LIVE UPDATES
Bota

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Që nga heqja e ndalimit për gratë për të drejtuar trenat e metrosë, asnjë grua nuk kishte arritur të përfundonte trajnimin intensiv – deri së fundmi. Në vjeshtën e vitit 2024, një grua nisi punën në qytetin verilindor të Harkivit, ndërsa sot Kateryna Yesypchuk është e para dhe e vetmja grua që drejton tren nëntokësor në Kiev.

10 Gusht 2025, 09:17 Nga r.ll
Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e
foto ilustruese

UKRAINË- Kur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i dhembnin. Edhe pse sistemet e frenimit në trenat e zhurmshëm nëntokësor kontrollohen vetëm me dorë, 25-vjeçarja shpjegon:

“Instinktivisht shtypja këmbët në dysheme, sepse jam mësuar të përdor pedalin e frenimit në makinën time”.

Deri në vitin 2017, grave u ndalohej të drejtonin trenat e metrosë. Aso kohe, 450 profesione të konsideruara më parë si “të rrezikshme dhe të dëmshme” për gratë u hapën për të gjithë. Përfaqësues të metrosë e mbronin ndalimin për gratë duke përmendur zhurmën dhe dridhjet, të cilat, sipas tyre, mund të dëmtonin shëndetin e tyre riprodhues.

Që nga heqja e ndalimit për gratë për të drejtuar trenat e metrosë, asnjë grua nuk kishte arritur të përfundonte trajnimin intensiv – deri së fundmi. Në vjeshtën e vitit 2024, një grua nisi punën në qytetin verilindor të Harkivit, ndërsa sot Kateryna Yesypchuk është e para dhe e vetmja grua që drejton tren nëntokësor në Kiev.

Në kushtet e pushtimit të vazhdueshëm rus, Ukraina po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në shumë sektorë. Gjatë vitit 2024, Metroja e Kievit uli ndjeshëm frekuencën e qarkullimit të trenave – pjesërisht për shkak të mungesës së drejtuesve.

Kateryna Yesypchuk thotë se në fillim nëna e saj ishte kundër që ajo të punonte si drejtuese treni nëntokësor, mes “vajit dhe ndotjes” së metrosë. Por ajo nuk e kishte problem ndotjen – ishte mësuar me kushte të tilla. Ajo u trajnua fillimisht për mekanike në qytetin qendror-lindor të Dnipros, ku ishte e vetmja vajzë mes 93 djemve.

“Disa prej mësuesve ishin të bindur se do të ndiqja disa kurse dhe pastaj do të hiqja dorë. Por jo – i përfundova studimet”, kujton Yesypchuk.

Para se të bëhej drejtuese treni, ajo punoi në pozita të tjera brenda ndërmarrjes së Metrosë së Kievit. Kur u hap pozita për drejtues treni – me një pagë prej rreth 669 dollarësh në muaj – vendosi të aplikonte. Thotë se bashkëshorti e mbështeti pa hezitim. Në programin e trajnimit për drejtues trenash, Yesypchuk ishte njëra nga 28 pjesëmarrësit, përfshirë tre gra të tjera. Vetëm dhjetë e përfunduan me sukses – dhe ajo ishte e vetmja grua mes tyre.

Pamja e pazakontë e një gruaje në kabinën e trenit nëntokësor në Kiev ka shkaktuar edhe disa situata të pakëndshme. Gjatë një ndërrimi, ndërsa po përgatitej të zëvendësohej nga një drejtues tjetër, ajo hapi derën e kabinës. Disa udhëtarë iu afruan me kureshtje për të biseduar dhe Yesypchuk u përgjigj me mirësjellje – por dikush e filmoi. Videoja u publikua në internet dhe menaxherët e saj e qortuan për shkelje të protokollit. Komunikimi me udhëtarët përmes derës së hapur të kabinës është rreptësisht i ndaluar.

Ndërsa admiron teknologjinë e rrjetit të metrosë së Kievit, Kateryna Yesypchuk nuk qëndron nën tokë më gjatë se sa duhet dhe përpiqet të shmangë përdorimin e saj si pasagjere.

“Metronë e karakterizon një zhurmë e pandërprerë”, thotë ajo.

“Kur del jashtë pas punës, gjithçka duket e qetë – edhe kur makinat bien borinë”.

Shpesh e pyesin edhe pse flet me zë të lartë.

“Jam mësuar që në metro duhet të flasësh fort që të të dëgjojnë”, shpjegon Yesypchuk.

Ajo nuk është ende e sigurt nëse do ta vazhdojë këtë punë në afat të gjatë.

“Dua të shoh si do të shkojë”, thotë ajo.

“Nëse e kuptoj se kjo punë nuk është për mua dhe se i kam mbivlerësuar aftësitë e mia, atëherë sigurisht që do të kërkoj një punë tjetër. Por për tani, do të provoj – do të jem në timon”.

Kievi është i njohur për stacionet dekorative të metrosë të epokës sovjetike, por stacioni i preferuar i Yesypchuk është ai ku zbret në fund të ndërrimit.

Shtëpia e saj ndodhet në Myrnohrad, në rajonin lindor të Donetskut – një zonë që aktualisht është në qendër të luftimeve mes forcave pushtuese ruse dhe ushtrisë ukrainase. Për momentin, banesa e familjes është e dëmtuar, por ende qëndron në këmbë.

“Vetëm dua që gjithçka të përfundojë mirë – dhe që një ditë të mund të them më në fund: 'Po kthehem në shtëpi'”, thotë ajo./REL

lufta ukraine-rusi grate n e ukraine metroja ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj