LIVE UPDATES
Bota

Ministri rus në Beograd: Moska e çmon politikën e balancuar të Serbisë

Reshetnikov është në mesin e një numri zyrtarësh nga Moska që janë nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi më 2022.

25 Tetor 2024, 16:41 Nga M.B
Ministri rus në Beograd: Moska e çmon politikën e balancuar
Maksim Reshetnikov

BEOGRAD- Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, ka thënë të premten gjatë një vizite në Beograd se Moska e “çmon politikën e balancuar” të Serbisë dhe qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, tha Qeveria serbe në një komunikatë. Reshtnikov u takua me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, në kryeqytetin serb dhe ata biseduan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftim.

Reshetnikov është në mesin e një numri zyrtarësh nga Moska që janë nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi më 2022. Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian - pjesë e të cilit synon të bëhet - për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, thuhet se kryeministri, duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ka thënë se Serbia “përkundër presioneve të mëdha udhëheq një politikë të lirë dhe të pavarur” dhe se ka bashkëpunim të mirë si me Rusinë ashtu edhe me Bashkimi Evropian, Kinën dhe vende të tjera. Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.

Vuçeviç gjatë bisedës ka theksuar se Serbia është e gatshme të diskutojë për vazhdimin e kontratës për furnizim me gaz rus dhe se marrëveshja nga Shën Petersburgu për furnizim shtesë me gaz gjatë sezonit dimëror është e një rëndësie të madhe për Serbinë. Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Serbia ka nisur të punojë për gjetjen e burimeve të tjera të furnizimit, por gazi ende kryesisht vjen nga Rusia.

Vuçeviç e falënderoi Rusinë që e ftoi Serbinë të marrë pjesë në samitin e BRICS, një grup i kryesuar nga nga vende si Rusia, Kina dhe India Një delegacion prej katër anëtarësh nga Qeveria e Serbisë mori pjesë në samitin e BRICS në Kazan, Rusi, nga 22 deri më 24 tetor. Vuçeviç theksoi se biseda mes presidentëve të dy vendeve, Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin, paraqet “vrull të ri për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”.

Pas një bisede telefonike më 20 tetor, Vuçiç tha se e falënderoi Putinin “që më siguroi se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër”. Reshetnikov tha se Serbia dhe Rusia mund ta përmirësojnë bashkëpunimin në ekonomi, si dhe në fusha të tjera, si energjetika, tregtia, bujqësia, transporti, sipas njoftimit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që kompanitë ruse të marrin pjesë në të gjitha projektet me rastin e ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Në të njëjtën ditë, kur ministri ruse nën sanksionet perëndimore po viziton Serbinë, në Beograd ndodhet edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen është duke e kryer një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të biseduar me zyrtarët e tyre për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian me vlerë gjashtë miliardë euro dhe përparimin e tyre drejt integrimit evropian./ REL

rusia serbia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj