LIVE UPDATES
Bota

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për të rritur ndihmat në Gaza, Kallas: Kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel, pas një marrëveshjeje të re për ndihmat në Gazë, e cila është arritur kryesisht nga Kallas dhe ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar.

15 Korrik 2025, 15:43 Nga M.B
Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për
Kaja Kallas

BRUKSEL- Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas. Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel, pas një marrëveshjeje të re për ndihmat në Gazë, e cila është arritur kryesisht nga Kallas dhe ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar. Saar u takua me liderët e BE-së të hënën, pasi javën e kaluar u pajtua të lejojë hyrjen e ushqimit dhe karburantit të domosdoshëm në enklavën bregdetare me 2.3 milionë banorë.

“Ne kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët me Izraelin për të përmirësuar vërtet gjendjen në terren, por nuk ka të bëjë me dokumentin, por me zbatimin e tij”, tha Kallas para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme.

“Përderisa gjendja nuk është përmirësuar vërtet, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për armëpushim.

Hollësitë e marrëveshjes mbeten ende të paqarta, por zyrtarët e BE-së kanë hedhur poshtë çdo bashkëpunim me Fondin Humanitar të Gazës të mbështetur nga Izraeli për shkak të shqetësimeve etike dhe të sigurisë. Hapja e më shumë pikave kufitare dhe lejimi i më shumë kamionëve me ndihma për të hyrë në Gazë është prioritet, por zyrtarët thonë se përfundimisht duan të krijojnë një pikë vëzhgimi në pikën kufitare Kerem Shalom.

Shtete evropiane si Irlanda, Holanda dhe Spanja po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje për rishikim të marrëdhënieve të BE-së me Izraelin pas luftës në Gazë. Një raport i Komisionit Evropian gjeti “tregues” se veprimet e Izraelit në Gazë po shkelin detyrimet për të drejtat e njeriut të përfshira në marrëveshjen që rregullon marrëdhëniet me BE-në, por blloku është i ndarë për mënyrën se si të veprojë në këtë rast. Presioni publik për sjelljen e Izraelit në Gazë e bëri të mundur këtë marrëveshje të re humanitare edhe pa armëpushim, tha ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp.

“Ajo forcë e 27 shteteve anëtare të BE-së është ajo që dua ta ruaj tani”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno, tha se hollësitë e marrëveshjes po diskutohen ende dhe se BE-ja do t’i vëzhgojë rezultatet për të parë nëse Izraeli po e zbaton marrëveshjen.

“Nuk e dimë nëse do të dimë si funksionon”, tha ai. “Është shumë e qartë që kjo marrëveshje nuk është fundi. Ne duhet ta ndalim luftën”.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme. Prej atëherë, lufta e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

BE-ja ka parë hyrjen e disa kamionëve me ndihma në Gazë, por “jo mjaftueshëm”, tha Hajda Lahbib, komisionarja e BE-së për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave.

“Situata është ende shumë e rrezikshme, shumë e dhunshme, me bombardime që vazhdojnë në terren, kështu që partnerët tanë humanitarë nuk mund të veprojnë. Ky është realiteti, kemi nevojë për një armëpushim”, tha ajo./ REL

be gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj