LIVE UPDATES
Bota

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ibrahim Kalin, kreu i agjencisë turke të zbulimit MIT, vizitoi gjithashtu Damaskun më 12 dhjetor, katër ditë pas rënies së Assadit.

22 Dhjetor 2024, 16:57 Nga N.F

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

DAMASK- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Damask të dielën me udhëheqësin de fakto të Sirisë Ahmed al-Sharaa - i njohur gjithashtu si Abu Mohammed al-Golani, tha ministria e jashtme e Turqisë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Fotografitë dhe pamjet e shpërndara nga ministria tregojnë Fidanin dhe Sharaan, udhëheqësi i grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham që drejtoi operacionin për rrëzimin e Bashar Assadit dy javë më parë, të pasuar nga një delegacion i gjerë dhe më pas duke pozuar për fotografi. Të dy ata shihen gjithashtu duke shtrënguar duart, duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur.

Të premten, Presidenti turk Tajip Erdogan tha se Turqia do të ndihmojë administratën e re të Sirisë të formojë një strukturë shtetërore dhe të hartojë një kushtetutë të re, duke shtuar se zoti Fidan do të shkonte në Damask për të diskutuar këtë strukturë të re, por pa dhënë një datë.

Ibrahim Kalin, kreu i agjencisë turke të zbulimit MIT, vizitoi gjithashtu Damaskun më 12 dhjetor, katër ditë pas rënies së Assadit. Ankaraja kishte mbështetur për vite me radhë rebelët që përpiqeshin të rrëzonin Assadin dhe përshëndeti fundin e sundimit brutal pesë dekadash të familjes së tij pas një lufte civile 13-vjeçare.

Turqia gjithashtu strehon miliona emigrantë sirianë që ajo shpreson që të fillojnë të kthehen në vendin e tyre pas rënies së Asadit dhe është zotuar të ndihmojë në rindërtimin e Sirisë. Vizita e Ministrit Fidan vjen në mes të luftimeve në Sirinë verilindore midis luftëtarëve sirianë të mbështetur nga Turqia dhe milicisë kurde YPG, e cila kryeson Forcat Demokratike Siriane (SDF) aleate të SHBA-së në verilindje dhe që Ankaraja e konsideron si një organizatë terroriste.

Më herët, Ministri i Mbrojtjes i Turqisë tha se Ankaraja beson se udhëheqja e re e Sirisë, përfshirë grupin e armatosur të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) të cilin Ankaraja e mbështet, do të dëbojë luftëtarët e YPG-së nga i gjithë territori që ata kontrollojë në verilindje.

Ankaraja, së bashku me aleatët sirianë, ka orkestruar disa ofensiva ndërkufitare kundër fraksionit kurd në Sirinë veriore dhe kontrollon pjesë të territorit sirian përgjatë kufirit, ndërkohë që kërkon vazhdimisht që aleati i saj i NATO-s, Uashingtoni të ndalojë mbështetjen për luftëtarët kurdë.

SDF ka qenë në dizavantazh që nga rënia e Assadit, përballë kërcënimit të përparimeve nga Ankaraja dhe grupeve të mbështetura nga Turqia, ndërsa përpiqet të ruajë arritjet politike të 13 viteve të fundit, dhe në kushtet kur drejtuesit e rinj të Sirisë kanë marrëdhënie miqësore me Ankaranë./VOA

damask hakan fidan abu mohammed al-golani

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!