LIVE UPDATES
Bota

Mes tensioneve politike ndërmjet Berlinit dhe Parisit, Macronët vizitë shtetërore në Gjermani

Mes tensioneve politike ndërmjet Berlinit dhe Parisit presidenti francez, Macron dhe gruaja e tij do të zhvillojnë një vizitë shtetërore në Gjermani me ftesë të presidentit. Steinmeier.

24 Maj 2024, 07:40 Nga r.ll
Mes tensioneve politike ndërmjet Berlinit dhe Parisit, Macronët
brigite dhe emanuel macron

GJERMANI- Vizita e fundit e një presidenti francez në Gjermani ka qenë në vitin 2000, nga Zhak Shirak. Një kohë e gjatë për dy vende që ndihen të lidhura aq ngushtë. Por kjo pauzë e gjatë nuk ka asnjë domethënie politike. Krerët e qeverive dhe ministrat e të dy vendeve takohen rregullisht një herë në disa muaj.

Gjatë një vizite shtetërore në plan të parë nuk është politika, por takimi me vendin dhe njerëzit e tij. Nikoqir nuk është kancelari, por presidenti gjerman. Përveç Berlinit stacione të vizitës të çiftit presidencial do të jenë edhe Dresdeni dhe Münsteri, ku Macron do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Paqes së Vestfalisë.

Në fakt vizita e Emmanuel dhe Brigitte Macron në Gjermani ishte planifikuar për korrikun e kaluar, por presidenti e anuloi atë për shkak të trazirave në Francë. As tani gjërat nuk janë shumë më të qeta për Macronin: zgjedhjet evropiane po afrojnë, dhe sipas sondazheve partia populiste e djathtë Rassemblement National e Marine Le Pen ka të ngjarë të bëhet partia më e fortë në Francë.

Përveç kësaj një studim për Eurobarometrin në shkurt tregoi një lodhje të qartë të francezëve nga BE. Sipas studimit Parlamenti Evropian gëzon në Francë reputacionin më të ulët ndër të gjitha 27 vendet e BE dhe pikërisht në vendin, ku mblidhet parlamenti dhe i cili së bashku me Gjermaninë konsiderohet si forca lëvizëse e BE.

Macron: "Europa mund të vdesë"

"Europa jonë mund të vdesë" – me këto fjalë para një muaji në universitetin e Sorbonës në Paris Macron kërkoi më shumë sovranitet dhe mbrojtje të përbashkët për Europën. Nuk është hera e parë, që Macron harton vizione të mëdha politike evropiane. Ai e ka bërë këtë në vitin 2017 duke kërkuar një ministër evropian të financave. Atëherë u refuzua nga kancelarja demokristiane Angela Merkel. Këtë herë Olaf Scholz i vlerësoi në X "impulset pozitive" të fjalimit për Evropën, por pa dhënë përgjigje konkrete.

Kemi të bëjmë edhe me mentalitete të ndryshme, mendon Marc Ringel, drejtor i Institutit gjermano-francez në Ludwigsburg, në landin gjerman Baden-Vyrtemberg. Vizionet janë "një mënyrë shumë franceze për të shpjeguar këndvështrimin për gjërat, që nuk e gjen në Gjermani", thotë ai për DW. (Ish-kancelari) "Helmut Schmidt ka thënë: "Kushdo, që ka vizione, duhet të shkojë te mjeku". Mendoj se ky është versioni i matur gjerman”.

Besnikëria gjermane ndaj aleancës - Autonomia franceze

Por edhe në shumë çështje të veçanta ka momentalisht diferenca të dukshme politike: Parisi është për përdorimin e energjisë bërthamore, Berlini i ka mbyllur edhe reaktorët e fundit, megjithë mungesën e energisë. Macroni nuk i përjashtoi trupat paqësore në luftën e Ukrainës, Scholz i refuzon kategorikisht. Planet për një tank gjermano-francez dhe një avionin ushtarak përparojnë shumë ngadalë. Macron dëshiron që Gjermania për planet e saj të armatimit, të bëjë porosi te firmat evropiane, pse jo edhe ata franceze, Gjermania preferon të blejë te amerikanët.

"Mbrojtja ka qenë gjithmonë një çështje e vështirë mes Gjermanisë dhe Francës, se në këtë pikë kemi kultura të ndryshme sigurie”, thotë Marc Ringel. "Te pala gjermane kemi lidhje shumë të ngushta me NATO-n”, nga ana tjetër është "autonomia strategjike, që Franca kërkon ta këtë”.

Scholz në frengjisht, Macron në gjermanisht

Marrëdhëniet gjermano-franceze prej dekadash nuk kanë qenë më të këqija, u ankua së fundmi Friedrich Merz, kryetar i partisë kryesore opozitare CDU. Merz foli edhe për një "çarje" mes Scholz dhe Macron në mbështetjen për Ukrainën. Në një konferencë të përbashkët për këtë temë në mars tensionet qenë të dukshme.

Por Scholz dhe Macron të paktën së jashtmi duan t'i tregojnë botës, se e kuptojnë njëri-tjetrin. Në një video të shkurtër ata e provojnë këtë edhe në gjuhën e njëri-tjetrit. Macron lexon një pyetje në platformën X, në vend të Macronit përgjigjet Scholz - në frëngjisht: "Bonjour chers amis, je vous le confirme, vive l'amitié franco-allemande!" ("Përshëndetje të dashur miq, ju konfirmoj, rroftë miqësia franko-gjermane!") Macron thotë më pas në gjermanisht: "Danke, Olaf, ich stimme Dir sehr zu." (Faleminderit, Olaf, jam shumë dakord me ty).

Po miqësia gjermano-franceze mes qytetarëve të të dy vendeve, përtej udhëtimeve për pushime dhe verës së kuqe? Marc Ringel citon një studim të muajit mars nga Infratest. "Ai tregon, se aprovimi i gjermanëve për Francën si një vend partner mbetet i lartë. Mbi 80 për qind e gjermanëve thonë se Franca është një partner i besueshëm, aprovim shumë më i lartë se për çdo partner tjetër. Të njëjtën gjë e kemi të pasqyruar edhe në Francë."/DW

emmanuel macron brigitte macron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj