LIVE UPDATES
Bota

Ministria serbe: Nuk jemi përgjegjës për fluturimin e aeroplanit ukrainas

Ministria e ka përsëritur se pronare e gjithë armatimit ka qenë kompania private “Valir”, derisa aeroplani, në pronësi të një kompanie ukrainase, ka bartur rreth 11.5 tonë të minave për stërvitje dhe mortajave të lehta.

20 Korrik 2022, 21:27 Nga k.m.
Ministria serbe: Nuk jemi përgjegjës për fluturimin e aeroplanit
Foto ilustruese

As organizimi i fluturimit me armatim serb nga Nishi drejt Bangladeshit, dhe as përzgjedhja e kompanisë transportuese, nuk kanë qenë kompetencë e Republikës së Serbisë, ka thënë Ministria serbe e Mbrojtjes më 20 korrik. Reagimi i ministrisë vjen katër ditë pasi një aeroplan ukrainas, i cili po bartte armë serbe për në Bangladesh, është rrëzuar në veri të Greqisë.

“Theksojmë se Serbia nuk është kompetente për lejet e fluturimit në territoret e huaja, sepse ato janë vendime sovrane të secilit shtet, që një operator i drejtohet për leje fluturimi. Në këtë rast, shteti ynë ka respektuar ligjin ndërkombëtar dhe ka përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe ne mbështesim autoritetet greke në kryerjen e një hetimi të detajuar”, ka thënë ministria.

Ajo po ashtu ka thënë se aeroplani që është rrëzuar në Greqi ka qenë duke i transportuar armatim Ministrisë së Mbrojtjes së Bangladeshit.

“Serbia respekton të gjitha rregulloret ndërkombëtare për tregti dhe eksport të armëve dhe pajisjeve ushtarake, andaj edhe do të vazhdojë të prodhojë dhe të shesë pajisje të industrisë së saj të mbrojtjes, te të gjithë përdoruesit e autorizuar”.

Ministria e ka përsëritur se pronare e gjithë armatimit ka qenë kompania private “Valir”, derisa aeroplani, në pronësi të një kompanie ukrainase, ka bartur rreth 11.5 tonë të minave për stërvitje dhe mortajave të lehta.

“Ministria serbe e Mbrojtjes ka informuar publikun për këtë gjë. Kompania ajrore dhe Ministria e Mbrojtjes së Bangladeshit kanë deklaruar tashmë të njëjtën gjë, që armët janë blerë për ushtrinë dhe gardën e tyre kufitare. Kjo është e vërteta e vetme dhe këto fakte janë konfirmuar nga të gjitha palët”, është thënë në njoftim.

Ministria serbe ka përsëritur po ashtu se asnjë armë nuk është transportuar në Ukrainë, dhe se prej vitit 2016 nuk është lëshuar asnjë leje për transportim të çfarëdo lloji armësh nga Serbia në Ukrainë. Sipas saj, kompanitë serbe të sektorit për mbrojtje – që punëson rreth 22,000 njerëz – kanë eksportuar armë në vlerë të 500 milionë dollarëve vitin e kaluar.

Aeroplani ukrainas "Antonov An-12" është rrëzuar më 16 korrik afër Kavallas në veri të Greqisë. Në të kanë qenë 11.5 tonë të municionit të prodhuar në Serbi, që ishin destinuar për në Bangladesh. Tetë pjesëtarët ukrainas që kanë qenë në bord, kanë vdekur në aksident. Më 18 korrik, Greqia i ka nisur Serbisë notë proteste, me arsyetimin se nuk kanë dhënë informacione me kohë për armët që kanë qenë në aeroplan, kanë thënë burimet diplomatike.

Ministria serbe e Mbrojtjes ka thënë më 18 korrik se mbështet autoritetet greke në kryerjen e një hetimi të detajuar dhe se do të informojnë publikun./REL

ministria serbe e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë