LIVE UPDATES
Bota

Ministrat e BE-së zhvillojnë bisedime dy ditore në Kopenhagë, në fokus situata në Gazë dhe rritja e përkrahjes për Ukrainën

Takimi zhvillohet një ditë pasi Rusia e bombardoi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke i vrarë të paktën 21 njerëz, përfshirë fëmijë, dhe duke plagosur të paktën 48 të tjerë.

29 Gusht 2025, 09:53 Nga r.ll
Ministrat e BE-së zhvillojnë bisedime dy ditore në
foto ilustruese

KOPENHAGË- Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Bashkimit Evropian do të bisedojnë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, si dhe për gjendjen e rënduar në Rripin e Gazës gjatë dy ditëve të bisedimeve në Kopenhagë, të cilat nisin të premten.

Takimi zhvillohet një ditë pasi Rusia e bombardoi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke i vrarë të paktën 21 njerëz, përfshirë fëmijë, dhe duke plagosur të paktën 48 të tjerë.

Ministrat e Mbrojtjes të BE-së do t’i hapin bisedimet të premten mbi mënyrat për ta rritur mbështetjen ushtarake për Kievin dhe për ta rritur bashkëpunimin e bllokut me industrinë e mbrojtjes së Ukrainës, duke pasur parasysh kufizimet e Shteteve të Bashkuara në mbështetjen me armë.

Bisedimet e ministrave të Jashtëm të shtunën do të përqendrohen në planet për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, me synim që të ushtrohet trysni mbi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta pranuar një armëpushim dhe për t’u angazhuar në bisedime për paqe.

Kohët e fundit BE-ja ka vënë në shënjestër të ashtuquajturën “flotë në hije” të Moskës, anije të përdorura për të shmangur kufizimet e eksportit të energjisë, si dhe të ardhurat energjetike të saj.

Gjithashtu pritet të diskutohet për garanci të mundshme sigurie për Ukrainën pas përfundimit të luftës, si edhe për mënyrën e trajtimit të aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse në BE, që arrijnë shumën prej rreth 210 miliardë euro.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Islandës, Norvegjisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë ftuar në Kopenhagë për t’u bashkuar me homologët e tyre të BE-së.

Edhe lufta në Gaza është pjesë e rendit të ditës të shtunën.

BE-ja është e ndarë për mënyrën se si duhet të përgjigjet ndaj një raporti të brendshëm, i cili gjeti se veprimet e Izraelit në këtë territor të shkatërruar bien ndesh me marrëveshjen BE-Izrael që i detyron të dyja palët t’i respektojnë të drejtat e njeriut.

Derisa disa vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Spanjën, e mbështesin një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, të tjera si Gjermania janë kundër sanksioneve.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe mori rreth 250 pengje, sipas shifrave izraelite. SHBA dhe BE e kanë shpallur Hamasin organizatë terroriste.

Prej atëherë, më shumë se 62.122 palestinezë janë vrarë gjatë luftës së Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë.

Përveç këtij bilanci, 154 të rritur kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen nga fundi i qershorit, kur Ministria nisi t’i llogariste këto raste, dhe 112 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund konfliktit./REL

ministrat e be situata ne gaze lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj