LIVE UPDATES
Bota

Mike Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-në’

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson u kujtoi kritikëve të dielën se populli amerikan votoi, siç u shpreh ai, “për të shkundur status-quo-në” dhe se kjo është detyra me të cilën do të ngarkohen zyrtarët e rinj, nëse konfirmohen.

18 Nëntor 2024, 18:39 Nga M.B
Mike Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë
Foto ilustruese

SHBA- Disa nga të emëruarit për kabinetin e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, po cilësohen si kandidatura “të papërshtatshme” në qarqet demokrate dhe republikane.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson u kujtoi kritikëve të dielën se populli amerikan votoi, siç u shpreh ai, “për të shkundur status-quo-në” dhe se kjo është detyra me të cilën do të ngarkohen zyrtarët e rinj, nëse konfirmohen.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump vazhdoi edhe gjatë fundjavës plotësimin e kabinetit të tij, duke emëruar Chris Whrist, një mbështetës i industrisë së naftës dhe gazit, për postin e sekretarit të energjisë.

Trump u ka dhënë përparësi aleatëve besnikë për postet kyçe të kabinetit. Një nga emërimet që ka ngjallur më shumë debate është ai i ish-ligjvënësit republikan Matt Gaetz për postin e Prokurorit tëPërgjithshëm, (post i barazvlershëm me atë të Sekretarit të Drejtësisë).

Para se ai të jepte dorëheqje javën e kaluar, një Komision Etik i Dhomës së Përfaqësuesve ishte në prag të përfundimit të hetimeve ndaj tij për akuzat për abuzim seksual dhe përdorim të paligjshëm të drogës. Zoti Gaetz i mohon akuzat.

Ligjvënësi demokrat, Adam Schif tha për rrjetin CNN se, sipas tij, zoti Gaetz nuk është i kualifikuar për të shërbyer në rolin e propozuar.

“A do të kemi një Prokuror të Përgjithshëm ndaj të cilit janë ngritur pretendime të besueshme se është përfshirë në trafikun seksual të fëmijëve, përdorimin e mundshëm të drogave, pengim të hetimeve dhe që përvojën e vetme në Departamentin e Drejtësisë e ka me hetimet ndaj tij”, thotë zoti Schiff.

Senatori republikan, Markwane Mullin beson se Senati duhet të ketë qasje në gjetjet e hetimit, por ai i tha rrjetit NBC se zoti Gaetz meriton një shans të drejtë për t’u konfirmuar për rolin që është emëruar.

“Nuk kam dyshime se Presidenti Trump beson se ai është personi i duhur për të bërë punën e duhur. Ai do të trajtohet njësoj, si çdo i emëruar”, tha zoti Mullin.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries foli po të dielën në rrjetin NBC.

Ai hodhi dyshime mbi përzgjedhjet e zotit Trump për kabinetin e tij, disa prej të cilëve, tha ai, nuk kanë përvojë për detyrat që janë propozuar.

“A është kjo më e mira që Amerika mund të ofrojë në një moment si ky, kur po përballemi me kaq shumë sfida? Sigurisht që jo”, tha ai.

Duke votuar për Donald Trumpin, populli amerikan u dha republikanëve mandatin për të ndryshuar gjendjen e vendit, theksoi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson.

“Çdo president ka të drejtë të emërojë kabinetin e tij, të emërojë persona që mendon se do ta përmbushin programin e tij. Njerëzit që janë në këtë listë do ta bëjnë këtë. Ata do të shkojnë në agjencitë që do të udhëheqin dhe do t’i reformojnë ato”, tha zoti Johsnon.

Pritet që shumica e emrave të përzgjedhur nga zoti Trump të marrin miratimin e shpejtë të Senatit. Presidenti i zgjedhur u ka bërë thirrje po ashtu udhëheqësve republikanë të Senatit që ta lejojnë atë të bëjë emërime edhe në kohën që Senati është me pushime, gjë që do të shmangte mbajtjen e seancave për konfirmimin e anëtarëve të kabinetit të tij./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj