LIVE UPDATES
Bota

Mijëra njerëz protestojnë pranë kuvendit të demokratëve në Çikago

Sarah Bechdel është njëra nga protestuesit e shumtë që tanimë janë mbledhur pranë vendit ku do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike. Protestuesja Bechdel thotë se vendosi të protestojë pasi dëshiron që kjo t’i dërgojë mesazh Nënpresidentes Kamala Harris.

19 Gusht 2024, 18:37 Nga E. D

Mijëra njerëz protestojnë pranë kuvendit të

ÇIKAGO- Ndërsa delegatët e Partisë Demokratike mbërritën gjatë fundjavës në Çikago për kuvendin kombëtar të partisë, mijëra demonstrues u mblodhën në këtë qytet për të protestuar. Kuvendi i demokratëve fillon të hënën dhe përfundon më 22 gusht. Këto grupe njerëzish kanë qëllime të ndryshme për të protestuar. Aty ka demonstrues që duan më shumë të drejta për komunitetin LGBTQ+, mbrojtjen e të drejtave riprodhuese të grave dhe mbi të gjitha arritjen e menjëhershme të një armëpushimi në luftën Izrael-Hamas.

Sarah Bechdel është njëra nga protestuesit e shumtë që tanimë janë mbledhur pranë vendit ku do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike. Protestuesja Bechdel thotë se vendosi të protestojë pasi dëshiron që kjo t’i dërgojë mesazh Nënpresidentes Kamala Harris.

“Unë jam këtu sepse dua që administrata e Presidentit Biden dhe Nënpresidentja Harris ta kuptojnë se ka njerëz që nuk janë të gatshëm të votojnë për të, nëse ajo vazhdon armatosjen e Izraelit”, thotë zonja Bechdel.

“Çdo aktivist, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, nëse nuk tregon solidaritet me popullin në Gazë, atëherë ju keni dështuar tërësisht si aktivist. Nuk mund të jeni në favor të lirisë personale nëse nuk përkrahni lirinë e popujve të tjerë”, thotë Andy Thaier, aktivist në Çikago.

Protestues të tjerë kanë qëllime të tjera.

“Unë dua që individët transgjinor të respektohen ashtu siç janë dhe dua paqe, dashuri dhe drejtësi”, thotë Elijah Lamb.

“Nuk e dimë saktësisht se sa njerëz do të mblidhen. Duke u mbështetur në protestat e mëparshme të Çikagos, ne kemi parë protesta në qendër të qytetit për Palestinën me rreth 25,000 njerëz, ne presim dhjetëra mijëra njerëz”, thotë Kobi Guillory, një nga organizatorët e ‘Marshit drejt Kuvendit të Demokratëve’ në Çikago.

Kuvendi pritet të tërheqë 50 mijë njerëz në qytetin e tretë më të madh të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë delegatët demokratë, aktivistët dhe gazetarët.

“Qyteti po mirëpret botën sërish në këtë ngjarje historike, emërimin e gruas së parë zezake, e cila ka origjinë edhe nga Azia jug-lindore, si kandidate për postin më të rëndësishëm në botë. Çikago e ka këtë të drejtë dhe do ta bëjë këtë me nder dhe mirësi”, thotë Kryetari i Çikagos, Brandon Johnson.

Qyteti thotë se ka marrë masat e nevojshme me policinë dhe Shërbimin Sekret për të siguruar mbarëvajtjen e kuvendit.

Kjo është një javë e rëndësishme për zonjën Harris ndërsa demonstratat tregojnë për ndasitë që ekzistojnë në mesin e demokratëve, sidomos për politikat që kanë të bëjnë me luftën e Izraelit kundër Hamasit./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj