LIVE UPDATES
Bota

Megjithë apelin e presidentit Zelenskyy në Uashington, ndihma për Ukrainën ende në pikëpyetje

Presidenti amerikan dhe ai ukrainas thanë se pasojat do të jenë të tmerrshme nëse Ukraina nuk merr fondet që i duhen për të luftuar kundër agresionit rus, ndërsa dimri po afron.

13 Dhjetor 2023, 15:42 Nga I.A

Megjithë apelin e presidentit Zelenskyy në Uashington, ndihma për

SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy duke folur në krah të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bradhë, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të martën që të miratojnë 61 miliardë dollarë ndihmë për vendin, ndërsa Kievi vazhdon të luftojë kundër agresionit rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, të dy udhëheqësit thonë se pa këto fonde Ukraina do të përballet me një dimër të ftohtë dhe të zymtë.

Presidenti amerikan dhe ai ukrainas thanë se pasojat do të jenë të tmerrshme nëse Ukraina nuk merr fondet që i duhen për të luftuar kundër agresionit rus, ndërsa dimri po afron.

Republikanët në Kongres vazhdojnë të kundërshtojnë miratimin e një ndihme të tillë. Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi ligjvënësve që të miratojnë kërkesën prej 61 miliardë dollarësh të presidentit Joe Biden deri në fund të javës.

Republikanët thonë se duan të sigurohen që fondet janë nën “mbikëqyrjen e duhur” dhe gjithashtu duan të shohin “një artikulim të qartë të strategjisë” të Ukrainës.

Presidenti Biden u zotua për mbështetjen e tij të vazhdueshme, ndërsa akuzoi republikanët se po ndihmojnë Moskën duke mos e miratuar ndihmën.

“Drejtuesi i një emisioni televiziv që drejtohet nga Kremlini tha, 'bravo republikanë. Kjo është mirë për ne”. Nëse merrni lëvdata nga propagandistët rusë atëherë mund të jetë koha për të rimenduar atë që po bëni. Historia do t'i gjykojë ashpër ata që i kthejnë shpinën kauzës së lirisë”, tha Presidenti Biden.

Zoti Zelenskyy vazhdoi të bënte thirrje për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe tha se kombi i tij nuk do të falë territor.

“Unë do t’i pyesja këta njerëz nëse do të ishin të gatshëm t'i dorëzonin fëmijët e tyre te terroristët. Unë nuk mendoj se do të donin”, thotë zoti Zelenskyy.

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Presidentin Zelenskyy se është një kukull e Shteteve të Bashkuara.

Taksapaguesit amerikanë po tregojnë shenja lodhjeje në lidhje me situatën në Ukrainë dhe disa republikanë pyesin pse rreth një e treta e parave të SHBA-së nuk shfrytëzohen për armë, por për të ndihmuar qeverinë ukrainase.

John Jameson, aktivist për spastrimin e minave që vizitoi së fundmi vendin, tha se Ukraina ka nevojë për çdo qindarkë.

“Njerëzit që bëjnë çminimin po punonin ndërsa dëgjonim zhurmën e artilerisë që po vazhdonte. Ata po e bëjnë këtë sepse e dinë se është thelbësore që të jenë në gjendje të fillojnë mbjelljet dhe prodhimin tani në mënyrë që jo vetëm të luftojnë, por edhe të mund të jetojnë. Jo, ne nuk mund të presim derisa të mbarojnë luftimet”, thotë zoti Jameson.

Analistët thonë se lufta mund të zgjasë më shumë se një vit dhe shtrojnë pyetjen nëse Ukraina po merr mbështetjen e duhur, duke pasur parasysh arritjet e ushtris së saj të vogël përballë një armiku shumë më të madh.

“Ata janë bërë viktima të suksesit të tyre. Unë nuk mendoj se duhet të kërkojmë nga ukrainasit të bëjnë më shumë po të kemi parasysh ndihma e vogël ushtarake që ju jepet. Ata po marrin një sasi tepër të vogël municionesh, artilerie me rreze të gjatë veprimi dhe me preçizion të lartë, mbrojtjes ajrore. Unë mendoj se ata po përdorin vërtet në mënyrë mbresëlënëse burimet shumë të kufizuara që u jepen, kundër një kundërshtari shumë më të madh”, thotë Dalibor Rohac, studiues në Institutin “Amerikan Enterprise”, ku studion ekonominë politike të Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet transatlantike.

Tani i takon Kongresit të vendosë nëse Ukraina e merr atë që kërkon përpara ardhjes së pashmangshme të një armiku mizor që godet pa mëshirë: Dimrit.

Marrë nga VOA

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj