LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Jashtëm viziton Francën, Izraeli nis me përpjekjet diplomatike për frenimin e pasojave nga kërkesa për urdhër-arreste për udhëheqësit e vendit

Takimet e ministrit të jashtëm izraelit, Israel Katz me homologun e tij francez dhe zyrtarë të tjerë të lartë mund të japin sinjale mbi mënyrën se si vendet do t’i trajtojnë urdhër-arrestet, nëse ato lëshohen dhe nëse ato mund të përbëjnë kërcënim për udhëheqësit izraelitë.

21 Maj 2024, 16:53 Nga r.ll
Ministri i Jashtëm viziton Francën, Izraeli nis me përpjekjet
Israel Katz

IZRAEL - Ministri i Jashtëm i Izraelit udhëtoi në Francë të martën në një përpjekje për të frenuar pasojat e vendimit të kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, një veprim i mbështetur nga disa vende evropiane, duke përfshirë aleatin kryesor Francën.

Franca, Belgjika dhe Sllovenia thanë të hënën se mbështesin vendimin e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, i cili akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.

Mbështetja e tyre për këtë vendim shfaq ndasitë në qëndrimin e Perëndimit ndaj Izraelit dhe thellon izolimin global të vendit për shkak të ofensivës në Rripin e Gazës.

Takimet e ministrit të jashtëm izraelit, Israel Katz me homologun e tij francez dhe zyrtarë të tjerë të lartë mund të japin sinjale mbi mënyrën se si vendet do t’i trajtojnë urdhër-arrestet, nëse ato lëshohen dhe nëse ato mund të përbëjnë kërcënim për udhëheqësit izraelitë.

Izraeli ka ende mbështetjen e aleatit të tij kryesor, Shteteve të Bashkuara, si dhe vendeve të tjera perëndimore që u shprehën kundër vendimit. Por nëse urdhër-arrestet lëshohen, ato mund të vështirësojnë udhëtimet ndërkombëtar për kryeministrin Netanyahun dhe ministrin e jashtëm Gallant. Izraeli nuk është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ndërkohë dhuna vazhdon në rajon, me një operacion të forcave izraelite në Bregun Perëndimor, në të cilin u vranë të paktën shtatë palestinezë, duke përfshirë një mjek, thanë zyrtarë palestinezë të shëndetësisë.

Në një deklaratë të hënën vonë natën në lidhje me kërkesat për urdhër-arreste të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Franca tha se "e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë në të gjitha situatat".

“Franca ka paralajmëruar për shumë muaj për nevojën e respektimit të rreptë të ligjeve ndërkombëtare humanitare, në veçanti kur bëhet fjalë për numrin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe qasjen e pamjaftueshme tek ndihmat humanitare”, thuhet në deklaratë.

Franca ka një komunitet të madh hebre dhe ka lidhje të ngushta tregtare dhe diplomatike me Izraelin, udhëheqësit e të cilit e vizitojnë atë shpesh.

Ministri i Jashtëm belg Hadja Lahbib tha të hënën në një postim në platformën X se "krimet e kryera në Gazë duhet të ndiqen penalisht në nivelin më të lartë, pavarësisht se kush janë autorët e tyre".

Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë e dënuan veprimin e prokurorit, duke e konsideruar atë të turpshëm dhe antisemitik. Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu e kritikoi prokurorin dhe mbështeti të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga militantët e Hamasit. Britania e quajti vendimin "të padobishëm", duke thënë se GJNP-ja nuk ka juridiksion në këtë rast, ndërsa aleati i Izraelit, Republika Çeke e quajti vendimin e prokurorit Khan "të tmerrshëm dhe plotësisht të papranueshëm".

Një panel i përbërë nga tre gjykatës do të vendosë për urdhër-arrestet dhe për vazhdimin ose jo të gjyqit për këtë çështje. Gjykatësit zakonisht marrin dy muaj kohë për vendime të tilla.

Izraeli është përballur me kritika në rritje edhe nga aleatët e tij më të afërt për luftën në Rripin e Gazës, që tashmë ka hyrë në muajin e tetë. Më shumë se 35 mijë palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim midis viktimave civile dhe luftëtarëve në raportet e saj. Lufta ka shkaktuar një krizë humanitare që ka detyruar zhvendosjen e pjesës më të madhe të popullsisë brenda Rripit të Gazës dhe ka bërë që një pjesë e saj të përballet me urinë. Prokurori Khan tha se Izraeli ka përdorur urinë si një "mjet lufte".

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, pas sulmit vdekjeprurës të militantëve palestinezë në Izrael, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u morën peng 250 të tjerë. Prokurori Khan akuzoi udhëheqësit e Hamasit për krime kundër njerëzimit, përpjekje për shfarosje, vrasje dhe dhunë seksuale.

Që nga fillimi i luftës, dhuna është përhapur edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Të martën, gjatë një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Xhenin dhe në qytetin ngjitur me Xheninin, u vranë të paktën shtatë palestinezë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Zona ka qenë prej kohësh një bastion i luftës së armatosur kundër Izraelit.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj goditën militantët gjatë operacionit, ndërsa grupi militant i Xhihadit Islamik Palestinez tha se luftëtarët e tij u përleshën me forcat izraelite.

Drejtori i Spitalit në Xhenin, Wissam Abu Baker tha se specialisti i kirurgjisë Ossayed Kamal Jabareen ishte në mesin e të vdekurve. Ai u vra ndërsa po shkonte në punë, tha zoti Abu Baker.

Kampi i refugjatëve në Xhenin konsiderohet një vatër e militantizmit dhe ka qenë shpesh në shënjestër të sulmeve izraelite, shumë kohë përpara se të shpërthente lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i luftës, rreth 500 palestinezë janë vrarë në luftimet në Bregun Perëndimor, shumë prej tyre militantë, si dhe të tjerë duke hedhur gurë ose eksplozivë në drejtim të trupave izraelite.

Izraeli thotë se po godet militantët në territorin palestinez, duke vënë në dukje një rritje të sulmeve të palestinezëve ndaj izraelitëve. Ushtria izraelite ka arrestuar më shumë se 3000 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967, së bashku me Jeruzalemin lindor, të cilin e aneksoi më vonë, si dhe Rripin e Gazës, nga i cili i tërhoqi trupat dhe kolonët në vitin 2005. Palestinezët i konsiderojnë ato territore të shtetit të tyre të ardhshëm të pavarur. Por shpresat për një shtet të pavarur janë zbehur që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës./VOA

izrael israel katz france urdherarrest per benjamin netanyahun

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje