All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Me ngrohjen e motit në Ukrainë intensifikohen edhe luftimet në fushëbetejë

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkiv, ka qenë prioritet i padeklaruar për komandantët rusë, dhe forcat ruse e kanë terrorizuar qytetin me raketa dhe dronë.

13 Prill 2025, 18:35 Nga N.F
Me ngrohjen e motit në Ukrainë intensifikohen edhe luftimet në
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Forcat ukrainase u përpoqën ta merrnin iniciativën në fushëbetejë në lokacione të shumta gjatë kohës së dimrit, derisa tentuan ta shmangnin një rrugë kur po tërhiqeshin nga Kursku, rajoni rus të cilin e pushtuan verën e kaluar.

Përgjatë gjithë vijës së frontit prej 1.100 kilometrash, trupat ruse e kanë ngadalësuar përparimin e tyre që zgjati me muaj, duke shfrytëzuar kushtet e lagështa në terren për të forcuar njësitë dhe për t’i rimbushur depot e armëve, në pritje të motit më të mirë.

Ato i rrënuan linjat e furnizimit të Ukrainës në Kursk për t’i detyruar trupat ukrainase të tërhiqen përtej kufirit, me çka i dhanë fund një inkursioni poshtërues për Rusinë, të cilin Kremlini dëshironte ta fshinte nga kujtesa. Tani, sipas oficerit më të lartë ushtarak të Ukrainës, Rusia më në fund ka nisur një ofensivë të re pranverore në pjesët verilindore të Ukrainës.

Për të mos mbetur pas, Ukraina është kundërpërgjigjur, duke e kaluar për herë të dytë kufirin në territorin rus: në rajonin e Belgorodit, ndoshta me qëllimin për ta parandaluar ofensivën pranverore dhe për t’i mbajtur trupat ruse në pasiguri.

Për ekspertët e jashtëm, fakti që njësitë ruse po përgatiteshin për një ofensivë të re, ishte kryesisht i pritshëm, veçanërisht pas një dimri relativisht të qetë.

“Është vërtet dërrmuese, si në aspektin e personelit, ashtu edhe të mjeteve të blinduara, dhe në përgjithësi është shumë e vështirë të jesh në ofensivë për disa muaj me radhë, por Rusia ka më shumë se një vit që çan përpara”, tha për Current Time Mykhailo Samus, drejtor i Rrjetit të Kërkimeve për Gjeopolitikën e Re në Kiev.

“Kjo, natyrisht, i lodh forcat e armatosura”, shtoi ai.

Më 9 prill, disa ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se forcat ruse po përgatiteshin për një ofensivë të re në rajonet Sumi dhe Harkiv, komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, konfirmoi vlerësimin e Zelenskyt.

“Mund të them se presidenti ka absolutisht të drejtë, dhe kjo ofensivë në thelb ka nisur tashmë”, tha Syrskiy në një intervistë të botuar nga gazeta ukrainase LB.ua.

“Për disa ditë, pothuajse një javë, kemi vërejtur një dyfishim të numrit të sulmeve të armikut në të gjitha drejtimet kryesore”, citohej të ketë thënë ai.

As shkalla e as përmasa e ofensivës ruse nuk janë të qarta. Rajoni i Sumit kufizohet me Kurskun, prandaj ekspertët thonë se është e kuptueshme që njësitë ruse të kalojnë kufirin, ndërsa trupat ukrainase janë në pozita të pavolitshme dhe nuk mund të përgatisin linja efektive të mbrojtjes.

Në Harkiv, ofensiva e vet Ukrainës në fund të vitit 2022, që çliroi një pjesë të madhe të rajonit, ishte një moment kulmor për Kievin. Megjithatë, në skajet lindore të rajonit, Rusia për muaj të tërë ka rrënuar ngadalë linjat ukrainase që shtrihen përgjatë lumit Oskil në veri dhe jug, duke kërcënuar qytetin Kupjansk.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkiv, ka qenë prioritet i padeklaruar për komandantët rusë, dhe forcat ruse e kanë terrorizuar qytetin me raketa dhe dronë.

Më në jug, trupat ruse kanë kaluar disa muaj duke përparuar ngadalë përmes periferive jugore të Pokrovskut, një qendër kritike tranziti për mbrojtjen ukrainase në rajonin e Donbasit, ndoshta në përpjekje për ta rrethuar qytetin.

Gjatë ndërprerjes së ofensivës ruse në dimër, njësitë ukrainase arritën zmbrapsin nga linjat ruse jashtë Pokrovskut. Duke folur për Shërbimin ukrainas të REL-it më 27 shkurt, zëdhënësi i komandës rajonale Hortitsia, Viktor Trehubov, pretendoi se përpjekja e Rusisë për të rrethuar Pokrovskun kishte dështuar.

Problemi më i madh i Ukrainës ka qenë ruajtja e numrit të ushtarëve në vijën e frontit, që ka ndikuar në mundësitë e saj për t’i ndalur ofensivat ruse. Të dyja palët, sipas vlerësimeve të zyrtarëve perëndimorë, kanë pësuar mbi 1 milion viktima – të vrarë ose të plagosur.

Megjithatë, zyrtarë ushtarakë perëndimorë thonë se aftësia luftarake e Ukrainës nuk është shuar plotësisht.

“Nuk mendoj se humbja e Ukrainës është e pashmangshme”, tha gjenerali amerikan Chris Cavoli, komandant i Komandës Evropiane të SHBA-së, në një seancë dëgjimore të Kongresit javën e kaluar.

“Ata janë në pozitë shumë më të mirë se më parë”, shtoi ai.

Pushtimi i Kurskut në gusht të vitit të kaluar ishte inkursioni më i madh në territorin rus nga trupa të huaja që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke dhënë urdhrat, komandantët ukrainas shpresonin të arrinin disa qëllime: të tregonin se ende ishin në gjendje të përdornin taktika krijuese në fushëbetejë; të tërhiqnin trupa ruse nga pjesë të tjera të vijës së frontit, duke lehtësuar presionin mbi mbrojtjet e dërrmuara ukrainase; dhe të fitonin një kartë territoriale për negociatat e ardhshme me Rusinë.

Qëllimi i parë ishte më i suksesshmi, një pasqyrim i imagjinatës që autoritetet ukrainase e kanë treguar gjatë gjithë konfliktit, sipas ekspertëve. Qëllimi i dytë nuk pati sukses; në vend që t’i tërhiqnin trupa nga vende të tjera, komandantët rusë dërguan pjesë të njësive ekzistuese së bashku me trupa nga Koreja e Veriut.

Duke pasur parasysh që Rusia pothuajse i ka zmbrapsur trupat ukrainase nga Kursku, edhe qëllimi i tretë duket se ka dështuar.

Sidoqoftë, komandantët ukrainas në fund të muajit të kaluar urdhëruan një tjetër inkursion përtej kufirit, këtë herë në Belgorod. Qëllimi, sipas ekspertit ushtarak ukrainas Oleksandr Musiyenko, është të parandalohet një ofensivë e pritshme ruse.

“E kuptojmë që, pasi Rusia vazhdimisht sjell forca shtesë për të riorganizuar pozicionet dhe për të zëvendësuar humbjet, rreziqet për Sumin dhe qendrën e saj urbane rriten”, i tha ai Shërbimit ukrainas të REL-it. “Për të kundërshtuar këto rreziqe, ne ndërmarrim veprime parandaluese për të mos e lejuar armikun t’i nisë shpejt ofensivat e tij”.

“Prandaj flasim për mbrojtje aktive – për të ndalur armikun që të avancojë shpejt në territorin ukrainas dhe për të minimizuar rreziqet për rajonin e Sumit”, tha ai.

Nga ana e saj, ofensiva e Rusisë në Harkiv dhe Sumi mund të jetë një reflektim i udhëzimeve që presidenti Vladimir Putin i dha komandantit të tij të përgjithshëm, gjeneralit Valery Gerasimov, muajin e kaluar gjatë një vizite në rajonin e Kurskut.

“Sigurisht, do të kërkoja që të mendoni në të ardhmen për krijimin e një zone sigurie përgjatë kufirit”, tha Putin.

Muajin e kaluar, Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë shpallën pikat e përgjithshme të një armëpushimi – një ndalim i kufizuar i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike si termocentralet, linjat e transmetimit, nënstacionet dhe struktura të ngjashme. Kievi e mbështeti armëpushimin e kufizuar, me kusht që Moska t’i përmbahej atij.

Më pas, pati një marrëveshje të përkohshme për të kufizuar luftime në rajonin e Detit të Zi, si pjesë e përpjekjeve për të rifilluar eksportet në shkallë të gjerë të produkteve bujqësore ukrainase dhe ruse. Megjithatë, Kremlini këmbënguli për disa kushte që ekspertët e jashtëm i cilësuan si të vështira, për të mos thënë të pamundura për t'u përmbushur.

Tashmë, pothuajse një muaj më vonë, armëpushimi është përkeqësuar deri në pikën e dështimit, ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska vazhdojnë sulmet ditore duke përdorur dhjetëra dronë dhe raketa të fuqishme.

Më 4 prill, një raketë balistike ruse me municione thërrmuese goditi qytetin Krivi Rih, një sulm që zyrtarët rusë thanë se kishte në shënjestër një mbledhje ushtarake ukrainase.

Ukraina, megjithatë, tha se ishte goditur një qendër argëtimi dhe një kënd lojërash, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 njerëzve, përfshirë nëntë fëmijë.

Së voni, presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ka bërë prioritet zgjidhjen e konfliktit, ka shprehur zhgënjimin për bombardimet e vazhdueshme ruse ndaj objektivave ukrainase, përfshirë edhe sulmin në Krivi Rih.

“Nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh me bombardimet, sepse po bombardojnë si të çmendur tani”, u tha Trump gazetarëve më 7 prill. “Po bombardojnë – nuk e di çfarë po ndodh atje”./ REL

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj