LIVE UPDATES
Bota

"Me çfarëdo çmimi qoftë"/ Analiza e DW: Gjermania reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë, nxit edhe Brukselin

Gjermania reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë e nxit edhe Brukselin. Friedrich Merz rikthen me guxim Gjermaninë në pozicion lidershipi, shkruan Auron Dodi.

8 Mars 2025, 08:49 Nga r.ll
"Me çfarëdo çmimi qoftë"/ Analiza e DW:
friedrich merz

GJERMANI- Të martën në mbrëmje (04.03.) Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, shpalli se ra dakord me partnerët e pritshëm të qeverisë, socialdemokratët (SPD), që të investojë për mbrojtjen duke marrë hua pa limit. Në të ardhmen, të gjitha shpenzimet e mbrojtjes që e kalojnë një për qind të prodhimit të brendshëm bruto do të përjashtohen nga kufizimet e frenës kushtetuese të borxhit.

U ra dakord që të investohet masivisht edhe në infrastrukturë, me një shumë prej 500 miliardë eurosh, për dhjetë vitet e ardhshme. Së treti, do të lejohet të marrin borxhe edhe landet federale të Gjermanisë, gjë që ndodh për herë të parë.

Kreu i CDU-sëkonservatore Friedrich Merz tha në Berlin se "përballë kërcënimeve për lirinë dhe paqen në kontinentin tonë, edhe mbrojtja jonë tani duhet të bazohet në moton: "Whatever it takes" ("Me çfarëdo çmimi qoftë”). Për të treja vendimet, tani duhet të ndryshohet kushtetuta e Gjermanisë.

Marrëveshja midis CDU e SPD erdhi papritur

Kemi një dakordim në kohë rekord mes CDU/CSU dhe SPD për kornizën financiare të të gjithë legjislaturës - dhe shtysa kryesore është politika e jashtme. Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit ukrainas Zelenski dhe administratës së re amerikane në Evropë u përhap tronditje dhe pasoi një katarakt veprimesh.

Kjo e vuri edhe Gjermaninë nën presion të jashtëzakonshëm. Deklarata e Merz-it për masat historike u bë disa orë përpara fjalimit të parë të Presidentit Trump në dy dhomat e Kongresit amerikan. Para fjalimit të Trumpit, në kryeqytetet evropiane qarkullonin fjalë se Trumpi mund të shpallë në fjalim daljen e SHBA nga NATO-ja.

Prandaj Merzi tha të martën se "unë jam shumë mirënjohës, që me këtë vendim e dëshmojmë sot në mënyrë të plotë, aftësinë për të vepruar në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë." Ai shtoi më tej se: "po të ndodhë sonte natën që Trumpi të shqyrtojë ose të shpallë fare një dalje nga NATO-ja, atëherë ne si Republikë Federale e Gjermanisë jemi të parët që reagojmë që paraprakisht si duhet ndaj kësaj."

Rëndësia e vendimit të Gjermanisë për Evropën

Evropa synon të mobilizojë deri 800 miliardë euro për mbrojtjen, siç u vendos dje (06.03.) në samitin e posaçëm të BE në Bruksel. Por kjo mund të realizohet në plan afatmesëm. Sipas rrjetit Bloomberg dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung tani madje është Berlini që këmbëngul në Bruksel që të nisin bisedime për një reformë afatgjatë të rregullave buxhetore të komunitetit. Kjo do t'u mundësonte shteteve të BE të shpenzojnë "sa e konsiderojnë të drejtë" për armatimin, siç u shpreh kancelari Olaf Scholz.

Por deri sa të ndodhë kjo, shtetet e veçanta mund të veprojnë më shpejt. Me masat e marra, shpenzimet gjermane për mbrojtjen pritet të arrijnë 3.5 përqind të PBB në 2027, konkludojnë analistë. Ky investim ofron siguri për gjithë Evropën. Gjermania avancon në krye të shteteve të tjera.

Pritet të shihet nëse investimi masiv financiar do të ndryshojë edhe natyrën e Bundeswehrit: pra nëse forcat e armatosura gjermane do të marrin natyrë intervencioniste, si p.sh. ushtritë e Britanisë së Madhe dhe të Francës.

Kthesë fiskale e politike

Deutsche Bank foli për "kthesën më të madhe dhe më të shpejtë në politikën fiskale në historinë gjermane pas ribashkimit."

Që prej ribashkimit të Gjermanisë, më 1989, shpenzimet e qeverisë gjermane nuk janë rritur asnjëherë më shpejtësinë e këtyre ditëve. Dhe me përmasa të tilla. Vetëm për të financuar ribashkimin, Gjermania vendosi të bëjë një ekspansion të ngjashëm fiskal. Bëhet fjalë për një paketë financiare prej rreth 1 bilion euro, pra 1000 miliarda euro.

Por ka edhe një aspekt tjetër. Huatë që do të merren për të financuar masat pritet ta ndikojnë Gjermaninë ngjashëm si në kohën pas ribashkimit. Si pasojë e masave, në pesë vitet pas ribashkimit deficiti buxhetor i Gjermanisë u rrit nga 41% të PBB në 60%.

Aktualisht deficiti buxhetor i Gjermanisë është 62%, por pritet të shkojë deri 84%. Ky është një borxh megjithatë i ulët, krahasuar p.sh. me Francën, që ka një deficit buxhetor prej 115%.

Pasojat e masave për Evropën dhe Gjermaninë

Tregjet financiare reaguan menjëherë ndaj deklaratës së Merzit: me eufori, por njëkohësisht duke i rritur kostot për obligacionet shtetërore afatgjata gjermane, pasi shtohen rreziqet. Dhe kjo rrit në të gjithë Eurozonën kostot e huamarrjes. Megjithatë lëvizja e Gjermanisë dëshmon dëshirë për investime dhe si parim tregjet këtë e shpërblejnë.

Ekonominë gjermane vendimet e marra pritet ta ndikojnë pozitivisht. Ato shtojnë sigurinë dhe gatishmërinë e sipërmarrësve për të investuar. Gjithashtu, kapacitete industriale që kanë dalë të tepërta, p.sh. në industrinë e automjeteve, mund të përdoren për industrinë ushtarake.

Përsa i përket fondit për infrastrukturën u vendos për një fond special, me një qëllim shumë specifik, dhe jo për një formë për formë tjetër huaje, edhe që populli të mos rëndohet menjëherë nga shlyerja e borxhit. Fondet speciale janë hua, të cilat mund t'i shlyesh shumë ngadalë. Shlyerja mund të zgjasë edhe një apo dy breza, sipas vëzhguesve.

Braktisje e premtimeve të fushatës nga CDU/CSU në situatë të jashtëzakonshme

Vetëm 10 ditë pas zgjedhjeve CDU/CSU braktisi premtimin kryesor të fushatës elektorale, për t'i nxjerrë paratë për investime nga kursimet dhe për të mos e prekur frenën e borxhit. Kjo është kritika më e madhe me të cilën përballet tani CDU-ja dhe Merzi.

Por Merzi nuk është i pari kancelar (i ardhshëm) që e ndryshon qëndrimin pas zgjedhjeve, në situata të jashtëzakonshme. Në vitin 2002, kancelari socialdemokrat Gerhard Schroder braktisi pjesërisht premtimet elektorale dhe nisi me "Agenda 2010" një program të gjerë të shkurtimeve sociale e reformimit të tregut të punës.

Por as kritikët nuk e mohojnë dramatikën e situatës gjeopolitike aktuale. Rrethana të jashtëzakonshme justifikojnë hapa të jashtëzakonshëm.

Heinrich August Winkler: 2025 - kthesa më e thellë nga rënia e perandorisë sovjetike

Historiani i shquar gjerman, Heinrich August Winkler shkruan në Frankfurter Allgemeine Zeitung (07.03.) se pak javë pas riardhjes në pushtet të Presidentit Trump "viti 2025 ka të ngjarë të jetë kthesa më e thellë në historinë botërore që nga rënia e perandorisë sovjetike midis viteve 1989 dhe 1991, dhe në të vërtetë ndoshta që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore 80 vjet më parë". Politologë të njohur si Ivan Krastev i krahasojnë shndërrimet e nisura nga SHBA me një revolucion kulturor, me pasoja të paparashikueshme për SHBA dhe Perëndimin.

Merz: miratimi i vendimeve "një udhëtim i vështirë"

Friedrich Merzi e shfrytëzoi këtë moment për të zgjidhur çështjen e fondeve, problemin financiar që solli shpërbërjen e koalicionit trepartiak të kancelarit Scholz. Megjithatë, tre ndryshimet e kushtetutës për miratimin e masave, pritet të jenë „një udhëtim i vështirë", siç u shpreh Merz në një mbledhje të CDU-së. Migrimi, kthimi që në kufi i migrantëve që kërkon CDU-ja, vazhdon ta ndajë me socialdemokratët. Kjo megjithëse ai u bëri lëshim socialdemokratëve me fondin e gjerë për infrastrukturën, pra për shkollat, rrugët, hekurudhat etj.

Leximi i parë i paketës ligjore do të nisë të hënën, më 13 mars, leximi i dytë dhe i tretë priten në 18 mars. Miratimi do të kërkohet në Bundestagun e vjetër, pasi me Bundestagun e dalë pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, dy partitë e skajit të djathtë dhe të majtë, AfD dhe E Majta, pritej ta bllokonin dakordimin. E Majta ka kërcënuar edhe tani se mund ta çojë "shpërdorimin" e besimit të zgjedhësve nga Merzi, anashkalimin e Bundestagut të ri, para Gjykatës Kushtetuese gjermane.

Marrëveshja midis CDU/CSU dhe SPD, pas miratimit në Bundestag, do të bëjë që të braktisen, tabutë fiskale "të vjetëruara" të kushtetutës. Frena kushtetuese, që i kufizon shpenzimet e reja në 0,35 % të PBB, ishte një "problem" i shkaktuar vetë, e disi i pakuptueshëm për kohën e sotme jashtë Gjermanisë. Edhe Banka Qendrore e Gjermanisë propozoi ditët e fundit masa për reformimin e frenës buxhetore.

Goditja çliruese që inicioi Merzi dëshmon aftësi drejtuese të tij. "Berlin is back" ("Berlini tani u kthye") këtë frazë e dëgjon dendur tani në Bruksel, ende të habitur për kthesën në Gjermani./DW

friedrich merz gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj