LIVE UPDATES
Bota

Ministri rumun i Mbrojtjes: Jam kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Rumania aktualisht ka 80.000 pjesëtarë profesionistë të ushtrisë dhe një trupë të rezervistëve.

6 Shkurt 2024, 14:34 Nga M.B

Ministri rumun i Mbrojtjes: Jam kundër rikthimit të shërbimit

RUMANIA- Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Angel Tilvar, ka përjashtuar mundësinë e kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Rumani në mes të diskutimeve lidhur me masat që duhet të ndërmarrë ky shtet i NATO-s në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet. Rumania aktualisht ka 80.000 pjesëtarë profesionistë të ushtrisë dhe një trupë të rezervistëve. Ky shtet kishte anuluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak më 2007, tre vjet pasi iu bashkua NATO-s në mars të vitit 2004. Shefi i ri i ushtrisë rumune, gjenerali Gheorghita Vlad, javën e kaluar deklaroi për Radion Evropa e Lirë se shtetit duhet më mënyrë urgjente të miratojë një kornizë ligjore që do t’iu mundësonte vullnetarëve civilë që të ndjekin trajnime ushtarake. Kjo deklaratë la vend për spekulime në mesin e rumunëve se do të rikthehej shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

“Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është jashtë diskutimit, të paktën gjatë mandatin tim si ministër i Mbrojtjes. Unë e kam refuzuar këtë mundësi”, tha Tilvar për Euronews. “Aktualisht nuk ka diskutime për këtë çështje”.

Megjithatë, Tilvar konfirmoi se deklarata e gjeneralit Vlad se me Ministrinë e Mbrojtjes po diskutohet një ligj që do të rregullonte një program trajnimi ushtarak për vullnetarët nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Ky legjislacion parasheh një pagesë për ata që e përfundojnë programin.

“Një shërbim i tillë vullnetar do të përmbushte nevojat për një forcë rezerviste, pasi që çdo shtet është i shqetësuar me sigurimin e një force njerëzore për një trupë rezerviste”, tha Tilvar.

Ai tha se ushtria rumune vitin e kaluar humbi 7.000 ushtarë profesionistë për shkak ose u pensionuan ose dhanë dorëheqje. Megjithatë, Parlamenti i Rumanisë ka pak të ngjarë të diskutojë këtë për një ligj të tillë që do të rregullonte shërbimin vullnetar pasi që shteti është paraparë të mbajë zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale. Tilvar u bëri jehonë deklaratave të bëra nga presidenti Klaus Iohannis, dhe kryeministri Marcel Ciolacu, duke siguruar publikun se Rumania nuk po përballet me një rrezik të menjëhershëm nga ndonjë sulm, duke rikujtuar se është shtet anëtar i NATO-s.

“Por, kjo nuk do të thotë se një shtet i fortë sikurse Rumania, anëtare e aleancës më të rëndësishme në histori, nuk duhet t’iu bashkohet ushtrive të tjera që po veprojnë kështu”, tha Tilvar.

Iohannis javën e kaluar deklaroi se Rumania “kurrë nuk ka qenë më e mbrojtur se tash, si anëtare e NATO-s”, ndërkaq Ciolacu tha se “nuk ka rrezik që Rumania të përfshihet tani në ndonjë luftë. Rumania kurrë nuk ka qenë më e sigurt”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, NATO rriti trupat në Evropë dhe krijoi edhe tri grupe luftarake shumëkombëshe në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki./ REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj