LIVE UPDATES
Bota

Milorad Dodiku i përgjigjet shkarkimit të tij nga posti i presidentit të RS me një referendum/ DW: Bosnjë-Hercegovina përballet me një krizë kushtetuese

Më 18 gusht 2025, Gjykata Supreme e B-H hodhi poshtë ankesën e tij kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të revokuar mandatin e tij dhe për t'ia ndaluar atij aktivitetin politik për gjashtë vitet e ardhshme. Kjo i jep fund një procesi dyvjeçar- por zbatimi i vendimit nuk do të jetë i lehtë, pasi Dodik nuk do të japë dorëheqjen pa luftuar.

22 Gusht 2025, 08:13 Nga E. D
Milorad Dodiku i përgjigjet shkarkimit të tij nga posti i presidentit
Milorad Dodik

BOSNJE-HERCEGOVINA- Milorad Dodik nuk është më president i Republika Srpska (RS), një nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës. Më 18 gusht 2025, Gjykata Supreme e B-H hodhi poshtë ankesën e tij kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të revokuar mandatin e tij dhe për t'ia ndaluar atij aktivitetin politik për gjashtë vitet e ardhshme. Kjo i jep fund një procesi dyvjeçar- por zbatimi i vendimit nuk do të jetë i lehtë, pasi Dodik nuk do të japë dorëheqjen pa luftuar.

"Unë nuk do ta respektoj këtë. Do ta respektoj vullnetin e popullit serb. Ata ishin të paturpshëm dhe arrogantë, dhe presin që unë të nënshtrohem. Unë nuk do ta bëj këtë," tha Dodik në një reagim.

Dodik theksoi gjithashtu se ai mbetet president i pjesës së dominuar nga serbet e Bosnjës.

"Populli më zgjodhi, unë nuk do të zëvendësohem nga një qeveri e huaj! Ata bëjnë punën e tyre, ne bëjmë tonën. Shpresoj që rrugët tona të mos kryqëzohen përsëri," deklaroi Dodik.

Kjo e vë B-H në prag të një krize kushtetuese.  Në ditët në vijim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Sarajevë, do të shpallë zgjedhje të parakohshme për postin e presidentit të RS-së. Udhëheqja e RS-së në Banja Luka ka njoftuar tashmë se do ta parandalojë këtë votim, nëse është e nevojshme me përdorimin e policisë.

Kjo do të tensiononte marrëdhëniet midis përfaqësuesve politikë të tre popujve shtetformues të Bosnjës - boshnjakëve (myslimanëve boshnjakë), kroatëve dhe serbëve. Një luftë e përgjakshme shpërtheu në B-H nga viti 1992 dhe përfundoi në fund të vitit 1995 me Traktatin e Paqes së Dejtonit.

Dodikut duhet t'i merret pasaporta diplomatike

Qeveria boshnjake ka njoftuar tashmë se mosrespektimi i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të tolerohet. Ministri i Jashtëm Elmedin Konakoviq një boshnjak nisi procedurat për revokimin e pasaportës diplomatike të Dodikut, pasi ai nuk është më në detyrë. Në RS, Asambleje Kombëtare pritet që të merret një vendim për të mbajtur një referendum.

Referendum mbi pavarësinë e RS?

Ndërkohë, Dodik i cili nuk është më ligjërisht president i Republika Srpska - ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të entitetit të dominuar nga serbet të Bosnjës dhe ka njoftuar emërimin e një kreu të ri të qeverisë. Meqenëse presidenti është i vetmi institucion në RS që mund të emërojë kreun e qeverisë, një veprim i tillë mund ta çojë të gjithë qeverinë e RS para Gjykatës Kushtetuese të B-H, pasi është emëruar në mënyrë të papërshtatshme ligjore.

Dodik ka njoftuar dhjetëra referendume mbi pavarësinë e RS gjatë njëzet viteve të fundit - por vetëm një u zhvillua dhe rezultatet u anuluan. Këtë herë, megjithatë, situata është më ndryshe, pasi politikani serb nuk është gjendur kurrë në një situatë kaq të keqe sa tani, pas largimit të tij nga detyra dhe ndalimit të aktivitetit politik. Shumë vëzhgues besojnë se Dodik nuk ka më asgjë për të humbur - dhe për këtë arsye do të vazhdojë me planin e tij këtë herë, por këtë do ta dëshmojnë ditët dhe javët e ardhshme.

Opozita e RS e ndarë

Ndërkohë, opozita në RS po përpiqet të bjerë dakord për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Por kjo do të jetë e vështirë: Kryetari aktual i Banja Lukës dhe kreu i Partisë Demokratike Progresive (PDP) të opozitës, Drashko Stanivukoviq, ashtu si Dodik, është kundër zgjedhjeve të reja.

Stanivukoviq akuzoi diplomatin më të rëndësishëm ndërkombëtar në Bosnjë, Përfaqësuesin e Lartë, i cili mbikëqyr edhe zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, si përgjegjës për krizën në vend. Ai ka miratuar edhe ligjin sipas të cilit Dodik u dënua. Që nga gushti i vitit 2021, ish-ministri gjerman i Bujqësisë Christian Schmidt (CSU) është Përfaqësues i Lartë në B-H.

Për partitë e tjera opozitare të RS, kjo është një shenjë e qartë se Stanivukoviq është në anën e Dodikut.

"Maskat kanë rënë. Stanivukoviq duhet të veprojë siç thonë [Aleksandar] Vuçiqi [presidenti i Serbisë] dhe Dodik. Ai po dirigjohet prej tyre, në mënyrë që t'i shkaktojë sa më shumë dëme opozitës. Për të parandaluar unitetin", komentoi kreu i Listës për Rend dhe Ligj (LPR), Nebojsha Vukanoviq.

Serbia nënshkroi Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit për serbët e Bosnjës në vitin 1995. Fqinji lindor i B-H njoftoi, se vendimi kundër Dodikut është goditja më e rëndë politike për popullin serb që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit" dhe populli serb "nuk do të heshtë për këtë.

Hungaria dhe Rusia mbështesin Dodikun

Mbështetja për Dodikun erdhi nga Hungaria. Kryeministri Viktor Orban ka deklaruar se Dodik është dënuar vetëm pse refuzon të luajë lojën e Brukselit. Hungaria nuk do ta pranojë vendimin kundër Dodikut, tha ai. Mbështetje Dodikut i ka ardhur edhe nga ambasada ruse në Sarajevë.

Por Kroacia, si vend fqinj, ka një qëndrim krejt tjetër. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i bëri thirrje Dodikut të respektojë vendimin dhe të shmangë destabilizimin e Bosnjës. Kroacia nënshkroi po ashtu Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit në vitin 1995 në emër të kroatëve të B-H.

Dodiku nuk është presidenti i parë i RS që i ndalohet aktiviteti politik. Në vitin 1999, Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm Carlos Westendorp shkarkoi Presidentin e RS-së, Nikola Poplashen. Kryeministri i atëhershëm e mbështeti shkarkimin. E kryeministër ishte: Milorad Dodik që tani është shkarkuar dhe dënuar./DW

milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj