LIVE UPDATES
Bota

"Më shumë luftë, më pak shpërblime!" Analiza: Çfarë do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Moska po përparon gjetiu, e mbështetur nga mijëra vullnetarë, që joshen me paga të larta e përfitime të tjera të majme.

10 Qershor 2025, 07:57 Nga M.B
"Më shumë luftë, më pak shpërblime!" Analiza:
Foto ilustruese

RUSIA- Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon gjetiu, e mbështetur nga mijëra vullnetarë, që joshen me paga të larta e përfitime të tjera të majme. Në disa zona, shpërblimet për rekrutët e rinj e tejkalojnë një vit pagë. Kjo shumë ka ndryshuar shumë ekonomi familjare dhe ka rritur mbështetjen për konfliktin.

Edhe pse humbjet janë në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, ato nuk i kanë ndalur rekrutimet. Sipas një vlerësimi të ri, Rusia do të ketë mbi 1 milion të vrarë ose të plagosur deri në verë. Javëve të fundit, së paku pesë rajone në Rusi i kanë ulur shpërblimet e njëhershme të rekrutimit për vullnetarët e rinj. Më 5 qershor, rajoni i Volgës në Bashkortostan u bë i fundit që e uli në gjysmë pagesën për rekrutët e rinj.

Ekspertët shpjegojnë se kjo situatë lidhet pjesërisht me kufizimet buxhetore, pasi qeveritë rajonale po përballen me vështirësi financiare për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

“Besoj se, nga njëra anë, kjo lidhet me gjendjen e tensionuar të buxhetit rajonal”, thotë për Radion Evropa e Lirë një ekonomist nga Bashkortostani.

“Nga ana tjetër, kjo mund të jetë një tregues se nevoja për të tërhequr ushtarë kontraktualë, nuk është më aq urgjente”, shton eksperti, i cili kërkoi të mbetej anonim për të shmangur ndjekjen nga autoritetet.

Gjatë pjesës më të madhe të luftës, forcat ruse kanë përdorur kryesisht sulme të drejtpërdrejta të këmbësorisë për të mundur pozicionet ukrainase - gjë që ka shkaktuar numër jashtëzakonisht të lartë viktimash. Nga frika e reagimit të popullit, Kremlini e ka shmangur shpalljen e mobilizimit të përgjithshëm.

Në vend të kësaj, autoritetet kanë përdorur një kombinim forcash: kompani private mercenare si Wagner kanë bërë rekrutime të pavarura, ose të burgosurit janë nxjerrë dhe detyruar të regjistrohen, duke u premtuar amnisti pas përfundimit të shërbimit.

Që nga viti 2023, Kremlini ka vendosur edhe kuota rekrutimi për rajonet, duke i nxitur qeveritë lokale që t’i organizojnë vetë fushatat e tyre dhe të ofrojnë shpërblime. Sipas Janis Kluges, i cili ndjek shpenzimet e Rusisë për luftën në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri në Berlin, këto shpërblime, së bashku me paratë nga Ministria e Mbrojtjes, arrijnë deri në 24 milionë dollarë në ditë në të gjithë vendin.

Në fillim të vitit 2025, Kluge vlerësoi se midis 1.000 dhe 1.500 burrave regjistroheshin çdo ditë për të luftuar. Mesatarja e shpërblimeve në 37 rajonet që ai monitoronte, ishte 1.4 milion rubla, apo rreth 17.700 dollarë - shumë kjo më e lartë se paga mesatare vjetore në shumicën e rajoneve. Muajin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia po rekrutonte rreth 60.000 burra në muaj.

Në Bashkortostan, qeveria rajonale i ka rritur gradualisht shpërblimet për rekrutim: nga 205.000 rubla në verën e vitit 2022, në 505.000 rubla dy vjet më vonë, dhe më pas, në fillim të vitit 2025, i ka trefishuar në 1.6 milion rubla (rreth 20.190 dollarë). Tani, sipas një dekreti të datës 5 qershor, të nënshkruar nga kreu rajonal, Radiy Kharibov, kjo shumë është ulur në 1 milion rubla (rreth 12.620 dollarë).

Kryeqyteti rajonal, Ufa, që ka shpërblimin e vet për rekrutim, e ka zvogëluar po ashtu shumën që ofron për rekrutim. Bashkortostani është një nga rajonet me numrin më të lartë të ushtarëve të vrarë në Ukrainë, sipas të dhënave të mbledhura nga Shërbimi tatar-bashkir i Radios Evropa e Lirë, BBC-ja në rusisht dhe media të pavarura si Mediazona.

Rajone të tjera që kanë ulur shpërblimet për rekrutim, janë: Jamal-Nenets dhe Nizhni Novgorod. Në Samara, pagesa për ushtarët e rinj ka qenë më e larta në vend - 3.6 milionë rubla (rreth 45.430 dollarë) - por që nga fundi i shkurtit është ulur në 2.1 milionë rubla (rreth 26.500 dollarë). Pasi Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, qeveritë perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, për ta detyruar që të ndalte agresionin.

Megjithatë, ekonomia ruse rezultoi më e qëndrueshme sesa parashikuan shumë ekspertë, pjesërisht falë të ardhurave të vazhdueshme nga shitja e naftës dhe gazit jashtë vendit. Kremlini ka investuar para jo vetëm në rekrutimin e ushtarëve, por edhe në përshtatjen e ekonomisë, duke zgjeruar kapacitetet industriale ushtarake për të prodhuar tanke, armë dhe bomba.

Por, ky transformim ka rënduar ekonominë, ka rritur inflacionin dhe ka detyruar bankën qendrore t’i rrisë normat e interesit, duke e bërë më të shtrenjtë për qytetarët marrjen e kredive për banesa apo produkte të mëdha. Sipas disa parashikimeve evropiane, rritja ekonomike e Rusisë pritet të ngadalësohet këtë vit në 1.7 për qind, ose deri në 2 për qind, sipas disa vlerësimeve të tjera. Abbas Gallyamov, analist politik në mërgim dhe ish-këshilltar i Putinit, thotë se arsyeja kryesore përse rajonet po i ulin pagesat për rekrutët, është mungesa e parave.

“Po u mbarojnë fondet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj