Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Meloni, kryeministrja e ekstremit të djathtë, ka tentuar që ta distancojë veten nga trashëgimia e partisë së saj nacionaliste, që u themelua më 2012 dhe që ka rrënjët te Lëvizja neofashiste Socialiste italiane.
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përjashtoi mundësinë e largimit të simbolit të flakës tringjyrëshe nga logoja e partisë së saj, pavarësisht thirrjeve nga subjekti i saj që të heqë dorë nga simbolet fashiste.
“Largimi i flakës.... kurrë nuk ka qenë temë”, tha Meloni gjatë një interviste për gazetën italiane, Corriere della Sera më 3 janar. Deklaratat e saj vijnë pasi Luca Ciriani, anëtari i partisë së Melonit, Vëllezërit e Italisë (Fdl), dhe ministër për raportet me Parlamentin, tha se “do të vijë momenti që të shuhet flaka”.
“Është një gjë simbolike dhe sikurse edhe shumë gjëra të tjera simbolike do t’i vijë dita, edhe nëse nuk heqim dorë nga to krejtësisht”, kishte deklaruar ai në nëntorin e vitit të kaluar.
Meloni, kryeministrja e ekstremit të djathtë, ka tentuar që ta distancojë veten nga trashëgimia e partisë së saj nacionaliste, që u themelua më 2012 dhe që ka rrënjët te Lëvizja neofashiste Socialiste italiane.
Si aktiviste e re, më 1996 ajo kishte deklaruar se besonte se udhëheqësi fashist, Benito Mussolini, kishte qenë “politikan i mirë”. Tani ajo pretendon se këto nostalgji për fashizmin “nuk kanë vend” në jetën politike italiane.
Kundërshtarët e saj, përfshirë disa anëtarë të partisë së saj, vazhdimisht i bëjnë thirrje që të largojë simbolin e flakës nga logoja – simbol që është me tri ngjyrat e flamurit italian – simbol që u inspirua nga partia e Jean-Marie Le Pen në Francë, i cili themeloi Tubimin Kombëtar më 1972.
Sipas disa analistëve, baza e logos paraqet varrin e Mussolinit në Predapio, që ende tërheq dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit. Flaka u inkorporua në logo e partisë më 2014. Disa zyrtarë të lartë të Vëllezërve të Italisë nuk e fshehin admirimin e tyre për regjimin fashist, i cili kishte aplikuar “ligje raciste” kundër hebrenjve më 1938.
Kryetari aktual i Senatit, njëherësh bashkëthemelues i partisë së Melonit, Ignazio La Russa, është ish-aktivist i Lëvizjes Socialiste italiane. Muajin e kaluar, gazeta ultrakonservatore Libero Quotidiano, që udhëhiqet nga ish-zëdhënësi i Qeverisë së Melonit, publikoi në ballinë fotografinë e Mussolinit me titullin: “Njeriu i vitit”. Në një editorial, kjo gazetë akuzoi të majtën për shfrytëzimin e historisë për përfitime politike.
Meloni u zgjodh kryeministre në tetor të vitit 2022. Partia e saj vazhdon të jetë partia me mbështetjen më të madhe në vend, edhe pse mbështetja ka rënë për 16 pikë, dhe tani gëzon mbështetje prej 42 për qind, sipas një sondazhi të publikuar ditë më parë.
“Nuk kam asgjë nga e cila mund të turpërohem”, tha Meloni për Corriere della Sera./REL
Hanoi VIETNAM- Kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi është mbuluar nga smogu i rëndë javët e fundit ndërsa është duke ...
Gjurmët e zbuluara ANGLI- Vendkalimi më i madh i dinozaurëve në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar në një...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Korenë e Jugut mes një krize të zgjatur t...
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, në Damask më 3 janar 2025. DAMASK- Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Franc&...
Foto ilustruese SPANJË- Të dhënat e fundit zyrtare kanë bërë me dije se viti 2024 ka thyer një rekord të ri në...
Zelensky-Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund ...
Gjermani GJERMANI- Zyrtarët gjermanë kanë kërkuar kufizime për fishekzjarret e paligjshme si dhe dënime më të ...
Foto ilustruese LIBI- Njëzet persona janë zhdukur pasi ranë në det nga një varkë. Me 27 pasagjerë, varka gjashtë me...
Karl Marksi GJERMANI- Përse ndodhet statuja e Karl Marksit në Kemnic (Chemnitz)? Përse Nova Gorica shihet si qytet i ndarë? Disa fakte ...
Orban POLONI- Polonia ka vendosur që të mos e ftojë ambasadorin e Hungarisë në ngjarjen që do të mbahet më 3 janar ...