Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Merkel theksoi se vitin e kaluar u përpoq më kot të organizonte bisedime me presidentin rus për një urdhër sigurie në Evropë.
GJERMANI- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se disa nga përpjekjet e saj në vitin e fundit të mandatit të saj kanë dështuar ku tha se dështoi në nismën e saj për bisedimet e sigurisë me Putinin.
Merkel theksoi se vitin e kaluar u përpoq më kot të organizonte bisedime me presidentin rus për një urdhër sigurie në Evropë.
“Nga njëra anë, Putini nuk ishte më i gatshëm të priste një samit të stilit të Normandisë. Nga ana tjetër, unë nuk kam qenë në gjendje të krijoj një format shtesë diskutimi euro-rus për një klasë evropiane të sigurisë, së bashku me formatin e Normandisë”.-tha Merkel.
Që nga viti 2014, skema e Normandisë ka qenë një forum në të cilin Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime të ndërmjetësuara nga Gjermania dhe Franca. Suksesi më i rëndësishëm i negociatave ishte marrëveshja e Minskut e vitit 2015 për një zgjidhje paqeje në Ukrainë, e cila, megjithatë, nuk u zbatua në vitet në vijim.
Sa i përket faktit nëse Putini po priste që të përfundonte mandati i Merkelit për të sulmuar Ukrainën, ish-kancelarja tha se kjo gjë mund ta ketë ndihmuar ashtu si dhe zgjedhjet franceze.
"Largimi im mund të ketë ndihmuar, si zgjedhjet franceze, tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe ngecjen e zbatimit të Marrëveshjes së Minskut".-shtoi ajo.
Merkel nuk përjashtoi mundësinë e ndërmjetësimit të konfliktit në një datë të mëvonshme. Kur u pyet nëse do të ishte në dispozicion, ajo u përgjigj se askush nuk e ka pyetur për momentin.
Sa i përket sistemit të sigurisë evropiane, ish-kreu i qeverisë gjermane theksoi se Lufta e Ftohtë nuk ka përfunduar dhe se Putini duhet marrë seriozisht. Merkel theksoi se sulmi i tij i dhunshëm ndaj Ukrainës ishte një pikë kthese në historinë evropiane të pasluftës që do të ketë pasoja për shumë vite në vijim.
Në fund Merkel mbështeti rrugën e pasardhësit të saj, Olaf Scholz i cili shpesh është kritikuar se nuk ka mbajtur një qëndrim konstant dhe të vendsour dhe se nuk është treguar shumë i disponueshëm për të ndihmuar Ukrianën.
“E konsideroj të drejtë që Perëndimi po punon për ekzistencën e Ukrainës pa u bërë pjesë e konfliktit të menjëhershëm ushtarak”, tha ajo.
Liam Garvey ANGLI- Një shpërndarës droge në Angli u kap pasi u zbulua nga një llogari 'ChopperReid' n&eu...
Shira ne Kosove KOSOVË- Prishtina Weather paralajmëroi një stuhi e cila do ti afrohej Kosovës ditën e sotme e cila vinte nga ...
Bill Clinton SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton foli për herë të parë dhe shkurtimisht me fenomenin dhe mun...
ursula von der leyen Nëse sapo po na bashkoheni, ja çfarë duhet të dini pas atij njoftimi të BE-së: Komisioni Evropian ka ...
Bashkimi Evropian BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Evropian mbërriti në konferencën e sotme për shtyp i veshur me ngjyrat e flamurit t&...
Boris Johnson dhe Volodymyr Zelenksyy UKRAINË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë një vizitë t&eu...
Gabriel Escobar MAQEDONIA E VERIUT- Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po di...
Shaip Kamberi SERBI- Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt dhe kjo do të jetë një tjetë...
Foto ilustruese Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit dhe do të udhëheqë integrim...
Ana Brnabiç MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministrja në largim e Serbisë Ana Brnabiç tha sot se pozicioni negociues i Serbisë me Bash...