17 Maj 2022, 13:34
Nga DOSJA
Antonio Lo Nigro
ITALI- Policia italiane dhe karabinierët në Palermo të Siçilisë arrestuan herët mëngjesin e sotëm 31 anëtarë të organizatave mafioze. Mes të arrestuarve është Antonio Lo Nigro, 43 vjeç, me një rol kryesor në trafikun e drogës, në bashkëpunim me Ndragetta, mafian e fuqishme kalabreze.
Sipas prokurorëve italianë, ai është një nga “kumbarët” më të fuqishëm, në rritje të mafies siciliane. Në shumë pjesë të Palermos, me gjithë përpjekjet e autoriteteve, ai kishte arritur të vendoste sërish pagesën e “taksës së mbrojtjes së detyrueshme” për pothuajse të gjithë tregtarët.
Sipas gazetës La Repubblica, “të gjithë paguanin, që nga shitësi ambulant e deri te pronarët e kompanive të ndërtimit”. Të arrestuarit kërkuan edhe “pastrim parash” nga shumë banorë të Palermos, të cilët donin të shisnin pronat e paluajtshme që zotëronin.
Ka bërë bujë fakti që asnjë nga qytetarët apo pronarët e një sipërmarrjeje tregtare nuk ka dashur të denoncojë këto veprime të paligjshme dhe presioni i vazhdueshëm që kanë marrë. Vetëm kur dhjetë tregtarë u thirrën në departament, pas monitorimit dhe grumbullimit të detajuar të provave, pranuan se çdo muaj ishin të detyruar të mbështesnin përfaqësuesit e Cosa Nostra -s duke paguar një shumë fikse parash.
(d.a/dosja.al)
Bota
17 Maj 2022, 13:24
Foto ilustruese
SHBA-Roveri Perseverance i NASA-s ka arritur një moment të madh në misionin e tij në Mars. Shkencëtari i misionit ...
Bota
17 Maj 2022, 13:30
Foto Ilustruese
RUSI- Diplomacia ruse ka vendosur të dëbojë dy diplomatë finlandezë nga Rusia në shenjë hakmarrjeje...
Bota
17 Maj 2022, 13:24
Daniel Serwer
KOSOVË- Profesori dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas një publikimi të ESI (European Stability Initiativ...
Bota
17 Maj 2022, 13:18
Foto ilustruese
BRITANI- Dyqanet e peshkut dhe të patateve të skuqura në Mbretërinë e Bashkuar janë drejt mbylljes pasi &cced...
Bota
17 Maj 2022, 13:09
Orkestra Kalush
UKRAINË- Orkestra Kalush e Ukrainës dha një interpretim të improvizuar të këngës së tyre fitue...
Bota
17 Maj 2022, 13:14
Vjosa Osmani, Jetmire Vranezi dhe Albin Kurti
Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me tri vjet burgim dhe 2 mij...
Bota
17 Maj 2022, 13:09
Shireen Abu Aqla
IZRAEL- Përfaqësuesi i Vatikanit në Jerusalem ka akuzuar Izraelin për "shkelje brutale" të një marrëves...
Bota
17 Maj 2022, 12:18
Foto ilustruese
SHBA-Indetifikohet i dyshuari për vrasjen e një personi dhe plagosjen e 5 të tjerëve në kishën e Kontesë...
Bota
17 Maj 2022, 13:02
Richard Caplan
Richard Caplan
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, Richard Caplan, në një intervist&eum...
Bota
17 Maj 2022, 12:53
Kurti, Vucic dhe Lajcak
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas përfundim...