Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani.
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore më 29 janar.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro.
Daçiq tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa për një person tjetër vazhdojnë kërkimet mbi dyshime se kanë kryer vepra penale për prodhimin dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.
Përveç drogës, janë gjetur edhe armë zjarri, të paktën katër pushkë automatike dhe një raketë që hidhet nga krahu, si dhe para në vlerë prej rreth 12.700 eurosh.
Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi njoftoi se të arrestuarit dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal.
Në njoftimin e prokurorisë serbe u tha po ashtu se ky grup i organizuar kriminal e kishte magazinuar marihuanën në hapësirat e kompanisë Florakom d.o.o., prej nga ajo shpërndahej në Beograd, ku shitjen.
Autoritetet në Serbi thanë se po vazhdojë kontrollet, ndërsa të dyshuarit, pas ndalimit policor do të dërgohen në prokurori për t’u marrë në pyetje./REL
Foto ilustruse INDI- Rreziku i përhapjes vdekjeprurëse Virusi Nipa përtej Indisë është e ulët, tha sot Organiz...
Foto ilustruse NIGERI- Xhihadistët e grupit Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore (ISIS) vranë dhjetëra njerëz, për...
Foto ilustruse Një studim i ri kritikon procedurën e vlerësimit të rrezikut të Bashkimit Europian për pesticidet, duke argume...
Foto ilustruse Sarajeva është qyteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i binjakëzuar me Teheranin. Megj...
Foto ilustruse SHBA- Qeveria amerikane njoftoi se po pezullon sanksionet e vendosura për të lehtësuar trafikimin e naftës s&e...
Foto ilustruse SHBA- Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të heqin certifikimin e avionëve kanadezë Bombardier dhe të gj...
Foto ilustruse Pak pas orës 14:00 të martën e parë të dhjetorit, në gjykatën e Qarkut Jugor në Menhatën të...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi mbrëmjen e sotme se pret që Rusia të zbatojë...
GJERMANI- Situata e politikës botërore është serioze dhe e vështirë - por sjell edhe shanse për Gjermaninë dhe Europ&e...
SERBI- Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, t...