14 Qershor 2025, 16:18
Nga N.F
Abbas Araghchi
TEHERAN- Ministri i jashtën iranian, Abbas Araghchi ka zhvillluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij qiprot, Konstantinos Kompos. Në një deklaratë zyrtare nga Ministria e Jashtme iraniane mësohet se Araghchi i bëri thirrje Qipros që të marrë një rol aktiv në ushtrimin e ndikimit mbi vendet evropiane, me qëllim që t'i japë fund sulmeve të dhunshme të Izraelit,
Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, gjatë bisedës telefonike Kompos bëri thirrje për përmbajtje dhe përdorim të diplomacisë në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm në rajon. Araghchi shprehu pakënaqësi të fortë me ato që ai i quajti sulme izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, si dhe humbjen e civilëve dhe akademikëve.
Ai deklaroi se Irani do të japë një përgjigje të fortë ndaj veprimeve të tilla, duke nënvizuar vendosmërinë e vendit të tij për të mbrojtur sovranitetin, popullin dhe sigurinë kombëtare. Ministri shtoi se Irani do të kërkojë përgjegjësi për këto akte përmes institucioneve kompetente ndërkombëtare.
Pika qendrore e ndërhyrjes së Ministrit iranian ishte thirrja drejtuar Qeverisë Qipriote për të ndërmarrë hapa aktivë për të ndikuar në vendet evropiane që të kontribuojnë në ndërprerjen e veprimeve izraelite.
Araghchi i dërgoi një letër Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, pas veprimit ushtarak të Izraelit kundër vendeve të ndryshme në Iran, duke përfshirë bazat ushtarake, objektet bërthamore dhe zonat e banimit, të cilat rezultuan në humbjen e jetës dhe lëndimet e komandantëve ushtarakë, profesorëve të universitetit dhe civilëve.
Në letër, pala iraniane e karakterizon veprimin ushtarak izraelit si një "deklaratë lufte" kundër Republikës Islamike të Iranit, duke kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurimit. Ajo thekson se sulmet izraelite përbëjnë një shkelje të hapur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit si një shtet anëtar i pavarur i OKB-së dhe përbëjnë një akt të hapur agresioni. Ajo gjithashtu riafirmon vendosmërinë e Iranit për të mbrojtur veten në përputhje me Nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
abbas araghchi sulmet izraelite ne iran
Bota
14 Qershor 2025, 16:06
N.F
Katz
IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se...
Bota
14 Qershor 2025, 15:05
N.F
Kaja Kallas
IZRAEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas për...
Bota
14 Qershor 2025, 14:48
r.ll
pamje nga ndertesa
DUBAI- Një zjarr i përmasave gjigande ka përfshirë një ndërtesë apartamentesh 67-katëshe n&...
Bota
14 Qershor 2025, 14:31
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli ka vrarë nëntë shkencëtarë dhe ekspertë të përfshirë në programin b&eum...
Bota
14 Qershor 2025, 10:32
r.ll
sulmet
IRAN- Në një nga operacionet më të mëdha ushtarake të dekadës së fundit, Izraeli nisi një...
Bota
14 Qershor 2025, 10:13
r.ll
mike huckabee
IZRAEL- Mike Huckabee, ambasadori i SHBA-së në Izrael, tha se iu desh të shkonte në strehimore kundër bombardimeve p...
Bota
14 Qershor 2025, 09:42
r.ll
pamje nga sulmet
LINDJE E MESME- Ta quash Lindjen e Mesme si fuçi baruti, duket se është pak. Pikërisht në kët&eu...
Bota
14 Qershor 2025, 09:02
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas parashikimeve të reja ekonomike të instituteve kërkimore, ekonomia gjermane pritet të dal&eum...
Bota
14 Qershor 2025, 08:59
r.ll
foto ilustruese
INDI- Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni Boeing 787 të Air India, më pak se një minutë pa...
Bota
14 Qershor 2025, 08:51
r.ll
donald trump\
SHBA- Tensionet mbeten të larta në Los Angeles. Mijëra njerëz kanë demonstruar për ditë të tëra ...