LIVE UPDATES
Bota

McCarthy: Pohimet për shpërdorim detyre kërkojnë një thellim të hetimit ndaj zotit Biden

Pas muajsh hetimesh, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluara nga republikanët do të nisin hetimet mbi ngritjen ose jo të akuzave për shkarkim të Presidentit Joe Biden.

13 Shtator 2023, 16:20 Nga a.l
McCarthy: Pohimet për shpërdorim detyre kërkojnë një
Kevin McCarthy

SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njoftoi të martën se ligjvënësit do të nisin hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden. Vendimi është një hap më tej në hetimet lidhur me dyshimet se Presidenti Biden ka përfituar nga marrëveshjet e huaja të biznesit të djalit të tij Hunter Biden.

Pas muajsh hetimesh, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluara nga republikanët do të nisin hetimet mbi ngritjen ose jo të akuzave për shkarkim të Presidentit Joe Biden.

“Përmes hetimeve tona ne kemi zbuluar se Presidenti Biden e ka gënjyer popullin amerikan për njohuritë e tij mbi lidhjet e huaja të biznesit të familjes së tij.”

Njoftimi i ligjvënësit McCarthy pason disa muaj të trysnisë nga ligjvënësit konservatorë.

“Unë mendoj se nëse qytetarë të tjerë do të kishin bërë të njëjtat shkelje që ka bërë Presidenti, ata tani do të ishin në gjykatë”, thotë Scott Perry, kryetar i grupit të ligjvënësve konservatorë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Demokratët thonë se republikanët nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë provë për shkelje nga Presidenti Biden pas hetimeve disa mujore, në të cilat dhjetëra mijëra dokumente iu dorëzuan hetuesve.

“Vendimi për të hetuar Presidentin Biden është absurd. Populli amerikan dëshiron që ne të bëjmë diçka për përmirësimin e jetës së tyre, jo të merremi me hetime dhe gjueti shtrigash", tha Chuck Schumer, udhëheqës i shumicës demokrate në Senat.

Republikanët kanë një epërsi shumë të lehtë në Dhomën e Përfaqësuesve, me vetëm pesë ligjvënës më shumë se sa demokratët.

“Është gjithashtu e mundur që akuzat ndaj Presidentit Biden të mos arrijnë në Senat. Me një shumicë të vogël, nuk është e qartë se si republikanët do të mund të siguronin votat e nevojshme. Ata nuk mund të llogarisin në mbështetjen e ndonjë ligjvënësi demokrat. Kështu që ata duhet të ruajnë unitetin dhe mbështetjen e secilit anëtarë të tyre. Nëse humbasin mbështetjen e vetëm pesë prej tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të miratojnë akuzat për shkarkim të Presidentit”, thotë Michael Thorning nga Qendra e Politikave Dypartiake.

Disa republikanë kanë shprehur shqetësimin lidhur me thellimin e hetimeve ndaj Presidentit Biden në prag të zgjedhjeve të vitit 2024. Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell, i cili ka thënë në të kaluarën se akuzat për shkarkim të një Presidenti duhet të jenë një proces i rrallë, nuk pranoi të bënte komente të martën.

"Ne tani kemi shumë punë, jemi duke u përpjekur të miratojmë buxhetin", tha ai.

Njoftimi i nisjes së hetimeve gjithashtu krijon një përballje të re midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, pasi ligjvënësit duhet të arrijnë një marrëveshje me Presidentin Biden për të mbajtur qeverinë hapur pas mbarimit të fondeve më 30 shtator. Nëse ka një mbyllje të qeverisë, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të mund vazhdonin hetimet ndaj Presidentit Biden./VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj