Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MEKSIKË- Banorët e dikur portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dhe qyteteve bregdetare përreth, janë përgatitur për mbërritjen e uraganit Otis, i cili ka mundësi të sjellë pasoja katastrofike. Ky uragan i kategorisë 5 ka kthyer kujtimet e stuhisë së vitit 1997, e cila i vrau dhjetëra njerëz.
“Një skenar makthi po zhvillohet për Meksikën jugore këtë mbrëmje, pasi Otisi po i afrohet bregdetit me shpejtësi të madhe”, tha shërbimi meteorologjik amerikan, Qendra Nacionale e Uraganit, të martën vonë.
Uragani Otis u forcua nga një stuhi tropikale në një uragan të rrezikshëm të kategorisë 5 brenda 12 orëve të martën, teksa po i afrohet bregdetit paqësor të Meksikës jugore. Shërbimi meteorologjik amerikan tha se Otis shkaktoi erëra të fuqishme deri në 260kmh të martën vonë dhe se pritet të arrijë në Akapulko të mërkurën në mëngjes.
Akapulko është qytet me mbi një milion banorë në fund të bjeshkëve. Shtëpitë luksoze dhe lagjet e varfra e mbulojnë pjesën bjeshkore të qytetit me pamje nga Oqeani Paqësor. Otis pritet të mbetet uragan i kategorisë 5 gjatë mbërritjes në tokë, por pastaj parashikohet një dobësim i shpejtë i tij për shkak të terrenit të lartë të Meksikës. Me gjasë, Otis do të zhduket në jug të Meksikës gjatë të mërkurës mbrëma.
Në Akapulko, njerëzit u ngutën për t’u strehuar nëpër shtëpitë e veta pasi shiu i madh dhe erërat e forta filluan pareshtur, duke i detyruar turistët ta braktisin plazhin. Kryetarja e Akapulkos, Abelina Lopez, iu bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e veta, apo të shkojnë që qendrat strehimore të qytetit.
Ajo tha se Otisi mund të jetë uragan më shkatërrues se uragani Pauline, i cili e goditi këtë vend më 1997, duke shkatërruar pjesë të qytetit dhe duke i vrarë më shumë se 200 njerëz. Qindra të tjerë ishin lënduar nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut.Presidenti i Meksikës, Andrea Manuel Lopez Abrador, u bëri thirrje qytetarëve përmes një postimi në rrjetin social X të shkojnë në “qendrat strehimore, në vende të sigurta larg lumenjve, përrenjve, luginave dhe të jenë të vëmendshëm”.
Ushtria e Meksikës i ka zhvendosur më shumë se 8.000 trupa në Akapulko me pajisje të specializuara për të ndihmuar ekipet e shpëtimit. Autoritetet e mbyllën portin e Akapulkos, i cili ka 300 anije peshkimi./REL
Foto ilustruese] JERUZALEM - Numri i vdekjeve në Gaza nga bombardimet izraelite u rrit në 6,546 sot, që është pothuajse 800 m...
Matteo Salvini ITALI- Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini i ka cilësuar komentet e liderit turk, Erdogan për Hamasin s...
Gaza IZRAEL- Në bilancin e fundit të publikuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë në Palestinë bën me di...
Momenti i luftes IZRAEL-Momenti në të cilin ushtria izraelite zmbraps tentativën e pushtimit të Hamasit, nga deti, ësht&...
foto ilustruese BRUKSEL- Policia belge ka arrestuar një person në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të 16 tetorit ...
Vuçiç dhe Grenell SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i ka dorëzuar paraditen e sotme diplomatit amerikan Ri...
Recep Tayyip Erdogan TURQI-Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Turqisë në një konferencë paraditen e sotme gjatë mbledhjes me parti...
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) i ka cilësuar si “mbështetje” për dialo...
Jakov Milatoviç MALI I ZI- Nga vendet e rajonit Mali i Zi duket se po shkon më shpejt drejt bllokut evropian. Presidenti Jakov Milatovi&cc...
Grzegorz Kaszak POLONI- Një skandal seksual ka tronditur Vatikanin, ku një prift ka organizuar një orgji në famullinë e tij.&...