LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më kërcënuan”/ Drejtori i shkollës në Pukë u ndan mësueseve klasat me miqësi e farefis, jo sipas pikëve në dosje

Sipas saj, një tjetër mësuese me më pak pikë në dosje është favorizuar për të marrë klasën e parë – një klasë më e qëndrueshme, ndërsa ajo vetë është vendosur në një klasë që rrezikon mbylljen nëse vetëm një nxënës largohet.

10 Shtator 2025, 21:39 Nga E. D
“Më kërcënuan”/ Drejtori i shkollës në
foto ilustruese

TIRANË- Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese ka dalë në dritë në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Pukës, ku mësuesja Fatbardha Dungu, me një përvojë 32-vjeçare në arsim, ka denoncuar publikisht një padrejtësi në ndarjen e klasave për këtë vit shkollor.

Në një intervistë për emisionin investigativ Fiks Fare, znj. Dungu shprehu indinjatën e saj për vendimin e drejtuesit të shkollës, i cili i ka caktuar një klasë të tretë, pavarësisht se ajo kishte qenë e planifikuar të merrte një klasë të parë, ashtu si vitin e kaluar. Sipas saj, një tjetër mësuese me më pak pikë në dosje është favorizuar për të marrë klasën e parë – një klasë më e qëndrueshme, ndërsa ajo vetë është vendosur në një klasë që rrezikon mbylljen nëse vetëm një nxënës largohet.

“Unë jam e treta në shkollë për sa i përket pikëve në dosje, ndërsa mësuesja që mori klasën e parë është e shtata,” – tha Dungu, duke shtuar se vendimi nuk është marrë mbi bazë kriteresh profesionale, por nën ndikime dhe lidhje personale.

Madje, ajo pretendon se burri i mësueses së favorizuar ka lidhje fisnore me drejtorin e shkollës. Ajo rrëfeu se drejtori e kishte informuar që prej qershorit se do të merrte klasën e parë, por më 3 shtator, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ai e kontaktoi për t’i thënë se situata kishte ndryshuar për shkak të presioneve dhe kërcënimeve. Dita e parë e shkollës e gjeti znj. Dungu në një pozitë të vështirë, për të shmangur kaosin, ajo pranoi të jepte mësim në klasën e tretë, por tashmë kërkon të rikthehet në vendimin fillestar.

Gazetarët e Fiks Fare takuan drejtorin e shkollës, i cili kur nuk e dinte se po xhirohej pranoi se kishte marrë kërcënime dhe presione në lidhje me ndarjen e klasave, por nuk kishte bërë asnjë denoncim. Megjithatë, gjatë intervistës zyrtare ai mohoi kategorikisht çdo presion dhe u shpreh se vendimi për ndarjen e klasave është përgjegjësi ekskluzive e tij si drejtor.

I pyetur përse u zgjodh një mësuese me më pak pikë në vend të znj. Dungu, drejtori nuk dha një përgjigje të qartë. “Është kompetencë e imja. Këtë vendim e kam marrë unë. Le ta zgjidhin instancat më lart”, deklaroi ai, duke shmangur çdo koment për kriteret e përdorura.

Gazetarët e Fiksit kontaktuan  edhe me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) të Pukës. Fillimisht, ajo u shpreh se çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk është mbyllur ende zyrtarisht. Por pas këmbënguljes së gazetarëve mbi aspektin ligjor të rastit, ajo pranoi se “mësuesja me më shumë pikë në dosje ka patjetër prioritet” dhe se “situata do të zgjidhet”. Mësuesja falënderon Fiksin sepse menjëherë nëndrejtoresha e shkollës e ka lajmëruar se do jetë mësuese e klasës së parë, ashtu siç i takon në bazë të kritereve profesionale./Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj