LIVE UPDATES
Bota

McGonigal pranon fajësinë për shkelje të sanksioneve amerikane, VOA: Aktpadia në Uashington ka lidhje me Shqipërinë

Zoti McGonigal pranoi fajin për një akuzë të vetme dhe mund të përballet me pesë vite burg. Dënimi i tij do të shpallet në një seancë gjyqësore më 14 dhjetor.

16 Gusht 2023, 20:04 Nga I.A
McGonigal pranon fajësinë për shkelje të sanksioneve
Charles McGonigal

SHBA- Ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë të martën lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension, për një oligark rus të cilin më parë ai e kishte hetuar.

Charles McGonigal, 55 vjeç, tha para një gjykate federale në qytetin e Nju Jorkut se ishte "thellësisht i penduar" për punën që bëri në vitin 2021 për industrialistin miliarder rus Oleg Deripaska. Zoti McGonigal tha në gjykatë se mori mbi 17,000 dollarë nga Deripaska për ta ndihmuar atë që të mblidhte informacione negative për një tjetër oligark rus, i cili ishte konkurrent biznesi. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj oligarkut Deripaska, që nga viti 2018, për arësye që lidhen me pushtimin e Krimesë nga Rusia.

Ish-agjenti McGonigal po përpiqej gjithashtu ta ndihmonte Deripaskën që të hiqej nga lista e sanksioneve, tha Ndihmësprokurorja federale Rebecca Dell dhe po ashtu kishte hyrë në negociata, së bashku me disa bashkëpunëtorë, për një shpërblim prej 650,000 deri në 3 milionë dollarë, në shkëmbim të kërkimit për dokumente elektronike, që mund të zbulonin rreth 500 milionë dollarë në pasuri, të fshehura nga rivali i tij në biznes.

Zoti McGonigal pranoi fajin për një akuzë të vetme dhe mund të përballet me pesë vite burg. Dënimi i tij do të shpallet në një seancë gjyqësore më 14 dhjetor.

Ish-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington, për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se i ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në.

Charles McGonigal ishte agjent special në divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ai mbikëqyrte hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë Deripaska-n.

Gjykata e Uashingtonit i ka konfirmuar sanksionet kundër oligarkut Deripaska, duke nënvizuar provat se ai kishte vepruar si agjent i presidentit rus Vladimir Putin.

Zoti McGonigal tha se pagesa e Deripaskës për të, prej 17,500 dollarësh u krye nga një bankë në Qipro. Paratë u transferuan tek një kompani në Nju Xhersi, përpara se të depozitoheshin në llogarinë e tij bankare. Firma në Nju Xhersi, sipas aktpadive, i takonte shqiptaro-amerikanit, që i kishte dhënë ish-agjentit McGonigal, 225,000 dollarët, pjesë e aktapadisë tjetër ndaj tij në Uashiongton.

“Ky, siç mund ta imagjinoni, ka qenë një proces i dhimbshëm jo vetëm për mua, por për miqtë, familjen dhe të dashurit e mi. Marr përgjegjësinë e plotë, pasi veprimet e mia nuk kishin për qëllim kurrë që të dëmtonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha zoti McGonigal.

Zyrtari i lartë i sigurisë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Matthew G. Olsen, tha se “McGonigal e pranoi vetë se tradhtoi betimin dhe fshehu në mënyrë aktive punën e tij të paligjshme në shërbim të një oligarku rus nën sanksione”.

“Pranimi i fajit tregon vendosmërinë e Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur dhe çmontuar rrjetet e paligjshme që përdorin oligarkët rusë për t'iu shmangur sanksioneve dhe ligjeve tona”, tha Ndihmësprokurori i përgjithshëm Matthew Olsen, i cili drejton Drejtorinë e Sigurisë Kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Marrë nga VOA

charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj