13 Maj 2022, 13:07
Nga DOSJA

SRI LANKA- Presidenti i rrethuar i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është betuar që do të zgjedhë një kryeministër të ri për të zëvendësuar vëllanë e tij, ndërkohë që vendi po kalon disa trazira.
Sipas The Guardian, kryeministri i ri u vendos Ranil Wickremesinghe, i cili ka mbajtur postin pesë herë më pare. Ai do të kryesojë një qeveri e cila do të merret me gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza më e keqe ekonomike e Sri Lankës që nga pavarësia, me mungesa të mëdha të ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe ndërprerjet e energjisë.
Wickremesinghe vizitoi një tempull budist pasi bëri betimin dhe u tha gazetarëve se do të punojë si me opozitën ashtu edhe me partinë qeverisëse për të gjetur zgjidhje për vështirësitë me të cilat përballen njerëzit.
"Ne duam ta kthejmë kombin në një pozicion ku njerëzit tanë do të kenë përsëri tre vakte në ditë. Rinia jonë duhet të ketë një të ardhme,"- tha Wickremesinghe.
Ai kryeson partinë Kombëtare të Bashkuar (UNP), e cila ka vetëm një vend në parlament, por Vajira Abeyëardena, një zyrtare e UNP-së, tha se një qeveri e udhëhequr nga Ëickremesinghe kishte mbështetjen e shumicës prej 160 nga 225 deputetë.
"Ai është duke u betuar si kryeministër ... sepse një numër anëtarësh të parlamentit i kanë kërkuar të marrë përsipër dhe të zgjidhë problemet e vendit,"-tha Abeyëardena.
Mahinda Rajakapsa, vëllai i presidentit, dha dorëheqjen pa dëshirë si kryeministër të hënën pas sulmeve të dhunshme nga mbështetësit e familjes ndaj protestuesve paqësorë antiqeveritar.
Protestuesit kanë fajësuar presidentin për keqmenaxhimin ekonomik dhe korrupsionin shkatërrues që e kanë shtyrë Sri Lankën në prag të falimentimit dhe në mënyrë të përsëritur i kanë kërkuar dorëheqjes. Është e paqartë nëse emërimi i Wickremesinghe do të jetë i mjaftueshëm për t'i qetësuar ata.
(j.c)/dosja.al
Bota
13 Maj 2022, 12:32
SHBA-Në Uashington, ka pasur një përpjekje për të përshpejtuar procesin për miratimin e fondit prej 40 miliardë...
Bota
13 Maj 2022, 12:56
Christian Schmidt
BOSNJE HERCEGOVINË- Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt ...
Bota
13 Maj 2022, 12:41
Elon Musk
SHBA- Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, tha se ai pret që Kina të prodhojë disa kompani shumë të forta për sh...
Bota
13 Maj 2022, 11:52
SHBA- Një nënë nga Oregon (SHBA) vrau dy fëmijët e saj dhe më pas vrau veten. 31-vjeçarja, Ashley Palmer u gjet e vdekur ...
Bota
13 Maj 2022, 12:30
Alkesander Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sot do të kryesojë një seancë speciale të Kë...
Bota
13 Maj 2022, 12:26
UKRAINË- Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, ka përditësuar shifrat teksa 226 fëmijë janë vrarë dhe 420...
Bota
13 Maj 2022, 12:23
Bislimi dhe Lajcak
BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi ka nisur takimin e tij me emisarin e BE-...
Bota
13 Maj 2022, 12:22
MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretarja e Jashtëme e Mbretërisë së Bashkuar u ka kërkuar liderëve botërorë që t&eum...
Bota
13 Maj 2022, 12:12
Bislimi, Lajcak dhe Petkovic
BRUKSEL- Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak,...
Bota
13 Maj 2022, 12:12
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se tashmë Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në ...