LIVE UPDATES
Bota

Çmimet e apratamenteve në Kosovë shkojnë në "qiell"

Mesatarja e çmimit të banesave në Kosovë, sipas tyre, është rreth 1000 euro për metër katror. Në vitin 2021, mesatarja e çmimit të banesave, thonë ata, ka qenë 800 euro.

10 Gusht 2022, 14:15 Nga d.a.
Çmimet e apratamenteve në Kosovë shkojnë në
Foto ilustruese

KOSOVË- Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmimin e patundshmërive në Kosovë duke bërë që fuqia blerëse të bjerë. Vetëm gjatë këtij viti, sipas disa agjencive të patundshmërive dhe kompanive të ndërtimit, çmimi për metër katror për banesa është rritur deri në 200 euro.

Mesatarja e çmimit të banesave në Kosovë, sipas tyre, është rreth 1000 euro për metër katror. Në vitin 2021, mesatarja e çmimit të banesave, thonë ata, ka qenë 800 euro.

“Secili ndërtues është duke e rritur çmimin e banesave në logjikën sa është rritur materiali që e ndërton ndërtesën”, thotë Meriton Cana nga një agjenci për patundshmëri në Prishtinë.

Çmimet dallojnë varësisht nga lokacioni dhe qyteti ku ndodhet banesa. Në Prishtinë ku edhe ka ndërtime më të mëdha të ndërtesave të banimit, çmimet janë më të shtrenjtat, ndërkaq Fushë Kosova është qyteti me çmimet më të lira.

Faton Hoxha, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve në Kosovë thotë se vetëm në Prishtinë mesatarja e çmimit të banesave nga 1.070, sa ka qenë në vitin 2021, aktualisht është rreth 1300 euro. Hoxha shton se rritja e çmimeve është vërejtur edhe në qytete të tjera të Kosovës, siç janë Prizreni, Gjakova, Gjilani e Ferizaj, ku çmimi për metër katror është nga 700 deri në 900 euro.

Në Fushë Kosovë, shton Hoxha, metri katror i banesave në vitin 2021 ka qenë 550 euro, tani është rreth 700 euro. Hoxha shton se nuk mund të parashihet rënie apo rritje e çmimit, pasi që ka lëvizje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve të ndërtimit.

Ilir Meleqi nga kompania ndërtimore nga Prishtina, BM Group, thotë se në rritjen e çmimit të banesave ka ndikuar shtrenjtimi i produkteve ndërtimore për 50 për qind, siç janë betoni dhe hekuri. Ai, po ashtu, shton se rritja e çmimit të banesave ka ndikuar në uljen e fuqisë blerëse.

“Nëse e krahasojmë muajin qershor të këtij viti me vitin e kaluar, shitja e banesave ka rënë për 70 për qind. Në muajt e verës kur diaspora vjen në Kosovë, çdo vit ka shumë shitje, këtë vit ka rënë. Interesim ka pasur, por blerje jo”, thotë ai.

Rënien e shitjes së banesave e thotë edhe Meriton Cana nga agjencia e patundshmërive ANEM.

“Njerëzit interesohen për të blerë, po jo me çmimet që janë në treg”, thotë Cana.

Kostoja e ndërtimit pritet të rritet edhe më shumë pas paralajmërimit për rritje të çmimit të çimentos. Çimentoja është një nga materialet më të përdorura ndërtimore në Kosovë. Çmimi i këtij produkti, vetëm gjatë këtij viti, sipas përfaqësuesve të kompanive të prodhimit të betonit, është rritur tri herë.

Paralajmërimi edhe për një rritje të çmimit të këtij produkti ka shtyrë disa kompani të prodhimit të betonit të protestojnë të hënën përpara fabrikës së çimentos ‘Sharrcem’ në Han të Elezit, fabrika e vetme e çimentos në Kosovë.

Naim Mahmutaj, përfaqësues i kompanive të betonit, ka thënë se ‘Sharrcem’ e ka rritur çmimin e çimentos nga 82 euro për ton, sa ka qenë në janar të këtij viti, në afër 130 euro. Ndërsa, nga fabrika ‘Sharrcem’ thonë se kjo kompani është prekur rëndë nga rritja e kostove të energjisë.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Skënder Krasniqi, njëherësh përfaqësues i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja e ngritjes së çmimit të çimentos duhet të adresohet urgjentisht nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Qeveria duhet të ndërhyjë, ashtu siç ka bërë te derivatet e naftës, kur vendosi tavan”, thotë Krasniqi.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga MINT-i rreth rritjes së çmimeve dhe hapat që do të merren karshi kësaj situatë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Diaspora e Kosovës zë vendin me nivelin më të lartë të investimeve të huaja që kryesisht bëhen në patundshmëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja direkte në Kosovë në vitin 2021 kanë pasur vlerën e mbi 400 milionë eurove. Prej tyre, mbi 380 milionë euro janë në sektorin e patundshmërive.

Investimet e huaja në sektorin e patundshmërisë, sipas BQK-së pothuajse dyfishuan pjesëmarrjen nga 58.2 në 2020, për qind në 92.6 pёr qind në vitin 2021.

Por, ky mekanizëm financiar ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe pasigurisë në lëvizjen e çmimeve. Sipas këtij institucioni, në tremujorin e tretë të këtij viti, përkeqësimi i situatës në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive do të jetë më evident për shkak të pasigurive rreth sjelljes së diasporës kosovare dhe efektit të tyre të lartë në ekonominë e vendit.

Eksperti financiar në Kosovë, Milazim Abazi, thotë se trendët e çmimeve në patundshmëri nuk janë në rënie, por vetëm në rritje.

“Sa më herët të blihet prona, aq më mirë do të jetë dhe ka përfitime”, vlerëson Abazi.

Ai thotë se nuk parashihet të ketë rënie të çmimeve në patundshmëri në një periudhë më të gjatë kohore.

“Nëse një metër katror i një banese në zonat e mira para pesë viteve ka qenë 700 apo 800 euro, ato janë dyfishuar tani”, thotë ai.

Rritjen e çmimeve në përgjithësi të produkteve e ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, ndërsa hov të madh kjo rritje ka marrë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e fundit të vitit 2021, materialet ndërtimore kanë shënuar rritje për mbi 20 për qind./REL/

meriton cana ndertimi ne kosove faton hoxha ilir meleqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj