LIVE UPDATES
Bota

Mickoski: S’i votojmë ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet e reja rrugëdalja e vetme

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje të shtunën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se ato janë “rrugëdalja e vetme” e Maqedonisë së Veriut nga kriza e thellë politike.

19 Gusht 2023, 18:55 Nga m.s
Mickoski: S’i votojmë ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet e reja
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje të shtunën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se ato janë “rrugëdalja e vetme” e Maqedonisë së Veriut nga kriza e thellë politike.

Ai bëri këto komente vetëm një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e mbylli debatin për ndryshimet kushtetuese, por pa hedhjen e tyre në votim pasi shumica parlamentare nuk i kishte votat e nevojshme prej dy të tretave.

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për procesin e integrimit evropian dhe kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me “propozimin francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë.

“Nuk ka çmim me të cilin do t'i pranonim këto ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar. Për këtë çështje nuk duhet humbur asnjë sekondë. E vetmja rrugëdalje e arsyeshme nga situata tani janë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski më 19 gusht në një konferencë për media në Shkup.

Seanca për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht nuk zgjati më shumë se tri orë, edhe pse ishte paraparë që debati të zgjatë dhjetë ditë.

Opozita mori pjesë vetëm në caktimin e rendit të ditës, për të cilin votuan 70 deputetë, që për VMRO DPMNE-në ishte “dëshmi se shumica nuk ka 80 votat e domosdoshme për t’i votuar ndryshimet” prandaj edhe lëshoi mbledhjen.

Qëndrimet e tyre mbi “rëndësinë e miratimin e ndryshimeve kushtetuese” i paraqitën partitë në pushtet, por seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj për aktin e votimit mund të mbahet vetëm nëse shumica e njofton kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, se i ka siguruar votat e nevojshme.

“Autoritetet ngushëllohen dhe bëjnë llogaritë se e kanë lënë të hapur derën për ndryshime kushtetuese duke mos e mbyllur qëllimisht seancën dhe se bashkësia ndërkombëtare tani do të bëjë presion. Kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk tregojmë triumfalizëm, as gëzim, sepse gjërat janë shumë serioze, dhe Maqedonia është në një situatë shumë të vështirë”, tha Mickoski.

VMRO DPMNE-ja thotë se mbështet ndryshimet vetëm pas marrjen së garancive nga BE-ja se Sofja nuk do të paraqesë kushtëzime tjera. Kjo parti kërkon që ndryshimet të miratohen pas përfundimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, apo pasi vendi të jetë anëtarësuar në union.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi ndryshimin e Kushtetutës dhe futjen e bullgarëve në të, pasi në vitin 2022 Sofja hoqi veton për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Hyrja në BE është rruga jonë e vetme. Por, jo me çmimin e vetëmohimit, as me çmimin e një diktati që është kutia e Pandorës për shpifje të identitetit dhe hapjen e derës për shumë kërkesa të tjera”, tha Mickoski.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) e kryeministrit Dimitar Kovaçevski reagoi ndaj vlerësimeve të Mickoskit, duke thënë se kreu i VMRO DPMNE-së “edhe njëherë konfirmoi se është kundër BE-së dhe dëshiron të bllokojë të ardhmen evropiane të vendit”.

LSDM-ja tha se në javën në vijim do të vazhdojë me përpjekjet për të siguruar dy të tretat e votave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t'i nënshtrohet sjelljes së tillë të papërgjegjshme dhe joshtetërore të Mickoskit. Nuk do të lejojmë që qytetarët, e ardhmja e tyre, shteti të bllokohet nga DPMNE”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partitë shqiptare i kanë dhënë mbështetjen ndryshimeve kushtetuese, por kanë kërkuar që procesi të përfshijë edhe ndryshimin e përkufizimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, e cila njihet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës në Maqedoninë e Veriut. /Burimi i lajmit Evropa e Lirë

hristijan mickoski

Sondazh

Poll
Bota 19 Gusht 2023, 15:04 m.s

Presidenti egjiptian fal të burgosurit

Abdel Fattah al-Sisi EGJIPT- Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka falur të burgosurit, përfshirë aktivistin e shquar egji...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj