LIVE UPDATES
Bota

Mes pikëpyetjeve për Pete Hegseth, Trumpi shqyrton emërimin e Ron De Santis si Sekretar i Mbrojtjes

Tre burime thanë se guvernatori republikan i Floridës Ron De Santis, i cili kandidoi kundër Trump në zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane, po shqyrtohet si kandidaturë e mundshme për sekretar të mbrojtjes, nëse emërimi i Hegseth nuk përparon.

4 Dhjetor 2024, 16:50 Nga E. D
Mes pikëpyetjeve për Pete Hegseth, Trumpi shqyrton emërimin e Ron
Pete Hegseth

SHBA- Emërimi i Pete Hegseth si Sekretar Mbrojtjeje po lëkundet. Senatorët, po shqyrtojnë një sërë akuzash që janë bërë publike lidhur me të. Një person që ka dijeni mbi çështjen tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se ekipi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump është i shqetësuar mbi konfirmimin e zotit Hegseth në Senat dhe se po shqyrton kandidatura të tjera.

Tre burime thanë se guvernatori republikan i Floridës Ron De Santis, i cili kandidoi kundër Trump në zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane, po shqyrtohet si kandidaturë e mundshme për sekretar të mbrojtjes, nëse emërimi i Hegseth nuk përparon. Tre burimet folën në kushte anonimiteti. Ekipi i zotit Trump nuk pranoi të komentonte.

Pete Hegseth zhvilloi të martën, për të dytën ditë me radhë, takime private me senatorë republikanë në Kongres, mes shtimit të pikëpyetjeve mbi aftësinë e tij për të drejtimin e Pentagonit.

Zoti Hegseth u tha gazetarëve se kishte në plan të takohej me çdo senator, përfshirë ata që janë skeptikë lidhur me emërimin e tij.

“Ne do të takojmë çdo senator që kërkon të na takojë. Mirpëresim këshillat e tyre në këtë proces konsultimi”, tha zoti Hegseth.

Ish gazetari i rrjetit Fox News, një veteran lufte i dekoruar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, të cilin zoti Trump e emëroi si Sekretar Mbrotjeje, pritet të jetë ndër kandidaturat e para të administratës së re, që do të shqyrtohet për konfirmim në Senat.

Por zoti Hegseth po përballet me pikëpyetje mes një akuze për sulm seksual, të cilin ai e ka mohuar dhe njoftimeve të tjera që kanë dalë në shtyp në lidhje me sjelljen e tij në punë. Sentori republikan Lindsey Graham i cilësoi “shqetësuese” disa prej këtyre njoftimeve.

“Dua të sigurohem që çdo grua që bëhet pjesë e ushtrisë të ndidhet e respektuar dhe e mirëpritur”, tha senatori Graham për rrjetin CBS News.

Senatori republikan Josh Hawley tha se i kishte parë njoftimet e shtypit dhe se do të bisedonte me zotin Hegseth. “Jam i sigurt që ai do të flasë lidhur me këto raporte”, u shpreh senatori.

Përpara se të ishte prezanutes i emisionit të fundjavës “Fox & Friends” në rrjetin Fox News, zoti Hegseth ishte pjesë e dy grupeve jofitimprurëse në mbrojtje të veteranëve të luftës, “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën” dhe “Veteranët për Liri”.

Revista “New Yorker” citoi këtë javë një raport dhe disa dokumente të tjera referuar kohës që zoti Hegseth drejtonte grupin “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën” ku ngriheshin dyshime për disa incidente të shkaktuara prej tij gjatë takimeve të punës duke qënë nën ndikimin e alkoolit, për sjellje të papërshtatshme ndaj punonjëseve gra, si edhe për keqmenaxhim financiar.

Rrjeti NBC News njoftoi se një sërë punonjësish të paidentifikuar, të mëparshëm dhe aktualë të rrjetit Fox, që kanë punuar me zotin Hegseth, ishin shprehur se konsumimi i alkoolit nga ana e tij kishte ngritur shqetësime.

Disa prej tyre thanë se zoti Hegseth ishte paraqitur në punë ndërsa vinte era alkool.

Agjencia e lajmeve Associate Press foli me 4 persona të cilët kanë punuar në grupin “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën”, ose kanë njohuri lidhur me kohën kur zoti Hegseth ishte pjesë e këtij grupi, të cilët nuk pranuan të identifikohen, për shkak se nuk ishin të lejuar të flisnin për mediat, ose sepse kishin firmosur marrëveshje për ruajtjen e konfidencialitetit.

Ndërsa konferencat e grupit mund të zgjasnin deri vonë dhe shpesh përfundonin në një lokal aty pranë, tre nga katër personat, thanë se nuk e kishin parë zotin Hesgseth nën efektin e alkoolit.

Një person, i cili ka patur lidhje me grupin “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën”, i tha agjencisë Associated Presss, se sidoqoftë, disa punonjës kishin ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e alkoolit nga zoti Hegseth, por thanë se largimi i tij nga grupi lidhej më shumë me dallimet ideologjike mes tij dhe rrjetit jo fitimprurës konservator.

Konfirmimi i të emëruarve të Presidentit të zgjedhur Trump kërkon shumicën e votave në Senat. Republikanët kanë një shumicë prej 53 vendesh, çka do të thotë se 4 vota kundër të republikanëve mund të rrëzojnë emërimin, nëse edhe të gjithtë demokratët shprehen kundër.

Senatorët republikanë po shqyrtojnë opsionet e tyre.

Nëse konfirmohet, zoti Hegseth jo vetëm që do të ishte pjesë e komandës dhe kontrollit të armëve bërthamore të vendit, por do të ishte i gjashti në rradhën e zyrtarëve që do të zëvendësonin presidentin nëse ai nuk do të ishte në gjendje të ushtrontë rolin e tij.

Gjatë një takimi me dyer të mbylluar me rreth 12 senatorë të hënën vonë, asnjë prej tyre nuk e pyeti zotin Hegseth mbi akuzat ndaj tij.

Senatori republikan Ted Cruz, tha se popullit amerikan i intereson forcimi i ushtrisë dhe i cilësoi “të turpshme” kritikat ngaj zotit Hegseth.

Pikëpyetjet mbi zotin Hegseth dhe të emëruar të tjerë janë tregues se “përse kontrolli i pastërtisë së figurës është i rëndësishëm, pse komisioni hetimor është kritik”, tha senatorja republikane Susan Collins.

Senatori tjetër republikan Tommy Tuberville tha pas takimit me zotin Hegseth se e mbështeste emërimin e tij. Por sa i përket akuzave tha se "ato mund të arrijnë në një pikë që njerëzit mos të votojnë për ta konfirmuar atë."

Sipas një raporti të detajuar hetimor të bërë publik së fundmi, një grua ka denoncuar në polici se është abuzuar seksualisht në 2017 nga zoti Hegseth, pasi ai i kishte marrë telefonin, kishte bllokuar derën në një dhomë hoteli në Kaliforni dhe nuk kishte pranuar që ta linte atë të largohej. Hegseth deklaroi asokohe në polici se marrëdhënia intime kishte qenë konsensuale dhe mohoi çdo shkelje./VOA

pete hegseth

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj