LIVE UPDATES
Bota

Ministri izraelit i financave premton aneksim në Bregun Perëndimor në 2025-ën

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 dhe ka ndërtuar vendbanime për të çimentuar kontrollin e zonës. Por, Izraeli nuk e ka aneksuar asnjëherë këtë territor. Palestinezët pretendojnë se territori është pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm dhe vazhdimisht kanë paralajmëruar se vendbanimet izraelite atje janë pengesë për paqen.

11 Nëntor 2024, 20:59 Nga N.F
Ministri izraelit i financave premton aneksim në Bregun Perëndimor
Bezalel Smotrich

IZRAEL- Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, u zotua se më 2025 do të aneksohen vendbanimet izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke e cilësuar rikthimin në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Donald Trumpit si “mundësi e rëndësishme”.

“Viti 2025, me ndihmën e Zotit, do të jetë vit i sovranitetit në Judea dhe Samaria”, tha ministri i ekstremit të djathtë, duke përdorur emrat biblik për Bregun Perëndimor.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 dhe ka ndërtuar vendbanime për të çimentuar kontrollin e zonës. Por, Izraeli nuk e ka aneksuar asnjëherë këtë territor. Palestinezët pretendojnë se territori është pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm dhe vazhdimisht kanë paralajmëruar se vendbanimet izraelite atje janë pengesë për paqen.

Smotrich, i cili përveç financave mbulon edhe disa pjesë të punës së Ministrisë së Mbrojtjes, tha se ka urdhëruar që të nisin përgatitjet për “vendosjen e sovranitetit” mbi vendbanimet izraelite. Duke folur në një seancë të Parlamentit më 11 nëntor, ai tha se “kam instruktuar drejtorin e çështjeve të vendbanimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Administratën Civile.... për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme për vendosjen e sovranitetit”.

Smotrich po ashtu uroi presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, fitore, që sipas tij, “sjell po ashtu një mundësi të rëndësishme për shtetin e Izraelit”.

“Gjatë mandatit të parë, Trump udhëhoqi lëvizje dramatike”, tha Smotrich.

Në mesin e tyre ishte edhe njohja e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit, zhvendosja e Ambasadës amerikane në Jerusalem dhe ndërmjetësimi i marrëveshjeve për normalizim raportesh mes Izraelit dhe disa shteteve arabe.

Para marrëveshjeve për normalizim, që njihen si Akordet e Abrahamit, Qeveria izraelite kishte thënë se do të aneksonte pjesë të mëdha të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, por hoqi dorë nga ky plan pasi u arritën marrëveshjet.

“Ne jemi në prag të vendosjes së sovranitetit mbi vendbanimet në Judea dhe Samaria. Tani është koha që të bëhet kjo”, tha ai.

Ai po ashtu tha se do ta shtyjë Qeverinë që të punojë së bashku me administratën e re amerikane për këtë çështje.

Më herët gjatë së hënës, ministri i ri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha se shtetësia palestineze nuk është diçka “realiste”, pasi presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmmud Abbas, përsëriti kërkesën për një shtet “të pavarur”.

Duke përjashtuar Jerusalemin Lindor, në Bregun Perëndimor jetojnë 3 milionë palestinezë së bashku me afër 500.000 izraelitë që jetojnë në vendbanime, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar./REL

bezalel smotrich izrael bregu perendimor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj