LIVE UPDATES
Bota

Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë, këtë të bëjë edhe Athina

Mickoski e tha këtë duke komentuar rekomandimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian se Shkupi duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

12 Qershor 2024, 17:19 Nga M.B
Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë, këtë
Hristijan Mickoski, lideri i VMPRO-DPMNE-së.

SHKUP- Mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se qeveria që ai do të udhëheq do të respektojë në tërësi marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë atë me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut. Mickoski e tha këtë duke komentuar rekomandimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian se Shkupi duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Marrëveshja është marrëveshje e arritur ndërmjet të paktën dy palëve, dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë. Nëse konkretisht e keni fjalën për Marrëveshjen e Prespës, ne si qeveri e ardhshme e respektojmë deri në detaje, gjithçka që është pjesë e legjislacionit tonë, në Kushtetutë, respektohet në detaje dhe këtu nuk duhet të ketë dilema”, tha Mickoski.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 22 maj se SHBA-ja pret që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën evropiane duke respektuar marrëveshjet e arritura me shtetet fqinje. Gjatë një interviste për Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik, Escobar u pyet nëse pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj dhe shqetësimit në rritje për Marrëveshjen e Prespës, a beson ai ende se rruga drejt Evropës do të vazhdojë.

"Po. Unë mendoj se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia bënë shumë të qartë qëndrimin presidentes pas inaugurimit, se ne presim plotësisht që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e saj evropiane, të angazhohet, të vazhdojë të jetë një anëtare e përkushtuar e NATO-s, dhe ne morëm garanci nga të gjitha nivelet e kryesisë partiake të partisë kryesore [VMRO-DPMN] që fitoi zgjedhjet, se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane”, tha Escobar.

Por, Mickoski tha se edhe pala greke duhet të respektojë detyrimet e saj që dalin nga kjo marrëveshje e që kanë të bëjnë me mospengimin e procesit të integrimit euroatlantik dhe në institucionet tjera ndërkombëtare, mospërdorimin e termit “Shkupi” për Maqedoninë e Veriut, zëvendësimin e tabelave udhëzuese në territorin grek, e çështje tjera.

“Në të njëjtën kohë pres që edhe nënshkruesi i dytë, që është fqinji ynë jugor, t'i respektojë. Ne kemi krijuar një dokument se sa është zbatuar nga ana jonë dhe sa është zbatuar nga pala greke dhe planifikojmë t'i prezantojmë të gjithë ata që janë kureshtarë të dinë se sa e respektojnë të dyja palët marrëveshjen bilaterale ndërkombëtare”, tha Mickoski.

Ai tha se pret që të gjithë “partnerët strategjik” të Maqedonisë së Veriut, që janë pjesë e atyre marrëveshjeve “t'i respektojnë ashtu siç i respektojnë edhe autoritetet maqedonase”. Marrëveshja e Prespës është arritur në vitin 2018 mes ish-kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj