22 Prill 2024, 17:07
Nga I.A
Aleksandër Vuçiç
SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po diskriminon serbët në Kosovë. Duke folur në mbledhjen e OKB-së Vuçiç tha se 11 vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni ende nuk është themeluar nga Kosova.
“11 vjet më vonë, megjithëse serbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e vështira sipas asaj marrëveshjeje, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është as në dukje”, tha Vuçiç.
Vuçiç gjatë fjalës së tij ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për vendimin e BQK-së për dinarin, ndërkohë që pretendon se me këtë vendim janë prekur komunitetet joshqiptare.
Ai ka deklaruar se serbëve po iu mohohen të drejtat nga Kurti për një agjendë drejt Shqipërisë së Madhe.
“Kopshtet, shkollat e universitetet nuk kanë mundur të pranojnë mëditje. Vet Albin Kurti është në krye të këtyre personave që po persekutojnë serbët”, tha Vuçiç.
Vuçiç thotë se në vend që të dënohet Kurti për këto vendime ai po shpërblehet nga ndërkombëtarët. Presidenti serb ka vazhduar propagandën në Këshillin e Sigurimit se ndaj serbëve në Kosovë kanë vazhduar sulmet me armë.
“Kurti mbeti i përkushtuar ndaj “Shqipërisë së Madhe”. Në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit shpërblehet vazhdimisht. Po ashtu në barnatoret në veri është konfiskuar malli duke shkaktuar probleme të mëdha në shëndetësinë e serbëve”, tha Vuçiç
aleksandër vuçiç mbledhja e okb per kosoven dhe serbine
Bota
22 Prill 2024, 17:03
E. D
Hugh Edwards
SHBA- Prezantuesi i lajmeve në BBC, Hugh Edwards, ka dhënë dorëheqjen. BBC shkruan se pas 40 vitesh shërbimi, Huw ka ...
Bota
22 Prill 2024, 17:00
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Festat e egra të pushimeve të pranverës shpalosën skena kaotike në Savannah, Georgia, ndërsa p&e...
Bota
22 Prill 2024, 16:57
I.A
Caroline Ziadeh
SHBA- Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit n...
Bota
22 Prill 2024, 16:53
E. D
foto ilustruese
GAZA- Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar se ekziston rreziku që sëmundjet mendore të manifestohen pas disa...
Bota
22 Prill 2024, 16:37
E. D
pamjet nga përmbytjet
RUSI- Rusët që jetojnë në zonat e goditura nga përmbytjet janë ankuar se zyrtarët lokalë...
Bota
22 Prill 2024, 16:24
I.A
Keshilli i Sigurimit
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit,...
Bota
22 Prill 2024, 16:23
E. D
foto lustruese
SHBA- Shefi i policisë së Yale Anthony Campbell tha se 40 protestues janë arrestuar gjatë një tubimi pro-pales...
Bota
22 Prill 2024, 16:17
E. D
Andrzej Duda
POLONI- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se janë të gatshëm të vendosin armë bërthamore në ter...
Bota
22 Prill 2024, 16:07
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Katër gjermanë u kapën duke vendosur trëndafila të bardhë në kujtim të Adolf Hitlerit n&e...
Bota
22 Prill 2024, 15:44
E. D
foto nga vendngjarja
INDONEZI- Fund tragjik për 31-vjeçare kineze ku në përpjekjen e saj për të bërë foto, a...