LIVE UPDATES
Bota

'Më prekën gjithandej...'/ Historia TRONDITËSE e 2 vajzave iraniane që protestuan kundër 'Hixhabit', TORTURAT në qeli: Disa vajzave u hoqën mitrën për të fshehur provat

Në konsultim me psikiatren është edhe Melika, e cila tregon torturat e gardianëve të burgut. 

21 Prill 2023, 15:57 Nga a.l
'Më prekën gjithandej...'/ Historia TRONDITËSE e 2
Melika dhe Aazam

IRAN- Melika dhe Aazam - emra fiktiv - janë dy vajza iraniane nga Mashhad dhe Tabriz, ato janë 20 dhe 21 vjeç dhe sapo kanë mbërritur në Itali pasi kanë kaluar Turqinë. Ato kanë ikur nga Republika Islamike e cila kërkon t'i ndëshkojë për pjesëmarrjen në demonstratat e muajve të fundit dhe për mosmbajtjen e 'Hixhabit'. Melika dhe Aazam studiojnë filozofi dhe mjekësi. Ato nuk i përkasin asnjë grupi politik, dhe zotërojnë rrjete sociale si Instagram dhe TikTok. Ato janë vajzat e lëvizjes 'Gruaja, jeta, liria' që ne kemi njohur përmes historive të guximit të pakufishëm që, shpesh, brutaliteti i papërshkrueshëm i regjimit të Ajatollah Khameneit i ka dënuar me dhunë dhe vdekje.

“Unë marr droga psikotrope. Psikiatri më diagnostikoi me çrregullim të stresit traumatik. Ende zgjohem natën për të kontrolluar nëse ka njeri jashtë derës”, thotë Aazam, e cila është marrë në pyetje nga policia shtatë herë në gjashtë muaj.

Në konsultim me psikiatren është edhe Melika, e cila tregon torturat e gardianëve të burgut. 

Që kur më kanë çuar në burg, kam pasur sulme paniku dhe makthe. E vërteta këtu ka një çmim shumë të lartë. Në nëntor, gardianët më nxorrën zvarrë nga makina, sepse isha pa mbulesë dhe po i bija borisë në shenjë solidariteti me protestat.. Më rrahën dhe më futën me forcë në motoçikletën time, të shtrënguar mes dy burrave. Ai që ishte pas po më fërkohej. E dija saktësisht se çfarë do të më ndodhte: e kisha dëgjuar në një mijë histori",  shpjegon Melika.

Kur ajo mbërriti në qendrën e paraburgimit, i mbuluan sytë dhe e morën në pyetje. 

Më prekëm gjithandej, më goditën dhe më pyetën: i ke vënë zjarrin koshit? E keni bllokuar atë rrugë? Rrëfeni dhe asgjë nuk do të ndodhë me familjen tuaj. Më kishin ndjekur prej javësh, e dinin që isha pjesë e lëvizjes. Më liruan me kusht", tha ajo. 

Melika thotë se është ndër “fatlumet” sepse nuk është përdhunuar por “vetëm” ngacmuar. Përdhunimet janë aq të zakonshme sa që vajzat në burg u kërkojnë familjeve që fillimisht të sjellin paketat e mëngjesit pas pilulave.

“Në qeli i kaloja ditët duke menduar se kur do të vinte radha ime”, tregon ajo. Ndërsa shton se nuk mund të veshë më  rroba të ngushta nga frika e shikimeve mashkullore. Ajo nuk mund të jetë as në një dhomë me burra që nuk i njeh.

“Disa vajza vriten sepse janë shtatzënë. I heqin mitrën për të fshehur provat dhe më pas bëjnë sikur janë vetëvrarë”, shpjegon Aazam, e cila nga të dyja ka më shumë vështirësi në të folur. 

"I dashuri im nuk më njeh më. Ai është një student universiteti, një intelektual me një dëshirë të madhe për të jetuar në një vend të lirë ku gratë dhe burrat kanë të drejta të barabarta. Niveli ynë i ndërgjegjësimit është aq i lartë sa askush nuk mund të na mashtrojë më as me Kuran, as me tortura," shton Melika.

"Ata e morën atë në një bastisje në universitet. Ata donin që ai të akuzonte një mik për vrasjen e një pasdaran: ai nuk u dorëzua kurrë. Ata e përdhunuan aq shumë sa iu desh ta çonin në spital për t'i qepur trupin e tij të zbërthyer. E kanë droguar dhe i kanë bërë elektroshok. Ai është një nga qindra të dënuarit me vdekje nga regjimi. Tani ai është i mbyllur në një spital psikiatrik dhe nuk e di më emrin e tij”, tregoi Azam. 

Aazam thotë se kur ajo dhe prindërit e saj shkuan për ta parë atë, mjekët qanë. Ai ishte dashuria e jetës së saj, thotë ajo, dhe ka frikë se nuk do ta shohë më.

​​"Ai është 24 vjeç, por duket 90 vjeç, ai tashmë ka vdekur edhe nëse po merr frymë", tregon Azam. 

Përshtatur nga Corriere.it

melika aazam

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj