LIVE UPDATES
Bota

Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës

Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë. Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa - caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiç.

12 Maj 2023, 22:39 Nga k.m.
Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës
Foto ilustruese

Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar. Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiç largohu”. Kjo është protesta e dytë kundër dhunës, e cila u mbajt me ftesë të opozitës parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar. Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e qarkulluara në autostradën në Beograd.

Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”. Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë. Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa - caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiç.

Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviç, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës. Protesta filloi para Kuvendit të Serbisë. Kur kolona u drejtua drejt Gazelës, e gjithë traseja e rrugës “Knez Milosh”, 1.6 kilometra e gjatë, ishte e mbushur me njerëz, ashtu sikurse edhe rrugët tjera që çojnë në këtë rrugë. Qytetarët kalonin në heshtje dhe herë pas here ndalonin dhe duartrokitnin numrin e madh të njerëzve të mbledhur. Gjatë bllokimit të aksit të autostradës, pranë Gazelës dhe Qendrës së kongresit Sava, është lejuar kalimi i automjeteve të emergjencës.

Pjesëmarrësit mbanin pankartat “Nuk dua që fëmija im të lindë në shtet të dhunës”, “Happy mbaroi”, “Informatori është gënjeshtër”, “Pink është vrasës” dhe “REM është e keqja” (të gjitha këto janë media në Serbi).

Ndër kërkesat, përveç mbajtjes së seancës urgjente të Parlamentit për të diskutuar për sigurinë, është edhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Alleksandar Vullin. Kërkohet zëvendësimi i Organit rregullator të mediave elektronike (REM), mbylljea e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin, si dhe marrja e frekuencave kombëtare televizioneve Pink dhe Happy.

Ata kërkojnë gjithashtu anulimin e “reality shfaqjeve” dhe programeve të tjera që promovojnë dhunën.

Opozita nuk hoqi dorë nga protesta e re edhe pasi kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliç, caktoi seancën për situatën e sigurisë më 18 maj, e cila ishte një nga kërkesat e protestës. Përfaqësuesit e partive që thirrën protestën, thanë se me këtë nuk u plotësuan kërkesat e protestuesve.

Protestat u organizuan pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar.

Një sulmues, 13-vjeçar, vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësuese.

Një ditë më vonë, në fshatrat Malo Orashje dhe Dubona, një sulmues 21-vjeçar vrau tetë dhe plagosi 14 persona.

Protesta e parë u mbajt më 8 maj, ndërkaq autoriteteve iu dhanë pesë ditë afat për plotësimin e kërkesave.

Ditëve të kaluara, protesta u organizuan edhe në Novi Sad dhe qytete të tjera të Serbisë.

Pushteti akuzoi opozitën se po e “politizon tragjedinë”.

“Ndjenjat e njerëzve u keqpërdorën në mënyrën më brutale. Prisja që ata të propozonin disa masa, por gjithçka doli politikë e thatë”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, më 8 maj, në televizionin Happy.

Vuçiç gjithashtu ftoi qytetarët të vijnë në Beograd më 26 maj, në një tubim “për të mbrojtur vlerat liridashëse dhe demokratike të Serbisë”.

Ai tha se takimi do të mbahet para Kuvendit Popullor ose në Sheshin e Republikës.

Për shkak të tragjedisë në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, deri më tani, dorëheqje ka dhënë ministri i Arsimit, Branko Ruzhiç, më 7 maj.

Autoritetet njoftuan një prani të shtuar të policisë në shkolla, ashpërsim të politikës penale dhe “çarmatimin e plotë të Serbisë”./REL

serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj