LIVE UPDATES
Bota

Mbikëqyrje e shtuar ndaj kompanisë Boeing në SHBA, audit linjës së prodhimit të avionëve

Agjencia e mori këtë vendim vetëm një ditë pasi njoftoi fillimin e hetimeve nëse kompania Boeing pati marrë masat e duhura për t’u siguruar se paneli që u shkëput ishte prodhuar dhe montuar sipas projektit të miratuar nga agjencitë rregullatore.

12 Janar 2024, 19:53 Nga M.B

Mbikëqyrje e shtuar ndaj kompanisë Boeing në SHBA, audit

SHBA- Administrata Federale e Aviacionit (FAA) do të fillojë auditin e prodhimit të avionëve Boeing dhe do të rrisë mbikëqyrjen ndaj kësaj kompanie, pasi një panel u shkëput nga trupi i një avioni gjatë fluturimit javën e kaluar. Ky ishte incidenti më i fundit për kategorinë më të rëndësishme të avionëve të kompanisë Boeing. Agjencia e mori këtë vendim vetëm një ditë pasi njoftoi fillimin e hetimeve nëse kompania Boeing pati marrë masat e duhura për t’u siguruar se paneli që u shkëput ishte prodhuar dhe montuar sipas projektit të miratuar nga agjencitë rregullatore. FAA-ja tha të premten se do të fillojë auditin e linjës së prodhimit të avionëve Boeing 737 Max 9, si dhe të kompanive që furnizojnë pjesët e këmbimit, “me qëllim vlerësimin e zbatimit nga Boeing-u të procedurave në fuqi për kontrollin e cilësisë”. Deklarata thotë se FAA do të studiojë pasojat për sigurinë nga delegimi i kompentencave të inspektimit nga kjo agjenci tek punonjësit e kompanisë, si dhe do të shqyrtojë mundësinë e transferimit të këtyre kompetencave tek një palë e tretë e pavarur.

“Është koha për të rishqyrtuar delegimin e autoritetit dhe për të vlerësuar rreziqet e mundshme ndaj sigurisë”, tha në një deklaratë administratori i FAA-së, Mike Whitaker. “Ndalimi i fluturimit për avionët 737-9 dhe problemet e shumta të prodhimit të identifikuara gjatë viteve të fundit na detyrojnë të shohim të gjitha opsionet e mundshme për ta shmangur rrezikun”, tha zoti Whitaker, i cili u konfirmua nga Senati si drejtuesi i ri i FAA-së në muajin tetor. Agjencia gjithashtu tha se do të shtojë monitorimin e incidenteve të avionëve 737-Max që ndodhin kur avioni është në përdorim.

Kompania Boeing tha të enjten se do të bashkëpunojë me hetimin e FAA-së, që përqëndrohet tek panelet që vendosen për të plotësuar boshllëqet e krijuara në trupin e avionëve Boeing 737 Max 9, në vend të dyerve për të cilat nuk nevojitet më përdorimi si dalje emergjence. Një nga dy panelet e vendosura tek avioni i kompanisë ajrore Alaska Airlines u shkëput në ajër një javë më parë kur avioni ishte nisur nga Portland, Oregon, duke lënë kështu bosh një hapësirë të madhe në trupin e avionit. Kabina humbi presionin e ajrit dhe avioni u detyrua të rikthehet në Portland për të bërë një ulje emergjence. Nuk u raportuan lëndime serioze. Pas incidentit, FAA-ja urdhëroi ndalimin e fluturimit për të gjithë avionët Max 9 që patën të instaluar panele të tillë, duke i detyruar kështu kompanitë Alaska Airlines dhe United Airlines që të ndërpresin fluturimet. Avionët vazhdojnë të mos përdoren, ndërsa Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transporteve (NTSB) dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA) vazhdojnë me hetimet e tyre.

Pasi avioni humbi presionin e ajrit, FAA-ja mësoi edhe për probleme të tjera të avionëve 737-9. Kompania Alaska Airlines dhe kompania United Airlines raportuan se kanë gjetur vida të pashtrënguara në panelet që inspektuan në disa avionë të tjerë Max 9. Hetuesit e NTSB-së thanë këtë javë se nuk kishin arritur të gjenin katër vidat që përdoren për të siguruar panelin me peshë prej rreth 28.5 kilogramësh. Ata gjithashtu nuk janë të sigurtë nëse vidat kishin qenë të vendosura përpara se të nisej avioni. Më herët këtë javë, drejtori ekzekutiv i kompanisë Boeing, David Calhoun, e përshkroi incidentin si një mangësi në procesin e kontrollit të cilësisë. Ai u tha punonjësve se kompania “po e pranon gabimin... dhe kjo ngjarje nuk mund të përsëritet kurrë më”. Panelet instalohen nga kompania e nënkontraktuar nga Boeing-u, Spirit AeroSystems. Hetuesit nuk kanë thënë se punonjësit e cilës kompani punuan për herë të fundit me instalimin e vidave tek avioni i Alaska Airlines që pësoi dëmin.

Me urdhërin e FAA-së ditën pas incidentit, është pezulluar përdorimi i 65 avionëve të përdorur nga kompania ajrore Alaska Airlines, si dhe të 79 avionëve të kompanisë United Airlines, deri në momentin kur kompania Boeing të ketë hartuar udhëzimet për inspektimet dhe avionët të jenë ekzaminuar. Alaska Airlines anuloi të gjitha fluturimet me avionët Max 9 deri të shtunën. Incidenti në avionin e linjës Alaska Airlines është më i fundit ndër një seri incidentesh për kompaninë Boeing, duke filluar që nga viti 2018, kur ndodhën brenda katër muajve rrëzimet e para të dy avionëve Max 8 në Indonezi dhe në Etiopi. Nga këto përplasje humbën jetën 346 persona.

Justin Green, një avokat që përfaqëson familjet që kanë paditur kompaninë Boeing për rrëzimin e avionit në Etiopi, tha se ishte i kënaqur që FAA urdhëroi me shpejtësi ndalimin e fluturimit të avionëve Max 9 pas incidentit në Oregon. Avionët Max 8 dhe Max 9 u ndaluan në të gjithë botën për gati dy vite pas rrëzimit të dytë. Që atëherë, defekte të ndryshme prodhimi kanë penguar herë pas here daljen në treg të avionëve Max dhe të një avioni më të madh, Boeing 787. Muajin e kaluar, kompania u kërkoi linjave ajrore të inspektonin avionët e tyre Max për një vidë të lirë në sistemin e kontrollit të timonit. Çështja e delegimit të autoritetit të inspektimit nga FAA tek punonjësit e kompanisë Boeing u shqyrtua shumë kur Kongresi hetoi përplasjet e avionëve të vitit 2018./ VOA

shb avione boeing

Sondazh

Poll
Bota 12 Janar 2024, 18:28 M.B

SHBA: Nuk duam konflikt me Iranin

John Kirby SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se kreu sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, q&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj