LIVE UPDATES
Bota

Michael Cohen, ish-avokati i Trump dëshmon kundër tij në gjyqin në Nju Jork

Ish-Presidenti Donald Trump, tashmë edhe kandidati kryesues republikan për zgjedhjet e vitit 2024, u paraqit vullnetarisht në gjykatë për këtë dëshmi që pritej me shumë interes. Ai ka ndjekur tashmë gjashtë ditë seancash gjyqësore në Manhatan. Zoti Cohen, paraqitja e së cilit në gjykatë u shty javën e kaluar për shkak të një situate shëndetësore, ka thënë se është hera e parë që e shikon zotin Trump prej pesë vitesh.

24 Tetor 2023, 22:44 Nga r.ll
Michael Cohen, ish-avokati i Trump dëshmon kundër tij në gjyqin
michael cohen

SHBA– Pesë vite pasi iu kundërvu publikisht ish-Presidentit Donald Trump, ish-avokati i tij Michael Cohen u përball të martën me të në gjyqin për padinë civile që rrezikon të trondisë perandorinë e tij të pronave të patundshme. Zoti Cohen nuk shikoi në drejtimin e ish-Presidentit Trump kur kaloi pranë tij për të dëshmuar si një dëshmitar kyç kundër ish-shefit të tij.

Ish-Presidenti Donald Trump, tashmë edhe kandidati kryesues republikan për zgjedhjet e vitit 2024, u paraqit vullnetarisht në gjykatë për këtë dëshmi që pritej me shumë interes. Ai ka ndjekur tashmë gjashtë ditë seancash gjyqësore në Manhatan. Zoti Cohen, paraqitja e së cilit në gjykatë u shty javën e kaluar për shkak të një situate shëndetësore, ka thënë se është hera e parë që e shikon zotin Trump prej pesë vitesh.

“Nuk është Donald Trump kundër Michael Cohen, apo Michael Cohen kundër Donald Trump”, tha zoti Cohen kur mbërriti tek gjykata. “Kjo ka të bëjë me llogaridhënien, thjesht dhe qartë”.

Ndërsa shkonte drejt gjykatës, ish-Presidenti Trump vuri në dukje se zoti Cohen bëri burg pasi pranoi fajësinë për evazion fiskal, për mashtrim të Kongresit dhe për shkelje të rregullave të financimit të fushatave elektorale.

“Ai është provuar se është gënjeshtar”, tha zoti Trump, i cili pritet të dëshmojë më vonë në këtë proces gjyqësor. Pasi u ul në bankën e dëshmitarëve, zoti Cohen filloi t’u përgjigjej pyetjeve për karrierën e tij dhe për dënimet penale që ka marrë. Herë pas here, ish-Presidenti Trump komunikonte me pëshpëritje me avokatët e tij dhe në momente të caktuara ndiqte me vëmendje të lartë.

Procesi gjyqësor u çel nga padia e prokurores së Nju Jorkut, Letitia James, ku akuzohet zoti Trump dhe drejtues të tjerë të kompanisë së tij, “Organizata Trump”, për konspiracionin për të fryrë me miliarda dollarë vlerën e tij në deklaratat financiare, që u paraqiteshin bankave, firmave të siguracioneve dhe të tjerëve për të arritur marrëveshje biznesi apo për të përfituar kredi bankare.

Gjykatësi Arthur Engoron ka vendosur tashmë se zoti Trump dhe kompania e tij kanë mashtruar, por procesi gjyqësor vazhdon me akuzat për konspiracion, mashtrim të siguracioneve dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ish-Presidenti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje. Ai thotë se madje vlera e pasurive të tij ishte e nënvlerësuar, dhe ai thotë se deklaratat e tij financiare kanë një shënim ku u thuhet marrësve t’i kontrollojnë vetë shifrat e paraqitura.

Ai e ka sulmuar procesin duke e quajtur një mashtrim dhe një vazhdimësi të gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave. Ish-presidenti thotë se kjo çështje gjyqësore është pjesë e përpjekjeve të prokurores James dhe demokratëve të tjerë për të dëmtuar fushatën e tij elektorale.

Zoti Cohen shërbeu për një dekadë si avokati besnik personal i zotit Trump, përpara se të shkëputej publikisht prej tij në vitin 2018, ndërsa zhvillohej një hetim federal që e futi zotin Cohen në një burg federal. Ai është gjithashtu dëshmitar kryesor i prokurorisë në një tjetër çështje gjyqësore në Manhatan për pagesat për të fituar heshtjen e të tjerëve, çështje për të cilën pritet të fillojnë seancat pranverën e ardhshme.

Prokurorja James është shprehur se zoti Cohen shërbeu si forca shtytëse për hetimin e saj civil, që solli padinë për mashtrim për të cilën po zhvillohet procesi gjyqësor. Ajo citoi dëshminë e zotit Cohen në Kongres në vitin 2019, se zoti Trump ka një historik të paraqitjes së vlerave të pavërteta të pasurive të tij, me qëllim përfitimin e kredive me kushte favorizuese dhe zbritje nga taksat.

Marrë nga VOA

 

 

michael cohen

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje