëz janë infektuar në vitin 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022.

OBSH-ja tha se beson se situata është rezultat i më pak fëmijëve të vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë COVID-19. Të gjitha vendeve në rajonin evropian iu kërkua t’i zbulojnë dhe t’u përgjigjen shpejt rasteve të fruthit, si dhe të vaksinojnë sa më shumë njerëz. Normat e vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MMR ranë nga 96% në vitin 2019 në 93% në vitin 2022 në të gjithë Evropën. Marrja e dozës së dytë, ndërkaq, ra nga 92% në 91%. Sipas OBSH-së, pandemia COVID-19 “ndikoi ndjeshëm në performancën e sistemit të imunizimit në këtë periudhë”.

Marrë nga REL

kosova fruth vaksinim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj